Dhoma amerikane e Tregtisė: Qeveria tė reflektojė, pasi ka mbi njė vit qė bėn luftė me biznesin
10.05.2008 03:13 Biznesi - Burimi: TemA Biznesi
Dhoma amerikane e Tregtisė nė Shqipėri ka kėrkuar dje reflektim nga qeveria pėr sjelljen e saj ndaj biznesit dhe zbatim tė menjėhershėm prej saj tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr ligjin e gjobave. Presidenti i Dhomės amerikane tė Tregtisė, Philip Bay, tha dje se qeveria duhet ti japė zgjidhje pėrfundimtare njė problemi qė e ka vėnė biznesin pėrballė qeverisė prej mė se njė viti. Ne, - tha z. Bay, - besojmė qė qeveria dhe Komisioni i Ekonomisė do tė reflektojnė kėtė vendim tė gjykatės nė projektligjin e ri qė do tė shkojė nė parlament nė lidhje me procedurat tatimore. Dhoma amerikane e Tregtisė, sė bashku me shoqata tė tjera tė biznesit nė Shqipėri, e vlerėsoi tė domosdoshėm dhe tė drejtė vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe e cilėsoi atė njė fitore tė gjithė ekonomisė shqiptare, jo vetėm tė biznesit. Presidenti i Dhomės amerikane tė Tregtisė nė Shqipėri, tha se, ne pretendojmė qė zgjidhje tė tilla tė vijnė nga tryeza tė pėrbashkėta me qeverinė dhe jo nėpėrmejt rrugės sė gjykatės.
Gjykata Kushtetuese vendosi tė hėnėn shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Shqipėrisė pikėn 2 tė nenit 3 tė ligjit Pėr procedurat tatimore, sipas tė cilit, tatimpaguesit para se tė paraqiten pėr shqyrtim gjyqėsor janė tė detyruar tė paguajnė 15 pėr qind tė ēdo gjobe dhe interesi. Por, ky nen i shfuqizuar nga Kushtetuesja ėshtė vetėm njė pikė e asaj qė kanė kėrkuar bizneset pėr tu ndryshuar nė projektligjin Pėr procedurat tatimore. Lobingu i biznesit i ka denoncuar publikisht ndryshimet nė procedurat tatimore, si shkelje tė parimeve themelore tė sė drejtės. Dhoma amerikane e Tregtisė, e cila pėrfaqėson interesat e njė numri tė konsiderueshėm kompanish vendase e tė huaja, denoncoi para pak ditėsh publikisht ndryshimet nė procedurat tatimore qė qeveria ka dėrguar nė Kuvend pėr miratim, si antikushtetuese. Ligji i procedurave tatimore, nė tė vėrtetė, ka njė vit qė e ka shndėrruar raportin qeveri-biznes nė njė betejė tė parprerė publike dhe gjyqėsore, e cila, me sa duket, pėrfundoi me humbjen e qeverisė. Fondi Monetar Ndėrkombėtar e mbėshteti vendimin e Gjykatės Kushtetuese. USAID doli haptas kundėr ligjit pėr procedura tatimore, megjithatė, qeveria u tregua e patundshme nė pozicionin e saj.
Biznesi: Tatimorėt nuk mund tė jenė prokurorė
Dhoma amerikane e Tregtisė e ka kritikuar ashpėr ligjin pėr procedurat tatimore, pasi i jep administratės sė tatimeve tė drejtat e gjyqtarėve dhe tė oficerėve tė policisė gjyqėsore. Ne e vlerėsojmė antikushtetues nenin 101 tė kėtij projektligji, i cili i lejon organet tatimore tė thėrrasin me detyrim ēdo person, tė detyrohet pėr tu paraqitur, tė detyrohet pėr tė dėshmuar, aq mė tepėr tė detyrohet pėr tė bėrė ekspertizė, etj., nė zyrat e organeve tatimore. Pėr mė tepėr, ky ligj lejon tė thirren pėr tė dėshmuar mbi tė dhėnat e njė tatimpaguesi persona tė cilėt nuk kanė autorizimin e shoqėrisė, - ka deklarauar Dhoma amerikane e Tregtisė pak kohė mė parė, pasi kishte tentuar mė kot tė negocionte jopublikisht me qeverinė, me mendimin se do tė gjenin zgjidhje. Pavarėsisht nga angazhimi konstant dhe prezantimi i komenteve dhe sugjerimeve nė tė gjitha tryezat ku ajo ėshtė ftuar, Dhoma amerikane e Tregtisė shpreh shqetėsimin e thellė pėr mungesėn e reflektimit tė argumenteve tė dhėna nė draftet e projektligjit, - deklaruan zyrtarė tė dhomės nė njė konferencė pėr shtyp tė disa ditėve mė parė. Biznesi i konsideron ndryshimet ligjore tė propozuara si cenimin real apo potencial tė disa parimeve dhe institucioneve themelore tė sė drejtės sė pronės dhe tė njeriut nė pėrgjithėsi, si dhe nė dėm tė lirisė sė tregut, me trajtimin e aktivitetit privat sikur tė ishte publik. Kjo ėshtė deklarata mė e ashpėr e bėrė ndonjėherė nga Dhoma amerikane e Tregtisė, e cila zakonisht pėrdor gjuhė shumė diplomatike, ku edhe mė herėt ka qenė nė gjendje tė negociojė me qeverinė, pa patur nevojė ti shpallė luftė.
Dhoma amerikane: Ligji ngatėrron sekuestrimin me konfiskimin e mallit
Teorikisht, Shqipėria ėshtė njė vend i tregut tė lirė, ku marrėdhėniet ekonomike vetėrregullohen, ku ēmimet pėrcaktohen nga tregu, etj. Ligji i ri i kthen tatimet nė institucion hetimor, me fuqi ligjore pėr tė thirrur njerėz pėr tu marrė nė pyetje, qofshin edhe punonjės tė thjeshtė kompanie apo njerėz tė paautorizuar pėr tė folur nga kompanitė nėn hetim. Ndryshimet iu japin tė drejtė tatimeve tė sekuestrojnė llogaritė bankare tė tatimpaguesve pa njė vendim gjykate dhe jo vetėm tė biznesit, por edhe llogaritė personale tė pronarit apo ortakėve tė biznesit, llogari qė mund tė mos kenė fare tė bėjnė me biznesin nėn kontroll. Sipas studiove ligjore me tė cilat ėshtė konsultuar Dhoma amerikane e Tregtisė, ku hyjnė disa nga studiot mė me emėr nė Shqipėri, ndryshimet e propozuara ngatėrrojnė termin konfiskim me termin sekuestrim, duke iu dhėnė atributet e konfiskimit rasteve tė sekuestrimit. Sekuestrimi ėshtė bllokimi i pėrkohshėm i njė objekti nėn pronėsinė e dikujt qė gjendet nėn proces shqyrtimi tė tė qenit debitor. Konfiskimi ėshtė zhveshja pėrfundimtare e cilėsive tė pronarit nga njė send pėr llogari tė kreditorit.
Nė projektligj nuk ėshtė plotėsisht i qartė termi juridik sekuestrim apo konfiskim, pasi rėndom nė projektligj pėrdoret termi sekuestrim, por nga sa shtjellohen mė tej veprimet qė ndėrmerren nga Administrata Tatimore, lė tė kuptosh qė ėshtė konfiskim", - shprehet Dhoma amerikane e Tregtisė. Roli i konfiskuesit, sipas ndryshimeve ligjore, i ėshtė dhėnė drejtorit rajonal tė tatimeve. Drejtori, pas kėtyre ndryshimeve, kthehet nė njė njeri tė plotfuqishėm. Pėr mė tepėr, personi pėrgjegjės pėr sekuestrimet nė formė konfiskimi, drejtori rajonal, nuk njihet sot pėr sot si term nė legjislacionin shqiptar, nuk dihet shtrirja territoriale e autoritetit tė tyre, pra ėshtė njė post qė mund tė krijohet nė tė ardhmen, me akt nėnligjor. Nė kėtė rast, qeveria merr rolin e policit, hetuesit, gjykatės dhe zyrės pėrmbarimore njėkohėsisht.
Biznesit iu paraqit njė projekt tjetėr nga ai qė shkoi nė parlament
Pėrveē aspekteve antikushtetuese, Dhoma Amerikane e Tregtisė ankohet edhe pėr faktin se varianti i ndryshimeve ligjore i dėrguar nė Kuvend, duket se pėrmban klauzola shtesė qė nuk iu paraqitėn fare pėr diskutim qarqeve tė interesuara. Vlen tė veēojmė qė drafti i fundit i ligjit pėr procedurat tatimore i dėrguar nga qeveria nė Komisionin e Ekonomisė mbart ndryshime pėr tė cilat organizmat e biznesit nuk u vunė nė dijeni. Theksojmė njė nga ēėshtjet mė problematike tė kėtij projektligji, kalimin e pėrgjegjėsive tatimore nga kompania tek ortaku, aksioneri apo administratori. Fatkeqėsisht, ky koncept sapo u miratua nga parlamenti shqiptar, nė ligjin mbi shoqėritė tregtare. Biznesi e kundėrshton me forcė kėtė pikė, qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me ligjin aktual pėr shoqėritė tregtare dhe nė pėrgjithėsi me parimet mbi tė cilat ngrihet njė shoqėri tregtare, - thuhet nė deklaratėn e dhomės.
lajme.parajsa.com

































