Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Bode: Projektligji pėr "Procedurat Tatimore", sipas praktikave tė BE

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje nė Kuvend se projektligji "Pėr proēedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė" synon pėrmirėsime nė administrimin e detyrimeve tatimore, si dhe rregullon parimet e organizimit dhe tė funksionimit tė administratės tatimore. »»


Importuesit: Qeveria tė ulė akcizėn pėr naftėn

08.05.2008 21:08 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Prej njė muaji, nafta nė tregun vendas nuk ka pėsuar rritje nė krahasim me ēmimin nė bursė

Shoqata e hidrokarbureve do tė rrisė ēmimin nė treg, nėse nuk merren masa

Qeveria gjendet para presionit tė importuesve tė karburanteve pėr uljen e akcizės. Me kėtė kėrkesė, importuesit theksojnė se nėse nuk ulet akciza, atėherė konsumatorėt shqiptarė do tė pėrballen me njė rritje ēmimi tė arit tė zi, nė tregun vendas. Ndėrsa rregullimin e kėtij ēmimi mund ta bėjė vetėm Qeveria duke ulur ēmimin fiskal. Ndėrsa nė bursat e huaja, nafta ėshtė shitur me njė tjetėr ēmim rekord prej rreth 122 dollarė pėr fuēi, rezervat nė vend janė drejt fundit. Kjo ėshtė edhe arsyeja, sipas drejtuesve tė shoqatės sė importuesve tė hidrokarbureve, qė tregu shqiptar nuk e ka reflektuar ende shtrenjtimin e njė litri nafte. Por kjo situatė mund tė ndryshojė nė varėsi tė rezervave.

Shtrenjtimi

Importuesit e naftės dhe nėnprodukteve tė saj shprehen se shmangia e rritjes sė ēmimit tė naftės mbetet njė ēėshtje e pamundur. Sipas tyre, ata dhe tregtuesit gjenden tė detyruar tė bėjnė kėtė ndryshim, pasi ēdo gjė dhe pothuajse 90 pėr qind e ndryshimit tė ēmimit gjendet nėn ndikimin e luhatjeve nė bursėn ndėrkombėtare dhe ndryshimeve fiskale. Kurse tregtari mbetet tė ketė vetėm 10 pėr qind ndikim mbi ēmimin. Pėr kėtė arsye askush nuk mund tė parashikojė njė shifėr tė saktė apo njė datė pėr rritjen e ēmimit. Nė tabelat e karburanteve, momentalisht nafta tregtohet me 144 lekė pėr litėr, ndėrsa benzina dhe nafta eurodiezel tregtohet me 148 lekė pėr litėr. Pritet qė rritja nė bursat e huaja tė ndikojė dhe reflektohet nė pikat tona tė karburantit nė vend, sipas importuesve, me njė rritje nga 2 deri nė 4 lekė pėr litėr.

Ndėrhyrjet e shtetit

Ekzekutivi shqiptar ende nuk ka reflektuar ndaj rritjes sė naftės nė bursė pėr t’i paraprirė njė rritjeje tė mundshme edhe nė tregun vendas, ashtu siē ka ndodhur gjithnjė. Nuk ėshtė hera e parė qė administrata gjendet pėrballė njė presioni tė tillė, ku kėrkohet ose ulja e akcizės sė naftės, ose aplikimi i TVSH-sė fikse, nė krahasim me sistemin e taksės me pėrqindje qė zbatohet aktualisht. Nėse kjo rritje do tė vazhdojė edhe nė tregun vendas, atėherė ndikimi i drejtpėrdrejtė do tė ndihet nė tė gjitha mallrat e konsumit, siē ėshtė edhe buka, pasi blerja mė shtrenjtė e naftės dhe nėnprodukteve tė saj do tė rėndojė mbi xhepat e atyre prodhuesve nė ekonominė e vendit, qė e pėrdorin kėtė lėndė, pėrveē xhepit tė drejtuesve tė automjeteve. Shtrenjtėsimi i arit tė zi nė tregjet financiare ndėrkombėtare vijon tashmė prej muajsh dhe kjo do tė thotė se sė shpejti i njėjti reflektim pritet edhe nė tregun tonė, duke rėnduar edhe ekonominė e vendit, rrjedhimisht edhe inflacionin, tregues qė nė muajin mars arriti nivelin alarmant tė 4.6 pėr qind.

Importi nė rritje

Edhe pse ēmimi i naftės gjatė kėtij viti ka pėsuar rritje tė herėpashershme, importi i naftės dhe nėnprodukteve tė saj nuk ėshtė ndalur. Importi i mallrave me akcizė ka pasur rritje prej 21,1 pėr qind, sipas tė dhėnave tė INSTAT-it pėr muajin mars nė krahasim me muajin e mėparshėm. Peshėn mė tė madhe tė kėtyre mallrave, sipas raporteve tė bėra nga specialistėt, mes importit dhe eksportit tė mallrave nė vendin tonė e zėnė nėnproduktet e naftės me 67,4 pėr qind. Importi i karburanteve ka pėsuar nė mėnyrė progresive rritje gjatė katėr viteve tė fundit. Sipas tė dhėnave tė administratės doganore, rritja graduale e ndodhur vit pas vitit llogaritet nė rreth 40 pėr qind krahasuar me gjendjen e mėparshme tė kėtij importi. Sipas specialistėve, gjykohet se rritja ka ardhur paralelisht me rritjen e kėrkesės nga tregu i brendshėm pėr lėndė djegėse dhe ritmin e rritjes sė numrit tė makinave nė vend.

Rekordet

Rritja e ēmimit tė naftės, dje nė

bursė 121,76 USD pėr fuēi

Njė ulje e lehtė u raportua dje nė bursėn e Nju Jorkut pėr ēmimin e arit tė zi, i cili kapi vlerėn prej 121,76, ose njė rėnie prej 0,7 pėr qind. Bursa e shteteve tė bashkuara gjatė kėsaj jave ka shėnuar vetėm shtrenjtim, pėrtej parashikimeve, shprehen ekspertėt e huaj. Rritja e ēmimit ėshtė reflektuar edhe nė bursat evropiane, ku edhe aty ari i zi ka shėnuar rekordin prej rreth 120 dollarė pėr fuēi. Arsyeja kryesore e rritjes sė ēmimit tė naftės ėshtė frika pėr mungesėn e mundshme nė furnizim, pas sulmeve nė rafineritė e naftės nė Nigeri. Paralelisht me kėrcėnimet pėr mungesa nė furnizim ėshtė shtuar kėrkesa globale pėr arin e zi. Kjo veēanėrisht nga ekonomitė indiane dhe ajo kineze, tė cilat e kanė rritur ndjeshėm kėrkesėn pėr naftė. Disa ditė mė parė ēmimi i naftės shėnoi rekordin mė tė ri historik, duke kapur kuotėn e 122.7 dollarėve pėr fuēi. Brenda njė dite ēmimi ėshtė rritur me 2 dollarė dhe ky dyfishimi i niveleve tė ēmimit tė naftės ka vėnė nė alarm qeveritė nė gjithė botėn. Faktorė tė tjerė qė stimulojnė rritjen e ēmimit tė arit tė zi vlerėsohet se janė frenimi qė ka pėrfshirė ekonominė amerikane, si dhe dobėsimi gjithmonė e mė i ndjeshėm i dollarit. Nė fillim tė kėsaj jave monedha amerikane ka pėsuar rėnie kundrejt euros dhe shumė analistė ia faturojnė rritjen drastike tė ēmimit tė naftės, pikėrisht dobėsimit tė dollarit. Ēmimi i naftės nė bursat e huaja ndėrkombėtare ka prekur nivelet rekord qė prej gushtit tė vitit tė kaluar. Kėshtu, pėr herė tė parė gjatė kėtij viti, nafta amerikane Light Crude ėshtė vlerėsuar mė tepėr se ajo britanike, Brent, duke prekur shifrat e 76,23 dollarė pėr fuēi. Gjatė kėsaj jave, mė saktė fundi i javės pėr bursat e huaja, nafta regjistroi nivele rekord pėr fuēi, duke bėrė presione tė vazhdueshme mbi inflacionin. Sipas tė dhėnave tė specialistėve vetėm gjatė muajit maj Kina i ka rritur me 25 pėr qind importet e naftės nė krahasim me njė vit mė parė.

Tė dhėna

Nė 2007 ēmimi i naftės arriti 90 dollarė pėr fuēi gjatė gjithė vitit, ndėrsa nė nėntor 2007 ari i zi arriti nė 99.2 dollarė pėr fuēi. Njė vit mė parė nė 2006 shėnoi 75$/fuēi

Rritja e ēmimit tė naftės ka shėnuar rekorde nė vite. Specialistėt parashikojnė qė ēmimi i naftės tė shkojė edhe deri nė 150-200 dollarė pėr fuēi brenda dy viteve

OPEC muajin e kaluar hodhi nė treg 32.105 milionė fuēi naftė bruto, njė shifėr qė ėshtė llogaritur tė jetė rreth 320 mijė fuēi mė pak se muaji mars

Ēmimi i naftės

144 lekė pėr litėr

kaq ėshtė aktualisht ēmimi me tė cilin tregtohet nafta d2 nė tregun vendas

148 lekė pėr litėr

kaq ėshtė aktualisht ēmimi me tė cilin tregtohet nafta eurodiezel nė tregun vendas

148 lekė pėr litėr

kaq ėshtė aktualisht ēmimi me tė cilin tregtohet benzina nė tregun vendas

2-4 lekė pėr litėr

kaq pritet tė jetė rritja e ēmimit tė naftės apo nėnprodukteve tė saj nė treg







Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare