Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke

Paga minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat, nga dita e djeshme do te jete 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Qeveria vendosi dje... »»


Hipotekat, dokumentat e taksat pėr shitjen, faljen e kėmbimin

12.05.2008 21:10 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Gazeta publikon tarifat dhe dokumentet qė kėrkohen pranė zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme

Procedura pėr tė kėmbyer njė truall, ndėrtesė apo tokė bujqėsore

Qytetarėt qė kanė nevojė tė kėmbejnė troje ose ndėrtesa mes tyre duhet tė zbatojnė procedurė tė caktuar pranė zyrave tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Gazeta publikon tė gjitha dokumentet dhe tarifat qė nė bazė tė ligjeve tė shtetit, janė tė detyrueshme tė paraqiten dhe tė paguhen.

Kėmbimi

Nė rastin e kėmbimit tė njė trualli apo njė ndėrtesė qytetarėve u kėrkohet njė kontratė kėmbimi, certifikata e pronėsisė, kartela e pasurisė, si dhe harta treguese e pasurisė. Nė rastin e dhurimit tė njė toke bujqėsore veē kontratės sė kėmbimit, certifikatės sė pronėsisė, apo kartelės sė pasurisė dhe hartės treguese tė pasurisė kėrkohet gjithashtu edhe njė vėrtetim nga organi i njėsisė vendore mbi pėrbėrjen e familjes, si dhe njė certifikatė e gjendjes familjare nė momentin e kalimit tė pronėsisė.

Dhurimi

Ndėrsa pėr tė dhuruar njė tokė bujqėsore, veē kontratės sė dhurimi, certifikatės sė pronėsisė, kartelės sė pasurisė dhe hartės treguese tė pasurisė, pranė kėtyre zyrave kėrkohet edhe njė vėrtetim nga organi i njėsisė vendore mbi pėrbėrjen e familjes, si dhe akti i vlerėsimit tė pasurisė pėr efekt tatimi. Gjithashtu ėshtė e nevojshme edhe njė certifikatė e gjendjes familjare nė momentin e kalimit tė pronėsisė, si dhe vendimi i gjykatės pėr caktimin e kujdestarit tė miturve anėtarė tė familjes bujqėsore.

Tarifat

Taksa e detyrueshme pėr t’u paguar pranė arkave tė zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, nė rastet e dhurimit tė njė toke bujqėsore apo tė njė trualli a ndėrtese ėshtė 1 500 lekė tė reja, ndėrsa tarifa e shėrbimit ėshtė 300 lekė. Nė rastet e vonesave aplikohet 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, nėse nuk zbatohet afati ligjor prej 30 ditėsh pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė. Procedura zgjat 5 ditė pune.

Nė rastet e kėmbimit tė tokės bujqėsore apo tė njė trualli apo ndėrtesė aplikohet 1 500 lekė tė reja taksė, 300 lekė pėr tarifėn e shėrbimit, si dhe 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese. Afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP ėshtė brenda 30 ditėve dhe procedura zgjat 5 ditė pune.

Tabela 1

1. Dhurim pėr tokė bujqėsore

Dokumentet:

Kontratė dhurimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė, harta treguese e pasurisė, vėrtetim nga organi i njėsisė vendore mbi pėrbėrjen e familjes, akt vlerėsimi i pasurisė pėr efekt tatimi, certifikatė e gjendjes familjare nė momentin e kalimit tė pronėsisė, vendim gjykate pėr caktimin e kujdestarit tė miturve anėtarė tė familjes bujqėsore.

Taksa:

1500 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 5 ditė pune.

2. Dhurim trualli dhe/ose ndėrtesė

Dokumentet:

Kontratė dhurimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė, harta treguese e pasurisė, akt vlerėsimi i pasurisė pėr efekt tatimi.

Taksa:

1500 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 5 ditė pune.

3. Kėmbim trualli dhe/ose ndėrtese

Dokumentet:

Kontratė kėmbimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė, harta treguese e pasurisė.

Taksa:

1500 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 5 ditė pune.

4. Kėmbim pėr tokė bujqėsore

Dokumentet:

Kontratė kėmbimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė, harta treguese e pasurisė, vėrtetim nga organi i njėsisė vendore mbi pėrbėrjen e familjes, certifikatė e gjendjes familjare nė momentin e kalimit tė pronėsisė.

Taksa:

1500 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 150 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 5 ditė pune.

Rastet e parashikuara pėr pronat dhe ndėrtesat e kthyera nga KKKP. Procedura zgjat 12 ditė pune

Regjistrimi i banesave tė kthyera para vitit 2000

Dokumentet pėr bashkim apo ndarje pasurie, fshirje tė hipotekės bankare apo ligjore

Gazeta publikon tė gjithė dokumentacionin e duhur pėr rastet e ndryshme tė bashkimit dhe ndarjes sė pasurisė, apo regjistrimin e trojeve dhe ndėrtesave tė kthyera nga KKKP-ja pas dhe para vitit 2000. Kėshtu dokumentet pėr ndėrtesat e kthyera pas kėtij viti janė akti i marrjes sė tokės nė pronėsi, plan-vendosja ose vendimi gjyqėsor pėr ēelje trashėgimie, si dhe projekti me planimetrinė e kateve. Taksa qė aplikohet ėshtė 200 lekė tė reja plus 300 lekė tarifa e shėrbimit. Pėr ēdo ditė vonesė nga afati ligjor pėr regjistrim, qė ėshtė 30 ditė, aplikohet gjobė prej 20 lekėsh nė ditė, ndėrsa procedura zgjat 12 ditė pune.

Procedura

Pėr regjistrimin e pasurisė truall ose ndėrtese e kthyer nga KKKP para vitit 2000, duhet akti i marrjes sė tokės nė pronėsi, plan-vendosja ose vendimi gjyqėsor pėr ēeljen e trashėgimisė. Taksa qė aplikohet ėshtė 200 lekė tė reja plus 300 lekė tarifa e shėrbimit. Pėr ēdo ditė vonesė nga afati ligjor pėr regjistrim, qė ėshtė 30 ditė, aplikohet gjobė prej 20 lekėsh nė ditė, ndėrsa procedura zgjat 12 ditė pune.

Pėr apartamentet e privatizuara nė vitin ‘92 duhet kontrata e shitjes sė banesės, planimetria e apartamentit, gentplani i apartamentit, certifikata familjare qė tė jetė e datės 1 dhjetor 1992. Taksa qė aplikohet ėshtė 200 lekė tė reja plus 300 lekė tarifa e shėrbimit. Pėr ēdo ditė vonesė nga afati ligjor pėr regjistrim, qė ėshtė 30 ditė, aplikohet gjobė prej 20 lekėsh nė ditė, ndėrsa procedura zgjat vetėm 5 ditė pune.

Bashkim dhe ndarje pasurie

Pėr rastet e bashkimit apo edhe tė ndarjes sė pasurive nevojiten tė njėjtat dokumente, qė janė njė kėrkesė e tė interesuarit, plan-rilevimi, certifikata e pronėsisė, si dhe kartela e pasurisė. Po kėshtu edhe taksat janė tė njėjta. Veē tarifės sė shėrbimit 300 lekė tė reja, edhe taksa ėshtė 300 lekė, ndėrsa pėr ēdo ditė vonesė nėse nuk zbatohet afati ligjor prej 30 ditėsh, paguhet 30 lekė gjobė pėr ēdo ditė vonese. Procedura zgjat deri nė 12 ditė pune

Hipoteka bankare

Pėr fshirje tė hipotekės bankare duhen akti noterial pėr fshirje tė kufizimeve tė pasurisė ose fshirje tė hipotekimit, ndėrsa pėr fshirje tė hipotekės ligjore, duhet njė akt noterial pėr fshirje tė kufizimeve tė pasurisė ose fshirje tė hipotekimit ose vendim gjykate pėr fshirje. Qytetarėt duhet tė paguajnė pėr kėto shėrbime 500 lekė taksė, 150 lekė tarifėn e shėrbimit, 50 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonesė, nėse nuk zbatojnė afatin ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP brenda 30 ditėve, ndėrsa procedura zgjat 4 ditė pune.

Tabela 2

1. Lėshim kopje harte

Dokumentet:

Kėrkesė me shkrim nga i interesuari ku pėrfshihen tė dhėnat e nevojshme pėr identifikimin e pasurisė

Taksa:

400 lekė taksė, 50 lekė tarifa e shėrbimit dhe procedura zgjat 4 ditė pune.

2. Lėshim kopje kartele

Dokumentet:

Kėrkesė me shkrim nga i interesuari ku pėrfshihen tė dhėnat e nevojshme pėr identifikimin e pasurisė ose certifikatė pronėsie

Taksa:

400 lekė taksė, 50 lekė tarifa e shėrbimit dhe procedura zgjat 4 ditė pune.

3. Fshirje e hipotekės bankare

Dokumentet:

Akt noterial pėr fshirje tė kufizimeve tė pasurisė ose fshirje tė hipotekimit

Taksa:

500 lekė taksė, 150 lekė tarifa e shėrbimit, 50 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 4 ditė pune.

4. Fshirje e hipotekės ligjore

Dokumentet:

Akt noterial pėr fshirje tė kufizimeve tė pasurisė ose fshirje tė hipotekimit ose vendim gjykate pėr fshirje

Taksa:

500 lekė taksė, 150 lekė tarifa e shėrbimit, 50 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 4 ditė pune.

5. Bashkim pasurie

Dokumentet:

Kėrkesė e tė interesuarit, plan-rilevimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė.

Taksa:

300 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 30 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 12 ditė pune.

6. Ndarje pasurie

Dokumentet:

Kėrkesė e tė interesuarit, plan-rilevimi, certifikatė pronėsie, kartela e pasurisė.

Taksa:

300 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 30 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonese, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 12 ditė pune.

7. Regjistrimi i pasurisė truall dhe/ose ndėrtesė tė kthyer nga KKKP-ja pas vitit 2000

Dokumentet:

Akt i marrjes sė tokės nė pronėsi, plan-vendosje ose vendim gjyqėsor pėr ēelje trashėgimie, projekti (planimetri e kateve)

Taksa:

200 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 20 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonesė, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 12 ditė pune.

8. Regjistrimi i pasurisė truall dhe/ose ndėrtesė tė kthyer nga KKKP-ja para vitit 2000

Dokumentet:

Akt i marrjes sė tokės nė pronėsi, plan-vendosje ose vendim gjyqėsor pėr ēelje trashėgimie

Taksa:

200 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 20 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonesė, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 12 ditė pune.

9. Regjistrimi i pasurisė truall dhe/ose ndėrtese “apartament” tė fituar nė bazė tė privatizimit

Dokumentet:

Kontratė e shitjes sė banesės, planimetri apartamenti, gentplan apartamenti, certifikatė familjare e 1 dhjetor 1992

Taksa:

200 lekė taksė, 300 lekė tarifa e shėrbimit, 20 lekė nė ditė gjobė pėr ēdo ditė vonesė, afati ligjor pėr t’u paraqitur pranė ZVRPP 30 ditė dhe procedura zgjat 5 ditė pune.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare