Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Paga minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat, nga dita e djeshme do te jete 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Qeveria vendosi dje... »»


FMN: Mos rrisni rrogat e buxhetoreve

15.05.2008 19:42 Biznesi - Burimi: Koha Jone Ekonomi

FMN: Mos rrisni rrogat e buxhetoreveBlerina Hoxha
E Merkure, 14 Maj 2008

Rritja e cmimeve dhe ndikimi saj ne shtresat e varfra ka qene ne qender te keshillave qe Fondi Monetar Nderkombetar ka dhene ndaj autoriteteve te qeverise shqiptare gjate takimeve qe u zhvilluan keto dy javet e fundit. "Qeveria duhet te kompensoje shtresat ne nevoje qe rrezikohen me se shumti nga rritja e cmimeve te ushqimeve, ndersa rritjet reale te rrogave ne sektorin publik duhet te kufizohen fort, per te shmangur nxitjen e nje spiraleje paga-inflacion", ka thene dje gjate nje takimi me mediat, perfaqesuesi i Misionit te FMN ne Shqiperi, Gervin Bell. Ndersa ka konsideruar te drejte ndihmen ndaj te varferve per te kompensuar efektet e cmimeve te rritura te ushqimeve dhe te energjise. Fondi i ka kerkuar Bankes se Shqiperise se duhet te vazhdoje te jete gati per t'iu pergjigjur cdo efekti te raundit te dyte nga presionet globale te cmimeve, perfshire ketu edhe me rritje te metejshme te normave te interesit.

Presionet globale mbi inflacionin kerkojne kujdes dhe vigjilence, pasi tregjet financiare nderkombetare mbeten te pastabilizuara, tha Bell. Rritja ekonomike e partnereve tregtare eshte duke u ngadalesuar dhe cmimet boterore te mallrave baze kane arritur nivele rekord, ka lajmeruar zyrtari i FMN. Por pas takimeve inspektimeve te dy javeve te fundit, FMN ka konstatuar se, fale politikave te matura buxhetore dhe monetare, inflacioni ne Shqiperi parashikohet te mbahet ne 4 per qind ne 2008, me i ulet se, ne vendet e tjera te rajonit. Ndersa Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ne lidhje me cmimet tha dje se, inflacioni do te mbetet ne nivelet aktuale edhe gjate muajve ne vazhdim, duke arritur ne fund te vitit 2008 pak me poshte se, niveli i siperm i zones objektiv, te synuar prej Bankes se Shqiperise. Zhvillimet e fundit ne tregjet nderkombetare si dhe ato te pritshme lene te hapur mundesine per zhvillime te reja ne kete drejtim. Mallrat ushqimore, lendet e para por vecanerisht nafta dhe nenproduktet e saj po njohin rritje te pandalshme ne tregun nderkombetar, lajmeroi guvernatori. Megjithate, rreziqet jane te vendosura edhe nga krahu i kerkeses dhe me se shumti, lidhen me zgjerimin e shpejte te kredise per ekonomine. Ai tha se, rendesi e vecante i duhet kushtuar edhe masave te mundshme qe autoritetet mund te ndermarrin per te zbutur efektin e rritjes se cmimeve te mallrave ushqimore. Ne kete drejtim Banka e Shqiperise gjykon te arsyeshme qe te adoptohen masa qe mundesojne financimin e drejtperdrejte te njerezve ne nevoje. Kjo nenkupton, skema apo programe te caktuara publike te mbeshtetjes se kategorive me te varfra te popullates. Cdo mase e natyres tjeter subvencionuese apo e rritjes se pagave, duhet te jete e studiuar mire per te shmangur efektet anesore te natyres se raundit te dyte dhe nxitjen e nje cikli te ri inflacionit. Qeveria ka planifikuar nga ana saj nje rritje pagash per sektorin buxhetor nga 15-20 per qind ne fillim te muajit korrik, mase e cila duket se nuk ka marre aprovimin e FMN. Nderkohe, perfaqesuesi i Fondit Monetar Nderkombetar, Gervin Bell, u shpreh se, Shqiperia ka bere perparime mbreselenese ne dekaden e fundit. "Prodhimi i Brendshem Bruto per fryme gjate kesaj periudhe eshte me shume se dyfishuar, inflacioni eshte ne nivele te uleta dhe kushtet sociale jane permiresuar", u shpreh Bell. Sipas tij, perparimet kane ardhur nga politikat e matura makroekonomike dhe stabiliteti ne bilancin e pagesave. Por, gjithashtu, FMN kerkon thellim te metejshem te reformave ne sektorin e energjetikes dhe nje permiresimin te klimes se biznesit me qeverine me qellim nxitjen e investimeve te huaja aq te nevojshme per ekonomine. Fondi Monetar Nderkombetar kete vit perfundon marreveshjen trevjecare me Shqiperine e fundit e ketij lloji. Qeveria ka listuar nje sere fushash dhe aspektesh, te cilat do te konsiderohen ne bashkepunimin ne vazhdimesi me FMN.

"BSH, te rrise cmimin e lekut"

Banka e Shqiperise duhet te rrise edhe me tej cmimin e lekut me qellim qe te ruaje norma te uleta te inflacionit, keshilloi FMN dje. "Banka e Shqiperise duhet te vazhdoje te jete gati per t'iu pergjigjur cdo efekti nga presionet globale te cmimeve, perfshire ketu edhe me rritje te metejshme te normave te interesit", tha shefi i Misionit te FMN-se. Perfundimi i regjistrit te kredive kohet e fundit, eshte nje hap i madh perpara per te ruajtur stabilitetin financiar. Forcimi proaktiv i mbikeqyrjes dhe kuadrit rregullator duhet te ndihmoje ne ngadalesimin e rritjes se kredive dhe duhet ndjekur ne menyre te

vazhdueshme.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare