Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Privatizimi i OSSH-sė, qeveria e frikėsuar nga ndryshimet politike

Privatizimi i OSSH-sė ėshtė njė proces i komplikuar, qė ka sjellė shqetėsimin e qeverisė. »»


Kriza e ushqimeve, Qeveria do tė mbėshtesė shtresat e varfra

16.05.2008 22:41 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Kėshilltari Selami Xhepa: Pėr kategoritė e tjera, rritje si ēdo vit tė pagave dhe tė pensioneve

Kriza e ushqimeve po rėndon gjithnjė e mė shumė xhepat e shtresave tė varfra. Duke njohur kėtė problem dhe duke e konsideruar si njė prioritet pėr Qeverinė, kėshilltari ekonomik i Kryeministri, Selami Xhepa, thotė se do tė jenė pikėrisht kėto shtresa tė varfra qė do tė ndihmohen drejtpėrdrejt. Ai konfirmon se edhe pėr kategoritė e tjera, rritja e pagave dhe pensioneve do tė jetė nė tė njėjtat nivele qė ka qenė ēdo vit. Por pensionet e ulėta dhe ndihma ekonomike pėr shtresat nė nevojė, do tė jenė prioritare, pasi sipas tij, shqetėsimi mė themelor dhe i ditės mbetet problemi social, ai qė ngrihet nga pensionistėt, shtresat e dėmtuara.

Rritja

Qeveria ka punuar nė drejtim tė mbėshtetjes sė shtresave qė janė goditur mė shumė dhe indeksimi i pensioneve sė bashku mė rritjen e pensioneve mbetet prioritet. “Kjo pėrbėn njėrėn shtresė. Pėr kategoritė e tjera do tė ketė njė rritje normale tė pagave dhe tė pensioneve dhe qė nė mėnyrė tė natyrshme janė realizuar ēdo vit. Nėse ne kemi thėnė se do tė mbėshtesim rritjen e pagave nė arsim dhe nė shėndetėsi, sepse besojmė realisht se reformat nė shėndetėsi dhe arsim janė prioritet shoqėror”, u shpreh Selami Xhepa. Sipas tij, nė ditėt e sotme e gjithė bota pėrballon krizėn e bukės dhe drithėrave, por ajo nuk mund tė vazhdojė pa fund. “Nuk duhet tė harrojmė qė sapo tė kalojė kjo krizė, e cila deri dje nuk ishte, tė gjithė ishim po kaq tė shqetėsuar pėr zgjidhjet qė duhen bėrė nė drejtim tė sektorit tė shėndetėsisė dhe tė arsimit dhe nė fakt jemi pėr ditė tė shqetėsuar. Qeveria ka njė ndėrgjegjėsim tė plotė, pėr sa i pėrket asaj se ēfarė po ndodh nė tregjet e sotme. Nė radhė tė parė mund tė them se ka njė forcė politike, e cila ka bėrė njė reformė me vėmendje tė posaēme sociale. Kėshtu ėshtė efekti i rritjes sė pensioneve qė ne ndėrmorėm nė fillim tė vitit 2006 dhe kjo ishte pėr pensionet e ulėta. Tani nuk mund tė ketė njė rritje tė njėjtė pėr tė gjitha pensionet, sepse ne mendojmė se ato shtresa qė janė realisht mė tė varfra duhen ndihmuar, sepse ato preken edhe mė shumė”, u shpreh zoti Xhepa.

Masat e Qeverisė

Gjithēka do tė konsiderohet nė kontekstin e njė strategjie afatgjatė. Kjo, sipas zotit Xhepa, pėrbėn njėrėn anė tė ndėrhyrjeve. “Ana e dytė ka tė bėjė me politikat e mbėshtetjes sė sektorit tė bujqėsisė. Tė gjitha politikat, pėr aq kohė sa ne jemi njė politikė me deficite janė politika pensioniste. Ne e kemi rritur deficitin nė buxhet duke e ēuar nė 7.9 pėr qind. Politikė monetariste do tė kishim nėse ne do tė shtrėngonim deficitin dhe buxhetin e shtetit ta ēonim nė suficit, kjo atėherė do tė ishte njė politikė monetariste”, thotė kėshilltari. Problem mbetet buxheti. Mė shuma se sa shtimi i buxhetit pėr bujqėsinė, Qeveria do tė shikojė se ku mund tė rialokohen fondet nga sektorė tė tjerė, apo shtesat e krijuara. “Tė ardhurat e tepėrta qė janė krijuar nga tatimet dhe doganat le t’i ēojmė dhe tė orientojmė nė drejtim tė bujqėsisė. Nėse kemi mė shumė mundėsi pėr tė mbėshtetur bujqėsinė unė besoj se reduktimi i kostove tė imputeve tė prodhimit nė bujqėsi do tė ishin dhe ndihma mė e madhe. Rritja e ēmimeve tė plehrave kimike tė farave, fidanėve janė realisht prioritete”, tha Xhepa. Sipas tij, janė tė drejta vlerėsimet se shkaktar tė krizės nė kushtet e sotme janė edhe politikat e gabuara globale tė ndjekura deri mė sot. “Tė gjithė duhet ta pranojmė. Ne duhet tė mendojmė se tė gjitha kėto fonde tė tepėrta qė janė realizuar dhe kėto suficite fiskale, duhet tė nėnkuptojnė nė gjetjen e njė programi sa mė efiēent nė drejtim tė kėtij sektori”, argumenton Xhepa.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare