Debat mes Astritit dhe Arbrit
30.05.2008 18:04 Big Brother - Burimi: Big Brother Albania
Debati mes Arbrit dhe Astritit ka nisur nga nje bisede cakmakesh qe ishin duke bere te gjithe banoret ne kopesht. Astriti thote se nje cakmak ashtu si po e pershkruan Olsi e ka, ai ne valixhe. Arbri menjehere e pyet se cfare cakmaku ka ai, se nje cakmak i tille ai e ka dhurate nga Olsi. Olsi nderkohe e keshillon Arbrin te shkoje ta shohi se ku e ka lene cakmakun dhe nese nuk e gjen atehere eshte ai qe ka Astriti. Pasi e kontrollon,Arbri kthehet dhe i thote Astritit qe tja tregoje cakmakun qe ai ka,sepse nuk e ka gjetur te vetin. Atehere Astriti i thote se cakmaku qe ai ka gjetur ne tavoline dhe qe e ka futur ne valixhe duhet te jete ai qe Arbri kerkon. Por Arbri cuditet me faktin se perse Astriti e ka marre nje dicka qe nuk i perket atij dhe e ka futur ne valixhe. Astriti nxehet dhe hedh shishen e manikyrit qe ndodhet ne tavoline, madje ai edhe i drejtohet me fjale fyese Arbrit. Arbri justifikohet duke i thene se nuk e ka akuzuar Astritin per asgje dhe nuk eshte e nevojshme te nxehet. I nxehur Astriti cohet dhe largohet nga tavolina ne kopesht, duke vazhduar te ofendoje Arbrin. Reagimi i te gjitheve ishte se Astriti nuk mban shaka fare. Ai kthehet dhe e hedh cakmakun ne tavoline ku reagimi i Olsit ishte i menjehereshem, duke i thene Astritit te mos ja hedhe cakmakun ne ate menyre. Astriti nuk e mban mend se si e ka marre ate cakmak,mbase kam qene duke luajtur, shton ai. Arbri nga ana tjeter vazhdon ti thote se ate nuk e akuzuan per asgje,perse nxehet?Ndersa Astriti ne nerva e siper ofendon Arbrin dhe i thote se nuk do te bisedoje dhe eshte mire qe debati te mbyllet.Debati mbyllet dhe Olsi i rijep Arbrit cakmakun.
lajme.parajsa.com


































