Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


FMN: Mos rrisni rrogat e buxhetoreve

FMN: Mos rrisni rrogat e buxhetoreve

Rritja e cmimeve dhe ndikimi saj ne shtresat e varfra ka qene ne qender te keshillave qe Fondi Monetar Nderkombetar ka dhene ndaj autoriteteve te qeverise shqiptare gjate... »»


INSTAT: Mishi, buka dhe drithėrat, vezėt, qumėshti dhe djathi janė tė shtrenjta

09.05.2008 15:12 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Edhe 7 vjet parashikon Banka Botėrore se do tė zgjasė kriza e ushqimeve, deri nė 2015

Rritja e ēmimeve kalon parashikimet, nė prill inflacioni 4,4 pėr qind

Konsumatorėt vuajnė gjithnjė e mė shumė rritjen e ēmimeve. Muaji prill u mbyll me njė shifėr tė lartė tė inflacionit, si rezultat i shtrenjtimit tė mallrave nė treg. Ky ėshtė rezultati i analizės sė tė dhėnave pėr muajin e kaluar nga Instituti i Statistikave, i cili ka bėrė publik dje normėn zyrtare tė ndryshimit vjetor tė ēmimeve, thėnė ndryshe, inflacionin. Sipas INSTAT-it, kjo normė ka qenė nė nivelin e 4,4 pėr qind, ose vetėm 0,2 pėr qind mė pak se njė muaj mė parė, kur u regjistrua njė inflacion prej 4,6 pėr qind, ndėr mė tė lartėt e deritanishėm. Akoma mė keq, nė krahasim me njė vit mė parė, kur shifra e ndryshimit vjetor ishte 1,9 pėr qind, rritja e inflacionit ėshtė 2,5 pėr qind mė shumė.

Tė dhėnat

Sipas ekspertėve, janė mallrat ushqimore dhe karburantet qė kanė ndikuar nė rritjen e papėrballueshme tė ēmimeve pėr konsumatorėt. Pėr muajin prill rezulton se janė ulur ēmimet e perimeve, por edhe veshjet apo kėpucėt. Gjithsesi, produkte tė tavolinės sė pėrditshme si mishi, buka dhe drithėrat, vezėt, qumėshti dhe djathi vazhdojnė tė mbajnė ēmime tepėr tė larta. Brenda grupit tė ushqimeve dhe pijeve alkoolike ulja mė e madhe prej 6.9 pėr qind vihet re nė nėngrupin, zarzavate pėrfshirė patatet, por edhe nė nėngrupin fruta ku ulja ka rezultuar me 0.2 pėr qind. Drejtuesve tė automjeteve apo ata qė pėrdorin karburantet si lėndė e parė u ka rėnduar sėrish rritja e ēmimit tė naftės me 0.8 pėr qind gjatė prillit, apo ēmimi i benzinės me njė rritje prej 0.9 pėr qind sipas INSTAT-it.

Indeksimi

Shqetėsimi kryesor nė njė situatė tė tillė, kur nuk mund tė konfirmohet ulja e mėtejshme e inflacionit mbetet indeksimi i pagave dhe pensioneve pėr shtresat me tė ardhura tė ulėta, apo pėr shtresat e varfra. Ndėrsa ekspertėt ndėrkombėtarė tė Bankės Botėrore vlerėsojnė se kriza e ēmimeve do tė vazhdojė edhe shtatė vjet tė tjera deri nė 2015. Qeveria shqiptare ėshtė shprehur e gatshme tė indeksojė pagat dhe pensionet nė vlerėn zyrtare tė deklaruar tė inflacionit, qė do tė bėhet nė muajin korrik sė bashku me rritjen e pėrvitshme tė pagesave. Nė buxhetin e 2008-s ėshtė planifikuar njė shifėr prej 40 milionė euro, qė do tė shkojė pėr rritjen e pagave dhe pensioneve, por ky buxhet ėshtė i pamjaftueshėm. Ministria e Financave ka konfirmuar se njė tjetėr buxhet suplementar do tė aplikohet kėtė vit, qė mund tė kapė shifrėn prej 150 milionė euro, tė cilat do tė gjenerohen nga privatizimi i disa shoqėrive shtetėrore nė sektorė tė rėndėsishėm, si KESH, ARMO, apo INSING. Kjo do tė thotė se vendi ynė, njė vend me norma shumė herė mė tė larta tė importeve, nė krahasim me prodhimin vendas, do ta ketė mė tė vėshtirė pėrballimin e luhatjeve tė tilla nė tregjet e vendeve tė zhvilluara.

Nė buxhet, 1 miliard e 772 milionė lekė mė shumė

Rriten tė ardhurat nė dogana

pėr 4 muajt e parė tė vitit

Administrata doganore ka rritur nivelin e mbledhjes sė tė ardhurave nga mallrat e zhdoganuara pėr katėr muajt e parė tė vitit. Sipas tė dhėnave tė doganave, gjatė kėsaj periudhe janė arkėtuar 30 miliardė e 970 milionė lekė, ose 1 miliard e 772 milionė lekė mė shumė se plani, ose njė rritje prej 6 pėr qind. Por kėto tė dhėna kanė shėnuar njė rritje akoma mė tė madhe, krahasuar me katėr-mujorin e njė viti mė parė, me njė tejkalim prej 3 miliardė e 890 milionė lekė mė shumė. Njė prej treguesve pozitivė ėshtė zhdoganimi i cigareve, me rreth 1 141 ton cigare, qė do tė thotė se nė treg ka mė shumė paketa me pullė se njė vit mė parė. “Zhdoganimi i cigareve shėnoi njė rritje prej 258 ton ose 29 pėr qind mė shumė se sasia e zhdoganuar gjatė 2007-s, ku u zhdoganuan 883 ton”, thekson raporti i doganave. Sasia e karburantit qė ka kaluar nėpėrmjet doganave ka qenė pothuajse e njėjtė me atė tė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar. Nė janar-prill 2008 janė zhdoganuar 116 843 ton karburante, ndėrsa njė vit mė parė u zhdoganuan plot 117 037 ton. Nė tė njėjtat nivele paraqitet gjatė kėsaj periudhe edhe zhdoganimi i kafesė. Sipas tė dhėnave, administrata doganore ka regjistruar 1 848 ton kafe, pothuajse e njėjta sasi me njė vit mė parė, kur u zhdoganuan 1 996 ton. Nė total realizimi i tė ardhurave ėshtė bėrė nė masėn 106 pėr qind, pėr katėr muajt e parė tė vitit, si dhe nė masėn 104 pėr qind pėr muajin prill tė 2008-s. “Gjatė kėtij muaji u arkėtuan nė buxhetin e shtetit 7 miliardė e 990 milionė lekė ose 273 milionė lekė mė shumė se plani i pėrcaktuar nga Ministria e Financave”, thuhet nė raportin e doganave. Nė total volumi i importit vlerėsohet nė 133,591 milionė lekė nga 117,429 milionė lekė tė realizuara nė tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė me njė rritje prej 16,162 milionė lekė, ose 14 pėr qind mė shumė. Njė tjetėr tregues pozitiv, sipas kėtij raporti, janė edhe mallrat e eksportuara jashtė. Ky tregues ėshtė 5 pėr qind mė shumė nė volumin total tė eksporteve shqiptare e shprehur nė sasi. “Gjatė kėsaj periudhe ėshtė realizuar njė volum mallrash prej 492 452 ton krahasuar me 469 535 ton tė sė njėjtės periudhė tė njė viti mė parė. Ndėrsa si vlerė tė eksporteve gjatė 4-mujorit tė parė tė vitit 2008 ėshtė realizuar njė volum nė vlerėn prej 37,442 milionė lekė me njė rritje prej 18 pėr qind mė shumė krahasuar me 4-mujorin e parė tė vitit 2007 ku u realizua njė vlerė prej 31,773 milionė lekė eksporte”, thuhet nė raport.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare