Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Viti 2007, njė vit shumė i keq pėr bujqėsinė

Sipas statistikave zyrtare, prodhimi bujqėsor kombėtar nė vlerė nominale u rrit me vetėm 1.47%. Nė vlerė reale qe negative. »»


Fėmijėt i shohin mbeturinat si pėrbindėsha ndotės

18.05.2008 00:06 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  IFC pėr riciklimin

Nė mendjen e fėmijėve mbeturinat imagjinohen si pėrbindėsha ndotės tė ambientit dhe njerėzit duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr t’i hedhur ato nė vendin e duhur. 15 mijė fėmijė, nga 55 shkolla 9-vjeēare nė shtatė rrethe tė vendit u ftuan nė njė konkurs, tė organizuar nga Korporata Financiare Ndėrkombėtare (IFC), pjesė e grupit tė Bankės Botėrore, nė kuadėr tė projekteve tė saj pėr riciklimin. Koncepti i tyre mbi mbajtjen pastėr tė ambientit dhe dobisė sė riciklimit ishte dhe tema e punimeve nė kėtė konkurs. Nė takimin pėrfundimtar u prezantuan punimet e 10 nxėnėsve tė ciklit fillor, tė pėrzgjedhur pėr fazėn finale. Fituesi i vizatimit mė tė mirė ishte Henri Drini nga Tirana, i esesė mė tė mirė Xhesika Ēoka nga Elbasani dhe njė ēmim special mori Xhesika Vraga pėr punimin e saj tė veēantė qė tregonte se dhe nga mbeturinat mund tė bėhen gjėra tė bukura. Punimet mė tė mira u pėrzgjodhėn nga vetė nxėnėsit. Fėmijėt paraqitėn pėrmes vizatimeve e eseve tė shumėllojshme vizionin e tyre pėr njė ambient tė pastėr, duke dhėnė nė kėto punime mesazhin e dobisė sė riciklimit tė mbeturinave dhe faktit qė nga riciklimi si duhet i tyre mund tė krijohen produkte tė dobishme. Nė konkurs morėn pjesė me punime 273 nxėnės nga 22 shkolla tė vendit dhe 6 rrethe, me 218 vizatime dhe 231 ese dhe ēmimet fituese u ndanė nė takimin final tė organizuar me kėtė rast. Nė kuadėr tė kėtij konkursi rreth 2 muaj mė parė u shpėrndanė libra edukativė dhe seminare tė zhvilluara nė kėto shkolla, pėr ndėrgjegjėsimin e fėmijėve nė lidhje me mbajtjen pastėr tė ambientit, ku punojnė dhe jetojnė. IFC me kėtė projekt synon t’i bėjė fėmijėt tė kuptojnė se sa e rėndėsishme ėshtė mbajtja pastėr e mjedisit ku ata jetojnė dhe mėsojnė, synohet njėkohėsisht qė atyre t’u jepen njohuri mbi tė mirat dhe pėrparėsitė, qė sjell riciklimi. Nė kėtė mėnyrė ata mund t’ua pėrcjellin shumė mirė kėtė mesazh prindėrve, shokėve si dhe tė afėrmve tė tyre. Nga ana tjetėr, me anė tė ndėrgjegjėsimit tė brezit tė ri tė synohet tė bėhet i mundur reduktimi i sasisė sė ndotjes si edhe ndarja nė burim e mbeturinave e riciklimi i tyre.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare