Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fiken dritat

Ndėrsa nė shtėpi janė duke u fikur dritat njė nga njė, nė studio po mbėrrin fituesi i Big Brother Albania, Arbri. Ndjesia nga kjo hapėsirė e studios tek ajo e shtėpisė ndryshon krejtėsisht. »»


Fiton Arbėri

02.06.2008 00:02 Big Brother - Burimi: Big Brother Albania

"Faleminderit qė u bėtė pjesė e BBA". Eshtė kjo fjalia hapėse e Arbanės drejtuar publikut dhe banorėve, pikėrisht pėrpara se t'i thotė Arbrit dhe Olsit se kush ėshtė fituesi i kėsaj maratone 100 ditore dhe fituesi i cmimit prej 50 mijė eurosh.

I pyet tė dy cunat sesi ndihen. Arbri thotė se ishte njė sfidė e vėrtetė dhe se ndihet i rritur tashmė. Olsi thotė se nuk e kishte menduar se do tė ndihej kaq i emocionuar.

Vendimi i publikut ėshtė nė duart e Arbanės. Para se tė shpalli fituesin ajo u thotė se gjithsesi ata janė tė dy fitues. Lexon vendimin e publikut: "Publiku nga shtėpia ka vendosur qė i vetmi qė prek ėndrrėn pėr tė qenė fituesi i edicionit tė parė BBA dhe cmimit tė madh prej 50 mijė euro ėshtė... Arbri."

Ulėrimat nga studioja oshėtijnė nėpėr linjat e trasmetimit dhe nė ekran shfaqet flamuri shqiptar me njė fotografi tė Arbrit ngjitur nė tė. Arbri rri i heshtur dhe me kokėn e ulur. Ai thotė: Ia dedikoj kėtė fitore tė ndjerit Z. Dritan Hoxha qė e bėri tė mundur pėr mua kėtė eksperiencė dhe tė gjithė shqiptarėve".

Olsi del nga shtėpia, ndėrsa Arbri qėndron brenda, i vetėm.

Del Olsi

Olsi pritet nga brohoritje dhe ai ndoshta vėrtet ndihet njė hero nė kėto momente. Ai pėrqafohet me njerėzit qė kanė ardhur pėr ta pėrshėndetur dhe ėshtė tepėr i emocionuar pėr tė folur me Enon, i cili e kupton dhe e shoqėron menjėherė nė makinėn qė do ta cojė nė studiot ku e presin gjithė tė tjerėt.


Arbri i vetėm

Ndėrkohė Arbri ėshtė ulur dhe fėrkon sytė. Arbana e ndėrpret nga ky meditim dhe e pyet sesi ndihet. Ai i thotė se nuk e di ende nėse ėshtė e vėrtetė... Gjen fjalėt pėr tė pėrshėndetur banorėt qė tashmė e kanė lėnė shtėpinė. Pėr rivalin e tij mė tė fortė, Olsin, ai thotė se e dinte qė ishte lojtar i fortė, por mendonte se edhe Astriti mund tė ishte fituesi i mundshėm.


I vetėm nė shtėpi

Me flamurin rreth krahėve dhe njė gotė pije nė dorė ai ecėn duke dėgjuar hapat e tij qė oshėtijnė brenda shtėpisė bosh. Arbana e ndėrpret, duke i thėnė se tashmė ai ka realizuar njė ėndėrr dhe se mund tė dali nga shtėpia pasi njerėzit e presin. Ai ecėn shpejt duke pėrshėndetur edhe njė herė dhe del jashtė ku cdo gjė kthehet nė njė festė. Kaq ishte! Arbri rrėmbejnė fansat e tij dhe pamja e shtėpisė qė shndėrrin nga fishekzjarret bėhet logoja e atij qė Arbrit fitues tė edicionit tė parė tė Big Brother Albania. Edhe pse ky moment duket sikur nuk ka tė dytė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

02.06.2008 13:52 - shkurta

shum urime per arbrin ishte shum i mir

22.06.2008 19:12 - arta

arber te uroj fitoren po kisha pas deshir edhe besen ta fitosh si parat besa eshe ari leje dil me besen ne foto e mos dil me at xoxaaaaaaaaaaa kush ke

26.07.2008 10:36 - sonila meta

po urime edhe nga ana ime arbana.ja ke arrit qellimit


mua me ka pelqyer shume se eam pare ketu ne itali.ke qene i mrekullueshme.suksese









Parajsa Shqiptare