Ministri i Financave kundėrshton vendimin e Gjykatės Kushtetuese
18.05.2008 00:04 Biznesi - Burimi: TemA Biznesi
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka kundėrshtruar dje vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr shfuqizimin e nenit qė parashihte parapagimin e 15 pėr qind tė vlerės sė gjobave para apelimit, duke e cilėsuar njė vendim qė nuk ndihmon nė luftėn kundėr ekonomisė informale. Ligji i ri procedurave tatimore, megjithatė ka reflektuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe nuk parashikon parapagim tė gjobave nė asnjė pėrqindje tė caktuar, por ligji parasheh qė detyrimi tatimor i pretenduar nga administrata e tatimeve duhet tė paguhet menjėherė e mė pas subjektet e biznesit tė apelojnė kėtė vendim. Shumė grupe tė biznesit e kanė cilėsuar kėtė gjė mė shumė tė dėmshme pėr biznesin sesa parapagimi i gjobave, pasi edhe kjo e vė biznesin nė vėshtirėsi. Qeveria, megjithatė nuk u tėrhoq nga kjo kėrkesė, madje ministri i Financave e ēmoi kėtė gjė si efektive kundėr ekonomisė informale. Ministri Bode tha se nuk do tė ketė mė biznese tė ministrave apo tė politikanė dhe tė njerėzve tė lidhur me kėta tė fundit, tė cilėt, me influencėn e tyre bėnin qė kėto biznese tė pėrfitonin kundėr ligjit. Ministri i Financave gjithashtu ka deklaruar pėrkundėr qėndrimit tė misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar se qeveria shqiptare do tė rrisė pagat dhe pensionet nė korrik tė kėtij viti. Ministri i Financave saktėsoi se pagat dhe pensionet do tė rriten mė shumė se sa ėshtė indeksi i rritur i inflacionit dhe i kostos sė jetės. Misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar tha se qeveria nuk duhet tė rrisė pagat dhe pensionet, me idenė se po ndėrmerr njė masė kundėr ēmimeve tė rritura, pasi kėto para realisht nuk pėrfitohen nga shtresat mė tė varfėra. Pavarėsisht kėsaj, ministri i Financave siguroi se kjo gjė do tė bėhej nė buxhetin shtesė qė do tė miratohet nė mesverėn e kėtij viti. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se tashmė me kėtė ligj bizneset do tė lidhen online me organet tatimore pėr tė bėrė pagesat dhe do tė vendosen kasat regjistruese. Biznesi kundėrshtoi disa nene tė projektligjit tė ri Pėr procedurat tatimore". Ai paraqiti vėrejtje lidhur me nenet pėr parapagesėn e 15 % tė interesave dhe gjobave, fillimin e procedurave tė falimentimit, si dhe sekuestrimin e llogarive bankare nga kreu i Drejtorise rajonale tė Tatimeve kur vėrehen shkelje nga subjektet tregtare e prodhuese. Pėrfaqėsues tė biznesit thanė se, kėto nene tė kėtij projektligji sjellin pasoja negative pėr biznesin, pasi i japin mė shume pushtet administratės tatimore, ndėrkohė qė cenojnė tė drejtat e biznesit. Biznesi e ēoi nė Gjykatėn Kushtetuese kėtė projektligj, duke kėrkuar heqjen e nenit lidhur me parapagesėn e 15 % tė interesave dhe gjobave me argumentin se paragjykohet pėrfundimi i ankimimit dhe penalizohet padrejtėsisht biznesi.
lajme.parajsa.com
































