Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Privatizimi i OSSH-sė, qeveria e frikėsuar nga ndryshimet politike

Privatizimi i OSSH-sė ėshtė njė proces i komplikuar, qė ka sjellė shqetėsimin e qeverisė. »»


Ruli: Do tė integrojmė energjinė me Kosovėn

17.05.2008 11:48 Biznesi - Burimi: Shekulli Biznesi

Bashkėpunimi

Ministri i Ekonomisė dhe Tregtisė mendon se integrimi ekonomik i dy vendeve shqipfolėse duhet tė nisė nga sektori i energjisė elektrike

Qė prej shumė kohėsh, ėshtė aluduar se Shqipėria dhe Kosova duhet tė integrojnė rrjetet e tyre energjetike nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė energji tė bollshme dhe me kosto tė ulėt. Ministri i Ekonomisė dhe Tregtisė, z. Genc Ruli, deklaroi edhe njė herė dje gjatė takimit me katėr ministra tė Kosovės, se Shqipėria po pėrgatitet tė ndėrtojė njė linjė tė re interkonjeksioni me Kosovėn dhe se prodhimi i energjisė me hidrocentrale nė Shqipėri do tė balancohet mė sė miri me prodhimin me termocentrale nė Kosovė.

"Ministri Ruli dhe homologia e tij, Shiroka, e kanė vėnė theksin tek bashkėpunimi nė fushėn e energjisė. Tė dy ministrat kanė vėrejtur se sistemi elektroenergjitik shqiptar dhe ai kosovar janė shumė komplementare", - thuhet nė njė njoftim zyrtar.

Megjithėse teorikisht bashkėpunimi ėshtė i leverdishėm dhe i mundshėm, nga pikėpamja ekonomike, duket se tė dy vendet janė shumė larg kėsaj dhe se kapacitetet e tyre financiare janė shumė tė dobėta. Shqipėria mund tė rrisė prodhimin me 60% me kapacitetet ekzistuese nė rast se gjen burim tė sigurt energjie dhe termocentralet e qymyrit nė Kosovė duket se janė burimi mė i afėrt. Por tani pėr tani, tė dy vendet janė importuese neto tė energjisė elektrike, ndėrsa Shqipėria ka dėshmuar se nuk ėshtė e aftė tė programojė zhvillim tė sigurt dhe tė shpejtė tė kėtij sektori. Kosova ka pak kapacitete prodhuese dhe i ka shumė tė amortizuara. Sipas analizave tė KEK, vendit i nevojiten 1.5 miliardė euro investime urgjente vetėm pėr tė mbajtur nė kėmbė sistemin aktual. Vetėm pak ditė mė parė, njė defekt nė termocentralin Kosova B, pėrgjysmoi prodhimin e energjisė elektrike e pėr pasojė, shkaktoi ndėrprerje tė konsiderueshme nė furnizim.

Sipas specialistėve shqiptarė, dy janė rrugėt kryesore nė pėrmirėsimin e situatės. Pėrfundimi i TEC-ve dhe linjat e interkonjeksionit, sė bashku me ndėrtimin e linjave qė sjellin gaz. Ata thonė se linja e interkonjeksionit Elbasan-Tiranė-Vau i Dejės, qė do jetė e dyfishtė, do tė ketė degėzimet e saj me Podgoricėn dhe Prishtinėn dhe do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė uljen e kostove pėr blerjen e energjisė nga vendi ynė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare