Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Milionat per Moravėn e Bincės

Ibėr-Lepenci mbetet edhe mė tutje jashtė vėmendjes qeveritare. »»


Sigurimet shoqėrore do ulen 25% nė 2009

21.08.2008 12:02 Biznesi - Burimi: Shekulli Biznesi

Berisha premton se do tė ulė sigurimet shoqėrore qė do tė paguajė biznesi nė 15 pėr qind

Qeveria ka vendosur qė tė ulė me 25 pėr qind sigurimet shoqėrore qė nga 1 janari i vitit 2009. Deklarata ėshtė bėrė gjatė ditės sė djeshme nga ana e kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė. ”Qeveria shqiptare uli 2 vjet mė parė me 31 % sigurimet shoqėrore, duke ndikuar nė kėtė mėnyrė ndjeshėm nė koston e prodhimit, duke ulur barrėn fiskale mbi sipėrmarrėsit. Qeveria do tė bėjė hapin e dytė madhor prapė nė kėtė drejtim. Shqipėria do tė ulė me 25 % mė tej sigurimet shoqėrore. Berisha ka sqaruar se me kėtė ulje tė dytė, sipėrmarrėsit shqiptarė, si punėdhėnės, tė cilėt dy vjet mė parė paguanin 31 % sigurim shoqėror pėr tė punėsuarit e tyre, duke filluar nga 1 janari i vitit 2009 e nė vazhdim do tė paguajnė gjithsej 15 %.

Sigurimet nuk ndryshojnė pėr punėtorėt

Qeveria ka deklaruar se do tė lehtėsojė sigurimet pėr biznesin, por pagat e punonjėsve nė tė gjithė vendin si nė sektorin privat dhe atė publik do tė mbeten tė pandryshuara. Edhe nė vitin 2009 tė gjithė tė punėsuarit nė sektorin publik dhe atė privat do tė vazhdojnė qė tė paguajnė mbi pagėn njė volum taksash prej rreth 21 pėr qind. Nė kėtė pjesė 11 pėr qind do tė jenė sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore dhe 10 pėr qind taksa e sheshtė. Tė ardhurat nga sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore pėsuan njė rritje tė ndjeshme pasi qeveria vendosi pagat e referencės nė ēdo sektor. Nė kėto kushte tė gjithė bizneset dhe punonjėsit janė tė detyruara qė tė paguajnė sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore si edhe taksėn prej 10 pėr qind mbi pagėn e fiksuar me vendim. Berisha bėri tė ditur se vendime tė tilla si ato pėr uljen e taksave, lehtėsimin maksimal tė barrės fiskale, etj., kanė si qėllim lehtėsimin dhemundėsimin e rritjes ekonomike. ”Kjo ėshtė njė pėrpjekje nė kėrkim tė rritjes ekonomike. Ajo po ndodh dhe tė gjithė treguesit pa pėrjashtim dėshmojnė se rritja ėshtė mė dinamike se asnjėherė mė parė. Edhe nė kėtė kontekst mund t’u them se parimet tona, zbatimi i kėtyre parimeve tė mėdha, po shoqėrohet me njė sukses real tė ndjeshėm. Jam i bindur se biznesi shqiptar dhe ndėrkombėtar do ta presin me kėnaqėsi tė veēantė, kėtė vendim.”



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare