Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Turizmi, shqiptarėt rekord shpenzimesh jashtė

Gjysma e atyre qė quhen turistė nga qeveria shqiptare janė emigrantė qė vijnė pranė familjeveBilanci i turizmit pėr 6-mujorin e parė ėshtė pėr herė tė parė nė kėto 18 vite me deficit Shqipėria kthehet nė njė vend me deficit edhe pėr sa i pėrket shėrbimeve tė turizmit. »»


Rriten pagat per 13 kategori

03.07.2008 18:07 Biznesi - Burimi: Koha Jone Ekonomi


E Enjte, 03 Korrik 2008

Fatjona Mejdini

Qeveria miratoi diten e djeshme vendimin per te rritur pagat e buxhetoreve ne shkalle vendi. Kreu i qeverise, Berisha, e konsideroi rritjen e pagave te kesaj kategorie si nje nga vendimet me te rendesishme te qeverise dhe si nje premtim i realizuar nga ky formacion qeverises. “Qeveria po mban pike per pike, madje edhe me ndonje tejkalim te qarte, programin e saj te rritjes me te madhe te pagave se ne cdo vend tjeter”, theksoi dje gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri Berisha. Sipas tij, me kete rritje eshte tejkaluar 6 apo 7 here, sipas rastit, indeksimi per te gjitha pagat, pervec pagave te larta, te cilat thjesht jane indeksuar. “Ne keto tre vjet, qeveria ka realizuar rritje me te madhe te pagave se cdo vend tjeter evropian”, deklaroi Berisha, duke e konsideruar kete rritje si nga vendimet me te rendesishme te qeverise qe drejton. Sipas Berishes, me kete rritje jane hedhur bazat per nje administrate te mirepaguar e te shperblyer, ne perputhje me punen qe ben. Keshtu, sipas vendimit te marre dje, pagat e funksionareve te larte rriten me 4 per qind. Pagat per punonjesit e ministrive dhe institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave rriten me 7 per qind. Nga ana tjeter, pagat per arsimtaret ne te gjithe sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 per qind dhe pagat ne sektorin e shendetesise, per 12 mije infermiere dhe 4700 mjeke ne vend, rriten me 15 per qind. Nga ana tjeter, sipas vendimit te djeshem, pagat per punonjesit me paga te uleta rriten ne masen nga 7-15 per qind, sipas kategorive te caktuara. Ne kete menyre paga mesatare per te gjithe punonjesit buxhetore ne vend eshte rritur nga 27336 leke ne vitin 2005 ne 42439 leke ne muaj, ne vitin 2008, nje rritje kjo prej 55 per qind. Rritje te konsiderueshme kane pesuar edhe pagat e uleta dhe ato te larta.

Te privilegjuarit

Kategorite me te privilegjuara nga qeveria Berisha per sa i perket rritjes se pagave jane arsimtaret dhe punonjesit e shendetesise. Keshtu dje u mor vendimin per rritjen me 15% te pagave te punonjesve te shendetesise dhe 14% pagat e mesuesve.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare