Privatizimi i OSSH-sė, qeveria e frikėsuar nga ndryshimet politike
19.07.2008 12:02 Biznesi - Burimi: SOT Biznesi
Privatizimi i OSSH-sė ėshtė njė proces i komplikuar, qė ka sjellė shqetėsimin e qeverisė. Vet Ministri i Ekonomisė dhe Energjitikės Genc Ruli, ėshtė shprehur skeptik nė lidhje me privatizimin e Operatorit strategjik tė energjisė, proces i cili duhet tė pėrfundojė brenda muajt shtator, sipas premtimeve tė qeverisė. Gjithsesi ministri Ruli, mes skepticizmit nė deklaratėn e tij, ka pohuar se ishte optimist pėr realizimin e kėtij privatizimi brenda afatit tė pėrcaktuar. Kėtė deklaratė Ruli e ka bėrė, gjatė ndarjes zyrtare tė OSSH-sė nga KESH-i.Privatizimi i OSSH-sė, sipas ministrit tė Energjitikės Ruli, ėshtė mė i vėshtiri, qė ka bėrė ndonjėherė Shqipėria. Vėshtirėsia nė privatizimin e kėtij operatori lidhet me faktin, se kemi tė bėjmė me njė produkt jetik, por edhe pėr shkak tė raporteve qė janė krijuar mes shpėrndarjes dhe konsumatorit, ku energjia vidhet, sipas ministrit Ruli. Por privatizimi i OSSH-sė, mbart sipas ministrit tė Energjitikės dhe njė risk politik. Kėto pasiguri tė shprehura qartė, kanė bėrė qė qeveria tė pėrcaktojė si kriterin kryesor pėr zgjedhjen e fituesit, jo shumėn qė ai do tė ofrojė, por sigurinė qė mund tė garantojė pėr mirėmenaxhimin e kėtij sektori mjaft tė vėshtirė. Gjithsesi ende nuk dihet nėse privatizimi i Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes do tė pėrfundojė nė shtator, apo do tė ketė fatin e shumė privatizimeve tė tjera, disa prej tė cilave po zvarriten prej njė kohe tė gjatė. Ndėrkohė ministri Ruli, ka shprehur pakėnaqėsi edhe nė lidhje me investimet qė janė bėrė nė lidhje me Sistemin e Shpėrndarjes. OSSH, Shoqėri Tregtare
OSSH-ja mori dje statusin Shoqėri Tregtare. Operatori i Shpėrndarjes ėshtė shkėputur pėrfundimisht ligjėrisht dhe financiarisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, duke kaluar nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjitikės. Tashmė faturat, qė do tu shpėrndahen konsumatorėve tė energjisė do tė mbajnė logon e OSSH-sė dhe ato do tė paguhen pranė kėtij institucioni. Sistemi i Shpėrndarjes, do tė jetė ai qė do tė menaxhojė rezervat dhe shpėrndarjen e energjisė elektrike te konsumatorėt. Ndėrkohė OSSH-ja, furnizon me energji elektrike rreth 1 milion abonentė dhe shumė shpejtė ajo do tė privatizohet. Por privatizimi i OSSH-sė mbart njė tjetėr risk, atė tė rritjes sė mundshme tė ēmimit tė energjisė elektrike. Disa kohė mė parė vet KESH kėrkoi rritjen e ēmimit tė energjisė nė njė nivel, i cila nuk u lejua nga ERE. Ndėrkohė qė arkėtimet e KESH, gjatė kėsaj periudhe kanė qenė tė dobėta dhe rritja e ēmimit tė energjisė ėshtė parė si e vetmja mundėsi pėr tė ngritur nivelin e tė ardhurave.
4 kompani nė garė pėr OSSH
Tė katėrta kompanitė e parakualifikuara pėr privatizimin e OSSH-sė, "EVN" AG, "ENERGIE STEIERMARK" AG, "CEZ" a.s. dhe "ENEL" S.p.A., janė njohur me dokumentacionin e OSSH-sė. Ministria e Ekonomisė nga ana tjetėr dhe Enti Rregullator i Energjisė, janė duke pėrgatitur kriteret e vlerėsimit tė ofertave. Sipas ministrisė, kompanitė e parakualifikuara kanė filluar procesin e "due diligence"-s, ku po njihen me tė gjithė dokumentacionin teknik dhe financiar tė OSSH-sė. Kompanitė e parakualifikuara do tė vizitojnė objektet e OSSH-sė, me qėllim qė tė pėrgatisin ofertat e tyre nė fillim tė muajit shtator, qė do tė jetė dhe faza pėrfundimtare e privatizimit. Nė qershor Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave vlerėsoi se tė 4 kompanitė kishin paraqitur dokumentacionin nė pėrputhje me kėrkesat, ndaj u pėrcaktuan si "Ofertues i Parakualifikuar" dhe kanė tė drejtėn pėr tė vazhduar me paraqitjen e ofertave nė fillim tė muajit shtator. Kompanitė janė parakualifikuar pėr privatizimin e 51% deri nė 76% tė aksioneve tė OSSH-sė. Puna pėr privatizimin e OSSH-sė ka njė vit qė ka nisur me konsulencėn e IFC-sė, me njė kuadėr tė ri ligjor, i cili vendos rregullat e reja nė treg tė liberalizuar me futjen e njė operatori privat nė sektorin e Shpėrndarjes. Enti Rregullator i Energjisė, plotėsoi kuadrin ligjor me kontratat e furnizuesit publik, metodologjinė qė pėrcakton tarifat kur operatori i shpėrndarjes do tė jetė privat etj.
Formula e privatizimit tė OSSH
Formula e privatizimit tė aksioneve tė Shpėrndarjes parashikon jo mė pak se 51% dhe jo mė shumė se 76% tė aksioneve tė kapitalit, qė do t'u afrohet investitorėve strategjikė, tė cilėt duhet tė jenė shoqėri apo bashkim shoqėrish, qė zotėrojnė garanci tė nevojshme financiare dhe janė tė specializuar nė sektorin e energjisė. OSSH operon e ndarė nga KESH dhe pas ndarjes sė aseteve, aspekteve financiare, ai ka marrėveshjet e bashkėpunimit me Operatorin e Transmetimit, si dhe KESH-in. OSSH ka 1 milionė konsumatorė tė energjisė elektrike, prej tė cilėve 878.000 janė familjarė, 112.000 biznese, 7.000 nė sektorin buxhetor dhe jobuxhetor. Nė zonat urbane janė 550 mijė konsumatorė, ndėrsa 450 mijė tė tjerė nė zonat rurale. Grupi kryesor konsumator mbeten familjarėt, me 2.078 GWh energji tė faturuar, biznesi me 1.135 GWh, institucionet publike me 128 GWh, sektori jo buxhetor me 239 GWh. Nė zonat urbane, konsumi i energjisė elektrike llogaritet nė 2.577 GWh, ndėrsa nė zonat rurale 1.002 GWh.
Vazhdojnė ndėrprerjet e energjisė
Sektori energjetik nė vend vazhdon tė mbetet sektori mė problematik, dhe stina e verės mesa duket po e vėshtirėson edhe mė shumė situatėn. Prej mė shumė se 2 javėsh, nė gjithė vendin ka pasur ndėrprerje tė energjisė elektrike, tė cilat janė bėrė problematike edhe pėr vet Tiranėn, ku nė zona tė caktuara ėshtė ndėrprerė energjia elektrike pėr orė tė tėra. KESH dhe OSSH i ka justifikuar kėto ndėrprerje tė energjisė me nevojėn e remonteve nė zona tė ndryshme, duke pėrjashtuar pamundėsinė pėr furnizim tė plotė me energji nga KESH. Por realisht mungesa e energjisė elektrike nuk mund tė justifikohet vetėm me remontet, pasi ajo po kthehet nė njė gjendje qė po pėrsėritet vazhdimisht. Disa ditė mė parė OSSH-ja deklaroi se situata energjetike nė vend nuk ėshtė problematike, por remontet do tė vazhdojnė deri nė muajin shtator. Mesa duket tani qenka periudha kur KESH duhet tė merret vetėm me remonte. Por kjo periudhė pėrputhet dhe me njė stinė tė thatė qė i ka pakėsuar rezervat energjetike nė vend deklaruar pikėrisht nga KESH si dhe me rritjen e madhe tė konsumit tė energjisė, dhe nuk ėshtė e habitshme qė sasia aktuale nuk i pėrmbush plotėsisht nevojat e furnizimit me energji. Gjatė kėsaj periudhe tė ekzistencės sė remonteve ka pasur raste kur energjia elektrike ka ikur dhe 6-8 orė nė ditė dhe fakti qė ato do tė vazhdojnė deri nė shtator, ėshtė njė tregues i qartė qė situata do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė nė vazhdim.
lajme.parajsa.com
































