Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Privatizimi i OSSH-sė, qeveria e frikėsuar nga ndryshimet politike

Privatizimi i OSSH-sė ėshtė njė proces i komplikuar, qė ka sjellė shqetėsimin e qeverisė. »»


Bujqėsia zė 42 % tė eksporteve nė shkallė kombėtare

17.05.2008 11:34 Biznesi - Burimi: SOT Biznesi

Rreth 42 pėrqind tė vėllimit tė pėrgjithshėm tė eksportit nė shkallė kombėtare e zėnė produktet bujqėsore. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit (MBUMK), kėto eksporte pritet tė jenė mė tė larta, pas zbatimit tė projektit tė subvencionimit gjatė kėtij viti, i cili mbėshtet drejtpėrdrejt investimet e fermerėve nė sektorin e prodhimit bujqėsor.
Nga tė dhėnat zyrtare nga ky dikaster, rezulton se gjatė vitit 2007 janė eksportuar drejt vendeve tė Bashkimit Europian (BE),rreth 800 ton perime tė freskėta, 2100 ton bimė mjekėsore, 242 ton peshk i pėrpunuar, 213 ton perime tė pėrpunuara, 3321 ton duhan dhe 73 ton peshk i freskėt. Ndėrkohė, nga tė dhėnat paraprake tė MBUMK-sė, edhe pėr 3-mujorin e parė tė kėtij viti, eksportet kundrejt vitit tė kaluar, kanė shėnuar rritje.
Shtetet kryesore ku janė drejtuar eksportet shqiptare tė produkteve bujqėsore kanė qenė Kroacia, Greqia, Italia, Gjermania, etj.
Mallrat bujqėsore vendase janė cilėsore me shumė lėndė ushqyese, por pėr tė rritur eksportet, sipas specialistėve, duhet qė fermerėt tė prodhojnė sipas disa standardeve. Sipas MBUMK, po punohet nė drejtim tė nxitjes sė konkurrencės sė produkteve vendase, rritjen e rendimenteve, konkurrueshmėrinė nė rritjen e prodhimit bujqėsor dhe sasinė e tij nė treg. Kjo do tė zgjerojė mundėsinė eksportuese dhe si rrjedhojė, zėvendėsimin e importeve tė produkteve bujqėsore, qė vazhdojnė tė jenė tė larta.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare