Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Banka e SHqiperise : Bankat te tregojne normen efektive te interesit

Banka e Shqiperise ka miratuar nje rregullore qe detyron bankat private t'u bejne te njohur paraprakisht klienteve koston reale per cdo kredi qe ata marrin. »»


Ruli: 15% e faturave nuk mblidhen

19.07.2008 18:31 Biznesi - Burimi: Metropol Biznesi

  Ministri i Ekonomisė: Kompanitė e interesuara po studiojnė financat e OSSH-sė

Edhe pas privatizimit OSSH-ja do tė garantojė cilėsinė e furnizimit me energji

Rreth 15 pėr qind e faturave qė lėshon Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes nuk mblidhen. Kjo ėshtė njė prej risqeve qė duhet tė ketė parasysh kompania qė do tė privatizojė OSSH-nė. Duke folur pėr kėtė proces, ministri i Ekonomisė Genc Ruli, bėri tė ditur se tashmė kompanitė janė duke analizuar dokumentacionin financiar dhe asetet e OSSH-sė, nė mėnyrė qė nė shtator tė paraqesin ofertat e tyre. Ndėrsa ERE ka pėrgatitur kuadrin ligjor pėr privatizimin. “Kompanitė janė njohur me ato, nė mėnyrė qė nė tregun energjetik shqiptar tė gjejnė po ato rregulla qė kanė nė tregjet e vendeve ku ato operojnė. Kompanitė po njihen me hollėsi me gjendjen teknike dhe financiare tė OSSH-sė”, - tha ministri. Pėr tarifat e energjisė ERE do tė jetė rregullatori, por edhe arbitri mes kompanisė private dhe OSSH-sė. “Shteti nėpėrmjet privatizimit tė OSSH-sė nuk heq qafe kėtė kompani, e cila kryen njė funksion jetik pėr ekonominė, siē ėshtė furnizimi dhe shpėrndarja me energji elektrike. Shteti mbetet njė partner qė do tė asistojė edhe nė kushtet kur kompani do tė menaxhohet nė mėnyrė private, sepse shėrbimi ėshtė publik dhe cilėsia ėshtė jetike”, - theksoi ministri.

Problemet

OSSH-ja dhe Ministria e Ekonomisė i pranojnė problemet me tė cilat haset ky sektor, prandaj e kanė cilėsuar privatizimin e kėtij sektori si njė ndėr mė tė rėndėsishmit. “Ne i dimė problemet qė ka ky sektor, problemet qė vijnė nga njė rrjet shpėrndarės dhe njė sistem matės, qė me gjithė investimet e ndjeshme qė janė bėrė vitet e fundit, lė ende shumė pėr tė dėshiruar”, - tha ministri Ruli. Po kėshtu edhe Sait Dollapi, drejtues i kompanisė OSSH, u shpreh: “Tė dhėnat, me gjithė pėrmirėsimin e dukshėm tė treguesve, nuk janė ato qė unė do tė doja tė ishin. Sė bashku me 6 400 punonjėsit e OSSH-sė, tė mbėshtetur nga qeveria dhe partnerėt tanė dhe konsumatorėt, po punojmė pėr tė pėrmirėsuar ēdo tregues tė punės sonė, ēka pėrkthehet nė pėrmirėsim tė cilėsisė sė furnizimit me energji elektrike pėr konsumatorėt shqiptarė”. Problemet mė tė mėdha lidhen me sistemin e shpėrndarjes, por edhe me mentalitetin e vetė konsumatorėve. “Problemet shfaqen nė mėnyrė tė dyanshme. Evidentojmė se ky sektor nuk ka vepruar gjithmonė me logjikėn e njė kontrate, siē kemi nė ēdo transaksion tjetėr midis qytetarit dhe ofruesit tė shėrbimeve. Nuk i ėshtė pėrgjigjur nė dėmet qė i shkakton ai konsumatorit dhe nga ana tjetėr konsumatori shqiptar nuk ėshtė dalluar pėr korrektesė nė pagimin e energjisė elektrike apo nė pėrdorimin e energjisė elektrike”, - tha Ruli . Sipas tij, dy shifrat e humbjeve joteknike, ndėrhyrjet dhe vjedhjet e energjisė nė rrjet, apo niveli 85% i arkėtimeve flasin pėr shifra qė nuk janė tė zakonshme pėr tregje tė normalizuara.

Privatizimi dhe investimet

Kompanitė kanė kaluar nė fazėn e parakualifikimit dhe Ministria e Ekonomisė pret njė ofertė tė lartė prej tyre nė shtator. “Privatizimi ėshtė faza vendimtare ajo ka tė bėjė me bindjet qė duhet tė krijojnė kompanitė se nė investimin qė po bėjnė nė Shqipėri nė sektorin e shpėrndarjes kėto duhet tė kenė tė gjithė garancinė e nevojshme qė aktiviteti i tyre tė zhvillohet si njė biznes normal i mbrojtur. Si njė biznes i cili u nėnshtrohet disa rregullave tė caktuara dhe tė parashikuara nga ana e tyre”, - tha Ruli. Sipas ministrit, investimet nė rrjet datojnė nė vitet ’60, ndonėse nė akset dhe komponentėt kryesorė, investimet e kanė rinovuar ndjeshėm kėtė sistem. Nė 2008-n investimet nė kėtė sektor kapėn shifrėn prej 2 miliardė lekė, ndėrsa njė vit mė parė ishin 953 milionė lekė.

Konsumi

Gjatė kėsaj periudhe, sipas tė dhėnave tė OSSH-sė, ėshtė rritur konsumi i energjisė elektrike si nga konsumatorėt familjarė, ashtu dhe nga konsumatorėt e biznesit. Nė total konsumi ėshtė rritur me 1.3 milionė kilovat-orė nė ditė, duke e ēuar konsumin ditor nė 15.3 milionė kilovat-orė nė ditė. Prodhimi i vendit ėshtė vetėm 7 milionė kilovat-orė, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė pėrballuar nga importet. KESH-i dhe Ministria e Ekonomisė janė zotuar se nuk do tė ketė ndėrprerje tė furnizimit me energji tė qytetarėve, sidomos gjatė sezonit tė verės. KESH-i ka kontraktuar energjinė qė duhet pėr muajt e mbetur tė vitit me tenderin e zhvilluar para disa javėsh.

Humbjet

Sipas tė dhėnave tė OSSH-sė humbjet teknike nė rrjet janė rritur kėtė vit nė krahasim me 2007-n. Pėrkatėsisht humbjet teknike nė 2008-n janė 17.80 pėr qind, ndėrsa nė 2007-n kanė qenė 17.70 pėr qind dhe nė 2006-n kanė qenė 19.50 pėr qind. Humbjet teknike vijnė si rezultat i rrjetit tė amortizuar dhe problemeve nė linjat e transmetimit. Ndėrkaq sipas tė dhėnave, humbjet joteknike ose vjedhjet gjatė kėsaj periudhe janė reduktuar nė 12.40 pėr qind, kur nė 2007-n kanė qenė 15.80 pėr qind, ndėrsa nė vitin 2006 kanė qenė rreth 17 pėr qind. OSSH po vazhdon aksionet e veta pėr ndėrprerjen e lidhjeve tė konsumatorėve qė vjedhin energjinė nė gjithė vendin.

Arkėtimet

Arkėtimet familjare sipas tė dhėnave tė OSSH-sė kanė mbetur nė nivele tė njėjta me ato tė vitit 2007, pėrkatėsisht 75.67 pėr qind nė gjashtė muajt e parė tė 20008-s dhe 75.62 pėr qind nė 2007-n. Rritja mė e lartė e arkėtimeve ėshtė nė krahasim me 2006-n, 7.2 pėr qind mė shumė, nga 68.42 pėr qind qė ishte ky nivel nė 2006-n. Drejtues tė OSSH-sė presin qė tė ketė njė rritje mė tė madhe tė arkėtimeve nga biznesi, shifėr qė pėr kėtė vit ėshtė parashikuar tė arrijė nė 10 miliardė lekė, ndėrsa nė 2007-n ishte 7.9 miliardė lekė dhe nė 2006-n ishte 8 miliardė lekė. Vetėm 11.4% e konsumatorėve i pėrket sektorit tė biznesit, ndėrsa 87.7% janė familjarė.

Qytetarėt dhe bizneset konsumatorėt mė tė mėdhenj

Ndėrprerjen e energjisė vetėm pėr shkak tė defekteve dhe riparimeve

Shkaqet e ndėrprerjeve tė energjisė elektrike nė zona tė ndryshme tė vendit janė vetėm riparimet nė rrjetet e dėmtuara apo dhe remontet e planifikuara herė pas here. Sipas burimeve zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike dhe Ministria e Ekonomisė thonė se remontet do tė jenė tė vazhdueshme nė kėtė periudhė tė vitit sipas planifikimeve tė bėra. Sipas ministrit tė Ekonomisė Genc Ruli, vėmendja e punonjėsve tė OSSH-sė ka qenė e njėjtė nė kėtė periudhė, edhe pse operatori i shpėrndarjes do tė privatizohet. “Kjo nuk ka sjellė ulje tė vėmendjes apo motivimit tė punonjėsve pėr tė pėrballuar punėn e pėrditshme. Nė periudhėn e verės furnizimi, cilėsia e furnizimit dhe garancia teknike e furnizimit apo defekteve dhe riparimeve bėhet mė e ndjeshme”, - theksoi ministri. Ndėrprerjet e energjisė pėr shkak tė remonteve do tė vazhdojnė me njė kalendar tė rregullt, i cili bėhet publik sa herė qė punonjėsit e OSSH-sė ndėrhyjnė nė zona tė caktuara. Kėto ndėrprerje kanė qenė mė intervale nga 2 deri nė 4 orė nė zona tė caktuara. Familjarėt dhe bizneset mbeten konsumatorėt mė tė mėdhenj tė energjisė edhe nė kėtė periudhė. Tė dhėnat zyrtare pėr tre muajt e parė tė 2008-s tregojnė se konsumi i energjisė elektrike nga kėta abonentė u rrit me rreth 13 pėr qind kundrejt tė njėjtės periudhė tė njė viti mė parė. Nė ditėt e nxehta tė verės kėrkesa nga kėto grupe mbetet e njėjtė, pasi njė pjesė e mirė e energjisė po konsumohet pėr freskim mjedisesh. Vihet re edhe fakti se po rritet pesha e konsumit tė energjisė nga bizneset e ndryshme nė vend, rrjedhimisht janė rritur edhe arkėtimet nga kėta sektorė. Oferta pėr energjinė elektrike gjatė tre muajve tė parė tė kėtij vit, u rrit 12 pėr qind nė bazė vjetore. Furnizimi me energji i vendit po realizohet nėpėrmjet kombinimit tė prodhimit vendas me importin.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare