Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Paga minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat, nga dita e djeshme do te jete 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Qeveria vendosi dje... »»


Alibali, naftėtarėve: Ankesat, brenda 2 ditėve

18.05.2008 00:06 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Sipas zv/ministrit tė Ekonomisė, ristrukturimi i ARMO-s, i drejtė dhe jo tendencioz

Ministria ngre grup pune pėr kriteret qė lėnė pa punė 1 706 punonjės

Dy ditė kohė kanė naftėtarėt e papunė tė ARMO-s dhe AlbPetrolit, tė cilat po shkurtojnė stafet, pėr t’u ankuar nė lidhje me kriteret e heqjes sė tyre nga puna. Duke e quajtur tė drejtė dhe jo tendencioz ristrukturimin e kompanive tė nxjerrjes dhe shpėrndarjes sė naftės, zėvendėsministri i Ekonomisė, Neritan Alibali, u shpreh se kėto kritere janė pėrzgjedhur nė pėrputhje me sindikatat e naftėtarėve. Megjithatė, tė gjithė ata punonjės qė nuk janė dakord, duhet tė ankohen brenda kėtyre ditėve dhe pas 72 orėsh, njė grup pune i ngritur pėr kėtė qėllim do tė verifikojė vendimet e marra.

Ankesat

Duke pranuar se mund tė ketė pasur edhe parregullsi, zėvendėsministri Alibali tha se dy ditė mė parė njė grup drejtuesish tė kompanisė i kryesuar nga drejtori i pėrgjithshėm ėshtė takuar me punonjėsit e Ballshit, tė cilėt theksuan se kriteret nė pėrzgjedhjen e tyre nuk janė zbatuar me rigorozitet. “Pėr tė shmangur ēdo padrejtėsi ėshtė kėrkuar qė secili nga tė pėrfshirėt nė lista, qė beson se ėshtė pėrzgjedhur jashtė kritereve duhet tė dorėzojė brenda dy ditėve vėrejtjet e tij strukturave pėrkatėse. Kėto struktura kanė pėr detyrė qė brenda 72 orėve tė shqyrtojnė ankimin dhe tė njoftojnė tė interesuarin”, tha Alibali. Ai bėri me dije se kriteret janė vendosur nė bashkėpunim me sindikatat dhe janė miratuar nga Kėshilli Mbikėqyrės i “ARMO”-s. Grupet e punės, me pėrfaqėsues tė sindikatave sipas informacionit zyrtar, kanė shqyrtuar dhe vlerėsuar ēdo punonjės mbi bazė pikavarazhi. Mė pas janė hartuar listat e shpallura sė fundi. “Ministria i kėrkon drejtuesve tė kompanisė qė ky ristrukturim tė jetė i drejtė, i ndershėm dhe jashtė ēdo lloj tendencioziteti”, tha Alibali.

Tė papunėt

Nė “ARMO” nga 2 120 punonjės do tė shkurtohen 606 punonjės. Nga kėta nė KPTHN-nė e Ballshit, 302 punonjės do tė dalin pa punė nga 1 232 prezent, ndėrsa nga “Albpetroli”, 1 100 punonjės shkurtohen nga 4 850 punonjės qė janė aktualisht. Punonjėsit do tė pėrfitojnė pėr njė vit pagėn bazė dhe vjetėrsinė, sipas vitit tė fundit tė punės, qė do tė njihet si periudhė sigurimi pėr pension pleqėrie. Veē kėsaj pagese, ata do tė pėrfitojnė edhe trajtimin financiar sipas nenit 145 tė Kodit tė Punės, qė u njeh njė shpėrblim pėr vjetėrsi, sa paga e njė 15-ditėshi pėr ēdo vit tė plotė pune. Reforma nė industrinė e naftės ėshtė bėrė e detyrueshme pėr shkak tė zhvillimeve tė fundit si privatizimi i kompanisė “ARMO”, qė pritet tė mbyllet nė qershor, apo zgjerimi i marrėveshjes hidrokarbure midis “Albpetrol”-it dhe “Bankers Petrolium”, kompania kanadeze, sė cilės i janė dorėzuar puset.











Takimi me ministrat kosovarė

Bode: Do tė ndihmojmė administratėn e re tė Kosovės

Shqipėria do tė ofrojė ndihmėn e saj pėr administratėn e re tė Kosovės, sidomos nė fushėn e financave dhe atė tė tatimeve. Kėto kanė qenė edhe kėrkesat qė i kanė bėrė ministrit tė Financave, Ridvan Bode, gjatė njė takimi homologu i tij ministri i Ekonomisė dhe Financave tė Kosovės, Ahmet Shala, si dhe ministri i Tregtisė sė Industrisė, Lutfi Zharku, tė cilėt ndodhen nė Tiranė nė forumin ekonomik “Crans Montana”. “Jemi tė angazhuar qė tė krijojmė maksimumin e lehtėsirave tė nevojshme nė raport me qarkullimin e mallrave, shkėmbimet tregtare dhe lehtėsira tė tjera. Dhe kemi marrė masa qė gjithēka tė shkojė nė kėtė drejtim. Jemi tė interesuar pėr tė dhėnė maksimumin e ndihmės dhe asistencės ndaj mirėpres ēdo kėrkesė tuaj”, tha ministri Ridvan Bode. Duke vijuar bisedėn Bode shtoi se ėshtė i vetėdijshėm pėr sfidat dhe vėshtirėsitė e mėdha me tė cilat do tė pėrballen administrata fiskale dhe tatimore e Kosovės. Kjo ėshtė vlerėsuar nga ministri i Ekonomisė Financave Shala, i cili i shprehu ministrit Bode disa kėrkesa pėr ndihmė konkrete, kryesisht me asistencė teknike nisur nga pėrvoja qė ka administrata shqiptare dhe nga suksesi i arritur kėto vite nga Ministria e Financave tė Shqipėrisė. “Shqipėria dhe Kosova nuk kanė lidhje politike, por lidhje vėllazėrore dhe tė natyrshme, tė cilat fatmirėsisht garantojnė vazhdueshmėrinė e bashkėpunimit”, tha ministri Shala. Ministri Bode i uroi dy kolegėt e tij nga Kosova pėr pavarėsinė dhe i inkurajoi ata pėr suksese nė rrugėn e re qė ka nisur shteti mė i ri i Evropės. Tė dy homologėt dhe ministri Sharku folėn pėr mundėsitė konkrete tė shkėmbimit tė ndihmės mes dy qeverive, me qėllim pėrmirėsimin e situatės financiare dhe ekonomike tė Kosovės. Gjatė qėndrimit tė tyre nė Shqipėri, ministrat kosovarė kanė zhvilluar takime edhe me kreun e Qeverisė, si dhe ministrin e Ekonomisė, Genc Rulin.

Shkurtimet

1706 punonjės

nė total numri i punonjėsve qė humbasin punė nė kompanitė e “ARMO”-s dhe “Albpetrol”-it ėshtė 1 706

606 punonjės

pas shkurtimeve nė kompaninė “ARMO” do tė dalin tė papunė rreth 606 punonjės, ose gati njė e treta

2 120 punonjės

aktualisht nė kompaninė “ARMO”, e cila ėshtė nė ristrukturim janė tė punėsuar 2 120 punonjės

1 100 punonjės

nė “AlbPetrol” nga 4 850 punonjės qė janė aktualisht, 1 100 prej tyre do tė dalin tė papunė





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare