Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke
25.08.2008 12:01 Biznesi - Burimi: Shekulli Biznesi
Bursa 360 gradė
Stoqet amerikane tė aksioneve e mbyllėn javėn me humbje pasi investitorėt vijuan tė kenė frikė nga humbjet nė sektorin e kompanive financiare, veēanėrisht gjigantėve tė kredive me kolateral Fannie Mae dhe Freddie Mac. Tė premten, investitorėt morėn zemėr nga njė fjalim i kryetarit tė Rezervave Federale Ben Bernanke si dhe nga rėnia e ēmimit tė naftės, por rezultati i javės qe gjithsesi negativ. Aksionet e Fannie Mae ranė me 37% gjatė javės dhe e mbyllėn nė vlerėn e 5 dollarėve pėr aksion, ndėrsa aksionet e Freddie Mac ranė me 51% nė 2.81 dollarė pėr aksion. Spekulantėt pėrhapėn thashethemet se qeveria do tė shpėtojė dy kompanitė nga kriza. Tė enjten kjo solli njė lehtėsim tė pėrgjithshėm qė i dha rritje aksioneve tė kompanive financiare, por shqetėsimet pėr ecurinė afatgjatė tė sektorit vijoi tė mbetet i lartė. Nė pėrgjithėsi, tė gjitha bankat pėsuan rėnie. Sipas ekspertėve, aksionet e sektorit financiar amerikan kanė nevojė pėr ēmim mė tė ulėt nafte dhe dollar mė tė fortė pėr tė kapėrcyer situatėn problematike aktuale. Tė premten, bursa u rrit pasi z.Bernanke deklaroi se do tė mbajė tė ulėt normėn bazė tė interesit pėr disa kohė, por shprehu besim se ēmimet janė stabilizuar tashmė pas rėnies sė naftės dhe mallrave tė tjera. Tė premten ēmimi i naftės ra me 6%, duke ndihmuar edhe aksionet.
-----------------------------------------Tregjet aziatike zhyten dy vjet mė poshtė
Stoqet e aksioneve nė tregjet aziatike ranė nė nivelin mė tė ulėt nė dy vjet tė premten, duke shėnuar javėn e katėrt radhazi me humbje, si pasojė e lajmeve tė kėqija. Rritja e tensionit mes Perėndimit dhe Rusisė solli njė rritje tė pėrkohshme, prej 6.5% nė ēmimin e naftės, gjė qė u zbut vetėm tė premten. Rritja nė ēmimet e mallrave i dha fund edhe vrapimit pa pengesa tė dollarit amerikan, i cili u dobėsua me 1.3% nė fundjavė, megjithėse ekspertėt thonė se nuk qenė ēmimet e mallrave shkaku i rėnies, por mė sė shumti qe njė korrektim teknik pas njė rritjeje tė gjatė e tė shpejtė. Treguesit e bursave Aziatike mbyllėn pothuajse tė gjitha njė javė negative. Megjithatė, ekspertėt mendojnė se kjo ėshtė pika mė e ulėt e mundshme pėr tregjet aziatike dhe se pas kėsaj fillon rritja. Nga analizat historike, gjatė 50 viteve tė fundit, recesionet nė ekonominė amerikane kanė zgjatur nga 6 deri nė 16 muaj. Besohet se kėtė herė, SHBA-tė filluan recesionin nė nėntor tė vitit tė kaluar, gjė qė do tė thotė se tashmė kjo krizė ėshtė drejt fundit, Vlera e aksioneve amerikane ka rėnė nė pikėn mė tė ulėt katėr muaj para fundit tė recesionit, sipas analizave historike.
---------------------------------------------Investitorėt largohen pas luftės me Gjeorgjinė
Investitorėt kanė larguar fondet e veta nga Rusia me bollėk pas luftės sė shkurtėr qė Moska zhvilloi kundėr Gjeorgjisė, bėhet e ditur nga bursa e Moskės. Ka patur njė valė tė fuqishme shitjeje nė titujt e borxheve si dhe nė aksionet e kompanive me aktivitet kryesor nė Rusi. Tėrheqja e investimeve vjen ndėrkohė qė presidenti Dmitry Medvedev po pėrballet me presion nga udhėheqėsit e biznesit pėr t’i dhėnė fund pasigurisė. Kushtet aktuale pritet tė diskutohen kėtė javė nė samitin e oligarkėve, siē thirret jozyrtarisht Bashkimi i Industrialistėve dhe Sipėrmarrėsve tė Rusisė. Industrialistėt po ankohen se nuk po arrijnė tė tėrheqin kredi tė lirė nga bankat perėndimore. Banka Qendrore e Rusisė humbi 16.4 miliardė dollarė nė dy javė nga rezervat e veta nė valutė tė huaj, para qė i pėrdori pėr tė stabilizuar rublėn. Kjo qe rėnia mė e shpejtė nė rezerva ndėrkombėtare nė 10 vjet. Rubla ka qėndruar relativisht stabėl nga ndėrhyrjet e Bankės Qendrore, por bursa e Moskės ka humbur mė shumė se 6.5% nga lufta. Kompanitė e patėn tė vėshtirė tė gjejnė kapital, pasi investitorėt kėrkuan norma mė tė larta interesi pėr tė mbuluar rritjen e normės sė rrezikut nė ekonominė Ruse. Megjithatė, duket se tėrheqja e investitorėve nuk do ta dėmtojė shumė Rusinė. Banka Qendrore e Rusisė ka rezerva nė valutė tė huaj prej 581 miliardė dollarėsh, tė tretat nė botė pėr nga madhėsia. Interesat e bonove tė thesarit tė nominuara nė rubla Ruse u rritėn me 0.75 deri nė 1.5% gjatė javės sė kaluar.
lajme.parajsa.com

































