Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Paga minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat, nga dita e djeshme do te jete 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Qeveria vendosi dje... »»


Gati projektet pėr 6 parqe industriale

15.05.2008 19:49 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Ministria e Ekonomisė

Gjashtė projekte pėr zhvillimin e parqeve industriale nė zona tė ndryshme tė vendit, janė pėrgatitur nga Ministria e Ekonomisė. Sipas zėvendėsministrit, Eno Bozdo, zonat ku parashikohen tė zhvillohen kėto parqe, janė Shkodra, Kopliku, Shėngjini, Vlora, Elbasani. Kėto projekte janė bėrė publike nė ditėn e dytė tė punimeve tė konferencės dyditore ndėrkombėtare “Zhvillimi i pasurive tė paluajtshme nė Shqipėri”. Mė konkretisht, pėr Parkun Industrial tė Shkodrės, me sipėrfaqe prej 200 hektarė, parashikohet aktivitet industrial i pėrgjithshėm. Zhvilluesi i kėtij projekti do tė jetė Bashkia e Shkodrės. Po kėshtu, projekti pėr Parkun Industrial nė Koplik, me sipėrfaqe 61 hektarė, parashikohet tė ketė aktivitet industrial tė pėrgjithshėm. Investimi, sipas tė dhėnave tė projektit, ka njė vlerė prej 17 milionė euro, ndėrsa pritet tė punėsohen deri nė 19 mijė punonjės. Pėr projektin e njė Parku Industrial nė Shėngjin, me sipėrfaqe 4 hektarė, parashikohet aktivitet agropėrpunues, me njė investim prej 17 milionė euro dhe punėsim deri nė 3 mijė punėtorė. Pėr projektin e njė Parku Industrial nė Vlorė, parashikohet njė sipėrfaqe prej 150 ha, aktivitet industrial i pėrgjithshėm, por karakteristikat e tjera janė nė fazėn e pėrpunimit. Edhe nė Elbasan parashikohet njė Park Industrial, me sipėrfaqe 250 ha, qė mund tė jepet si ofertė e kėrkuar.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare