Biznesi prodhues rrėzohet me 6,5% nė 6 muaj, deficiti thellohet me 1,6 herė
29.08.2008 00:06 Biznesi - Burimi: TemA Biznesi
Sektori mė i rėndėsishėm i ekonomisė sė vendit sa takon peshės qė zė nė eksporte, industria e pėrpunimit ka rėnė me 6.5 pėr qind krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, tha dje Banka e Shqipėrisė. Industria pėrpunuese zė rreth 63 pėr qind tė peshės sė eksporteve tė vendit tonė ose e thėnė nė vlerė parash ajo zė rreth 260 milionė euro. Ndikimin mė tė ndjeshėm nė kėtė rėnie e ka dhėnė grupmalli kėpucė e artikujt e tyre duke u vlerėsuar 11.2 pėr qind mė i ulėt se gjashtėmujori i parė i vitit 2007. Ndėrkohė qė grupmalli tekstile dhe artikujt e tyre ka humbur 4 pikė pėrfaqėsimi krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, duke u vlerėsuar 43.4 pėr qind ndaj totalit tė eksporteve. Kjo ėshtė pa diskutim njė nga tė dhėnat mė tė kėqija pėr ekonominė, ku ajo pjesė e vetme e saj qė prodhon dhe qė eksporton po zbehet. Ekonomia shqiptare pikėn e saj mė tė dobėt ka prodhimin vendas dhe qeveria e tashme ka kohė qė po pėrpiqet tė gjejė mėnyra duke ndryshuar legjislacionin fiskal, duke rishikuar dhėniet e lejeve, duke folur pėr stimuj tė ndryshėm ndaj kėtij biznesi. Qė tė gjitha kėto pėrpjekje nė fakt kanė qenė vetėm nė letra, pasi efekti ka qenė krejt tjetėr. Deficiti tregtar i vendit, tha Banka e Shqipėrisė, ėshtė acaruar edhe mė tepėr gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti, duke e bėrė tė papėrballueshėm mbulimin e tij. Ėshtė e dukshme se politikat pėr tė ripėrtėritur biznesin dhe prodhimin vendas kanė dėshtuar dhe tashmė edhe ajo qė ishte po rrėzohet. Shqipėria ėshtė vizatuar ndryshe nga qeveria, ėshtė vizatuar si njė vend qė po lulėzon dhe qė biznesi po rritet e bashkė me tė edhe prodhimi vendas, eksportet po ashtu, por ndėrkohė tė dhėnat tregojnė tė kundėrtėn. Numri i punonjėsve nuk ėshtė rritur mė shumė sesa me 1 mijė syresh nė vit, deficiti ėshtė thelluar, biznesi prodhues ka rėnė me 6,5 pėr qind nė gjashtė muaj, pagat nė sektorin kanė mbetur ato tė para 4 viteve dhe tashmė janė 34 pėr qind mė tė ulėta sesa nė sektorin buxhetor, ndėrkohė qė ēmimet janė rritur. Banka e Shqipėrisė tha dje se nė terma absolutė, tė ardhurat nga eksportet nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2008 kanė arritur vlerėn e 465.6 milionė eurove, ndėrkohė qė 1.65 miliardė euro janė shpenzuar pėr blerje mallrash. Baza e ulėt e eksporteve mundi tė mbulojė gjatė kėtij gjashtėmujori rreth 28 pėr qind tė shpenzimeve pėr importe, nivele kėto qė karakterizojnė tregtinė e jashtme tė vendit gjatė viteve tė fundit. Ajo qė e bėn mė tė dukshme gjendjen e vėshtirė tė biznesit ėshtė rėnia e importit tė lėndėve tė para, tė cilat janė pėrqendruar kryesisht nė tekstile, metale dhe lėkurat e papėrpunuara. Shpenzimet pėr importe tė metaleve dhe lėkurės kanė pėsuar rėnie prej 11 dhe 6 pėr qind, respektivisht. Kėto tė dhėna ka vite qė janė pozitive dhe vetėm tani ato po kthehen nė tė anasjelltėn e tyre.
lajme.parajsa.com

































