Arsimi dhe bujqėsia, sektorėt me realizimin mė tė keq tė investimeve, vetėm 25%
20.07.2008 00:03 Biznesi - Burimi: TemA Biznesi
Ministria e Arsimit dhe ajo e Bujqėsisė janė dy prej realizuesve mė tė dobėt tė investimeve gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti. Tė dhėna tė Ministrisė sė Financave bėjnė tė ditur se Ministria e Arsimit i ka realizuar investimet e parashikuara nė masėn e 25,8 pėr qind dhe ajo e bujqėsisė nė masėn 24,8 pėr qind duke zėnė vendin e fundit. Ministria e Transporteve ėshtė ministria me realizimin mė tė mirė tė investimeve nė kėtė pjesė tė parė tė vitit dhe krahasuar me planifikimin vjetor ajo ėshtė nė mbi 30 pėr qind tė totalit tė investimeve. Punimet nė disa projekte tė mėdha rrugėsh janė arsyeja kryesore e kėtij realizimi. Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit, e cila mbulon njė prej sektorėve mė tė rrėnuar tė vendit, nė tė cilin nevoja pėr investime ėshtė dėshpėruese, ėshtė mė pak e efektshmja nė realizimin e tyre. Kontributi i bujqėsisė shqiptare nė ekonominė kombėtare kanė rėnė nga 35 pėr qind qė ishte vite mė parė nė 18 pėr qind aktualisht. Rėnia nė kėtė sektor ėshtė pasojė e prej disa viteve. Nė bujqėsi, sipas tė dhėnave tė Institutit tė Statistikave, janė tė zėnė me punė rreth 545 mijė njerėz nga rreth 900 mijė qė ka gjithsej vendi dhe ky sektor jep vetėm 18 pėr qind tė prodhimit kombėtar. Kjo ėshtė njė shifėr e tmerrshme dhe ndėrkohė Ministria e Bujqėsisė nuk arrin tė investojė paratė qė cakton buxheti i shtetit. Njė vend blegtoral dhe bujqėsor si yni importon masivisht drithėra, fruta, perime, mish, produkte blegtorale. Nė anėn tjetėr, edhe Ministria e Arsimit ėshtė nė kėto gjurmė. Pavarėsisht se numri i nxėnėsve nėpėr shkolla ėshtė pallogaritshėm i lartė, gjendja e shkollave ekzistuese nė disa raste ėshtė e tmerrshme, pajisja e tyre me mjete tė domosdoshme ėshtė mizerabėl. Ministria e Arsimit nuk arrin as ajo tė investojė paratė e buxhetit tė shtetit dhe arsyet kryesore janė burokracia, moskoordinimi me pushtetin vendor etj. Njė vit mė parė Kontrolli i Lartė i Shtetit nė njė raport tė tijin i cilėsoi investimet atje si shumė tė copėtuara dhe tejet tė paefektshme. Nuk dihet se sa kėtė vit kjo gjė ėshtė pėrmirėsuar, por nė gjashtė muaj ėshtė investuar vetėm 25 pėr qind e asaj qė ėshtė parashikuar tė investohet nė vit. Do tė duhet qė nė gjashtė muajt e dytė tė investohet pjesa tjetėr prej 75 %. Tė tėra kėto mosrealizime investimesh ndodhin nė kohėn kur nevoja pėr investime ėshtė shumė e madhe dhe kur qeveria po rrit nga viti nė vit paratė pėr investime.
lajme.parajsa.com
































