Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Banka e SHqiperise : Bankat te tregojne normen efektive te interesit

Banka e Shqiperise ka miratuar nje rregullore qe detyron bankat private t'u bejne te njohur paraprakisht klienteve koston reale per cdo kredi qe ata marrin. »»


Ruli: Do te mbėshtesim projektet energjetike qė kalojnė pėrmes Shqipėrisė

17.05.2008 11:34 Biznesi - Burimi: SOT Biznesi

Energjetika, zhvillimet e sektorit nė fokusin e Shqipėrisė dhe vendeve tė rajonit tė Europės Juglinore, ishin nė qendėr tė seancės sė posaēme, qė u zhvullua tė premten nė mesditė nė Forumin e Crans Montanės, nėn drejtimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli. Nė seancė u trajtuan temat qė lidhen jo vetėm me tregun energjetik nė Shqipėri, por dhe nė vendet e tjera tė rajonit tė Europės Juglindore, futjen e energjive tė rinovueshme, krijimin e tregut tė energjisė nė kėtė rajon, etj.
Ministri Genc Ruli, u ndal nė zhvillimet e sektorit tė energjisė nė Shqipėri dhe nė rajon,duke marrė nė konsideratė krizėn energjetike me tė cilėn po pėrballen sot dhe duket, edhe nė tė ardhmen, Rajoni dhe Europa, pasi kėrkesat po vijnė mė nė rritje se ofertat nė tregjet energjetike tė disponueshme. “Shqipėria mbėshtet tė gjitha projektet qė vijnė pėr zhvillimin e sektorėve energjetikė pėrmes linjave ndėrkombėtare tė transportit, tė identifikuara nė rajonin e Europės Juglindore”, tha ministri Ruli.
Duke u ndalur nė situatėn nė Shqipėri, Ruli paraqiti strategjitė qė qeveria po zhvillon, pėr t’ju larguar krizės sė energjisė, duke rritur prodhimin e saj pėrmes ndėrtimti tė HEC-eve tė vegjėl dhe tė mėdhenj, ndėrtimit tė rrugėve tė transmetimit tė energjisė pėrmes linjave tė interkonjeksioneve, si ajo me Malin e Zi dhe nė prespektivė, edhe me Kosovėn dhe Maqedoninė.
Gjithashtu, ministri Ruli prezantoi dhe nevojėn e ndėrtimit tė linjave tė gazsjellsave dhe naftės, ku Shqipėria favorizohet nga pozicioni strategjik gjeografik, si dhe nxitjen pėr projektet e paraqitura nga investitorė tė huaj pėr investime nė kėto fusha nė Shqipėri, si dhe ato qė kanė nisur si nga Petrolifera, nė Porto Romano, etj.
Ministri Ruli paraqiti edhe projektet mbi lumin Vjosa, mbi Devoll ku ėshtė fituese kompania EVN. Ministri Ruli u ndal edhe nė situatėn energjetike nė rajon dhe me gjerė. Nė kėtė kontekst, ai theksoi se "duke u nisur nga fakti qė tregjet energjetike europiane dhe tė Europės Juglindore, do tė kenė vartėsi edhe nė 20-30 vitet e ardhshme nga burimet energjetike tė vendeve tė Lindjes, krijohet nevoja e zhvillimit tė rrjeteve ndėrlidhėse energjetike tė naftės, gazit dhe tė energjisė elektrike."


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare