Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Berisha i fal Taēit tregun e naftės nė Shqipėri

Berisha i fal Taēit tregun e naftės nė Shqipėri

Nga Fitim ZekthiShoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve ka protestuar dje ashpėr me anė tė njė letre drejtuar kryeministrit, Sali Berisha, pėr monopolin qė ky i fundit po i jep “Taēi Oil” nė tregtimin i vetėm tė naftės D2. »»


Tregu i argjendarise, abuzohet me peshen dhe cilesine

25.08.2008 06:00 Biznesi - Burimi: Koha Jone Ekonomi


E Hene, 25 Gusht 2008

Deri tani as ne doganat shqiptare dhe as ndonje subjekt tjeter privat nuk kane mundur te kene nje laborator qe te tregojne realen mbi cilesine e bizhuve ne flori ose ne argjend.

Mirepo krahas spekulimit me cilesine, nga e cila argjendaret fitojne me se shumti mungon, pesha eshte nje tjeter "oaz" ku argjendaret abuzojne. Dyqanet e floririt nuk i kontrollon askush. Askush nuk u jep garanci konsumatoreve per guret e cmuar, as per floririn i cili shitet per 14 karat, por mund te jete i perziere me argjend, baker apo me metale te tjera ne perqindje te larte. Keshtu, qytetari kujton se blen 7 grame flori, kur ne varesen e tij mund te kete vetem 4 grame flori. Nga ana tjeter, peshoret elektronike te shitesve jane teresisht jashte kontrolli. Shkoni e peshoni nje unaze ne argjendari te ndryshme dhe do te bindeni per kete. Drejtoria e Peshematjes dhe Meteorologjise duhet te ushtroje kontrolle. Por ne nje kohe kur jemi mesuar te ushqehemi me prodhime pirate e te vishemi me imitacione eshte paradoksal te kerkosh cilesi te sakte te floririt.

Nga ana tjeter, vete argjendaret jane te bindur per kete lloj tregu, por per te vene rregull eshte e pamundur. Praktikat evropiane te tregtise se floririt jane te shume te rrepta. Tregu eshte i rregulluar ne ate menyre sa spekulimi me peshen dhe me cilesine e con ata drejt e burg. Siguria se, nese ke blere ate qe ke deshiruar mbetet me se shumti ne ndergjegjen e tregtareve. Madje ata qe nuk besojne nuk hezitojne te aplikojne provat tradicionale per te provuar cilesine, duke kafshuar me dhembe e te tjera te menyra qe jane aplikuar kur nuk kane ekzistuar laboratoret.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare