Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Berisha i fal Taēit tregun e naftės nė Shqipėri

Berisha i fal Taēit tregun e naftės nė Shqipėri

Nga Fitim ZekthiShoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve ka protestuar dje ashpėr me anė tė njė letre drejtuar kryeministrit, Sali Berisha, pėr monopolin qė ky i fundit po i jep “Taēi Oil” nė tregtimin i vetėm tė naftės D2. »»


Turizmi, shqiptarėt rekord shpenzimesh jashtė

29.08.2008 12:06 Biznesi - Burimi: Shekulli Biznesi

Gjysma e atyre qė quhen turistė nga qeveria shqiptare janė emigrantė qė vijnė pranė familjeve

Bilanci i turizmit pėr 6-mujorin e parė ėshtė pėr herė tė parė nė kėto 18 vite me deficit

Shqipėria kthehet nė njė vend me deficit edhe pėr sa i pėrket shėrbimeve tė turizmit. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, shėrbimet e udhėtimit kanė shėnuar njė deficit prej 23 milionė eurosh, kundrejt suficitit tė regjistruar nė gjashtėmujorin e njė viti mė parė prej 10 milionė eurosh. Ky deficit ka ardhur si pasojė e rritjes mė tė shpejtė tė shpenzimeve qė shqiptarėt bėjnė jashtė vendit pėr turizėm me 28 pėr qind, kundrejt tė ardhurave nė turizėm brenda vendit me 19 pėr qind. Por edhe shifrat e fryra qė jep Ministria e Turizmit pėr turistėt e huaj janė joreale, pasi pjesa dėrrmuese e tyre janė emigrantė. Rreth 50 pėr qind e rritjes sė turistėve, sipas BSH, vjen nga ardhja e emigrantėve nė atdhe.

Tė ardhurat nga turizmi, gjatė kėtij gjashtėmujori ka sjellė rreth 471 milionė euro tė ardhura, duke shėnuar njė rritje vjetore prej 19 pėr qind. Kjo erdhi si pasojė e rritjes sė fluksit tė jorezidentėve me 45 pėr qind qė kanė vizituar vendin, 49 pėr qind e tė cilėve cilėsohen si emigrantė. Shpenzimet qė kanė bėrė shqiptarėt jashtė pėr turizmin vlerėsohet 494 milionė euro, me njė rritje vjetore prej rreth 28 pėr qind. Kjo ka ardhur si pasojė e rritjes sė numrit tė udhėtarėve me 36 pėr qind. Njė tjetėr faktor, qė vazhdon tė ndikojė nė rritjen e shpenzimeve pėr turizėm jashtė vjen nga niveli i lartė i ēmimeve qė karakterizon vendet e Eurozonės, destinacionet kryesore tė udhėtarėve rezidentė. Shqipėria vazhdon tė jetė importuese neto e shėrbimeve tė transportit dhe tė sigurimit tė mallrave, fenomen ky qė lidhet natyrshėm me rritjen e importeve tė mallrave dhe qė ndikon drejtpėrdrejt nė deficitin e tregtisė sė shėrbimeve. Kėtė gjashtėmujor deficiti i kėtyre shėrbimeve vlerėsohet me njė rritje vjetore prej 2.5 herė. Ndėrkohė, shėrbimet e tjera shfaqin mundėsi konkurrente nė tregtinė ndėrkombėtare tė shėrbimeve kryesisht nė shėrbimet financiare, komunikacionit, dhe tė konstruksionit, duke regjistruar suficit prej 21.4 milionė eurosh.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare