Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Turizmi, shqiptarėt rekord shpenzimesh jashtė

Gjysma e atyre qė quhen turistė nga qeveria shqiptare janė emigrantė qė vijnė pranė familjeveBilanci i turizmit pėr 6-mujorin e parė ėshtė pėr herė tė parė nė kėto 18 vite me deficit Shqipėria kthehet nė njė vend me deficit edhe pėr sa i pėrket shėrbimeve tė turizmit. »»


Komisionet do tė rishikojnė taksat pėr qeveritė vendore

19.07.2008 18:31 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Bode: Pushteti vendor nuk mbledh 29.1 pėr qind tė taksave

Vetėm dy ditė mė parė ministri i Financave Ridvan Bode tha nė Parlament se projektligji pėr taksat vendore do tė rikthehet nė komisionet parlamentare pėr tė marrė konsensusin e opozitės. Por ende nuk dihet nėse do tė ketė njė rimodelim tė taksave vendore, pasi edhe Ministria e Ekonomisė nuk ėshtė shprehur dakord me rritjen e taksave nė nivelet e paraqitura nė projektligj. Nga ana tjetėr, ministri Bode ka theksuar pak kohė mė parė se qeveritė lokale kanė probleme me nivelin e mbledhjes sė taksave. Nė total ato rezultojnė me njė mosrealizim nė masėn 29.1 pėr qind tė programit tė parashikuar. Sipas ministrit tė Financave, “tė ardhurat vijnė nga bashkitė e mėdha dhe nėse ne duam tė pėrmirėsojmė treguesit e pushtetit lokal, duhet bėrė kujdes qė bashkitė e mėdha tė kenė kapacitet tė mjaftueshėm pėr tė administruar taksat nė mėnyrė korrekte”. Sipas tij, pushtetit vendor po i delegohen nga ana e pushtetit qendror 10 miliardė lekė. Paratė e mbledhura nga vendorėt janė rreth 5.5 miliardė lekė, nga 7.8 miliardė tė planifikuara, kryesisht nė zėrin “taksa lokale”, 1.7 miliard lekė, tatimi mbi pasurinė 488 milionė lekė dhe tatimi mbi biznesin e vogėl nė rreth 97 milionė lekė. “Llogaritur me nivelin aktual tė administrimit, me ligjin qė ėshtė nė Parlament, nėse do tė kishte njė administrim mė tė mirė dhe po tė luftohet informaliteti nė biznesin e vogėl dhe nė aktivitetet e tjera tė mbuluara nga vendorėt, sigurisht rezultatet do tė jenė mė tė larta”, - ėshtė shprehur Bode. Totali i tė ardhurave nga pushteti lokal ka pasur njė rritje mesatare nga viti nė vit me rreth 11.4 pėr qind. Tė ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogėl kanė pėsuar ulje tė vazhdueshme qė nga viti 2005, duke pasuar uljen e nivelit tė taksimit tė biznesit tė vogėl dhe bashkimin e dy taksave.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare