Vendimi, paga minimale rritet me 10 mije leke
03.07.2008 18:07 Biznesi - Burimi: Koha Jone Ekonomi
Blerina Hoxha E Enjte, 03 Korrik 2008
Paga minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat, nga dita e djeshme do te jete 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Qeveria vendosi dje te rrise masen e pages minimale pas rritjes qe u aplikua ne muajin shkurt, me argumentin e vendosjes se standardeve nderkombetare. Miratimi i pages minimale ka per qellim rritjen e nivelit te kontributeve qe paguajne bizneset dhe shteti per punonjesit. Pasi sa me e larte te jete paga minimale, aq me i larte eshte kontributi qe paguhet ndaj sigurimeve shoqerore. Ndersa per ata qe punojne me kohe te pjesshme, paga minimale do te jete 98 leke per ore pune, nga 92 leke qe eshte aktualisht. Ne sektorin buxhetor paguhen me page minimale 6700 punonjes, ose rreth 6% e punonjesve buxhetore. Projektvendimi i miratuar nga qeveria parashikon qe punonjesit buxhetore mund te marrin shtesa te ndryshme dhe shperblime mbi kete page minimale. Sipas sistemit te pagave te punonjesve mbeshtetes, mbi pagen baze jepen shtesa per veshtiresi, vjetersi ne pune etj. Mirepo, rritja e pages eshte e vlefshme edhe per sektorin privat, i cili do te perballohet me rritje te kostove te sigurimeve me rritjen e pages minimale. Paga minimale eshte percaktuar duke u mbeshtetur ne programin e qeverise ne fushen e pagave, nivelin ekzistues te pagave ne ndermarrjet dhe institucionet publike e private, si dhe ndikimin e vendosjes se takses se sheshte mbi te ardhurat personale. Vendimi i djeshem mbeshtetet ne Kodin e Punes dhe ligjet perkatese si dhe ne Konventen e ILO-s "Mekanizmi i Caktimit te Pages Minimale" ratifikuar nga Republika e Shqiperise, thuhet ne relacionin e Ministrise se Punes. Qeveria aplikoi ne fund te muajit shkurt nje rritje te pages minimale nga ne 160 mije leke nga 145 mije leke qe ishte me pare. Nderkohe qe ka deklaruar nje politike te vazhdueshme ne drejtim te rritjes se pages minimale ne menyre sistematike. Komuniteti i biznesit reagoi ashper per percaktimin e nivelit te pagave, duke filluar nga minimumi per te gjitha kategorite e punonjesve. Sipas komunitetit te biznesit, niveli i pagave per efekt te sigurimeve shoqerore i percaktuar nga qeveria shpesh nuk perkon me realitetin. Per shkak se ne disa raste, tregu real i pagave eshte me i ulet se shkallet qe ka percaktuar qeveria. Mirepo, ekspertet ne Ministrine e Punes dhe ate te Financave shprehen se, para dhe gjate hartimit te projekteve, jane marre ne konsiderate pagat ne sektorin privat ne te gjitha linjat. Mirepo, kompanite e prodhimit te kepuceve dhe veshjeve per eksport kane deklaruar se niveli i pages reale ne kete sektor, sidomos ne vitet e para te punes, eshte me i ulet se percaktimet ne vendimet e qeverise. Mirepo, pavaresisht ketyre situatave, punonjesit ne sektorin privat dhe ne ate shteteror do te paguajne nivel me te larte sigurimesh e per rrjedhoje do te perfitojne nje pension pleqerie me te larte.
17000 Leke do te jete paga minimale e punonjesve ne sektorin publik dhe privat. Qeveria miratoi dje nje rritje prej 7% te pages minimale ne vend, duke qene se aktualisht punonjesit e paguar minimalisht marrin 16 mije leke ne muaj.
98 Leke do te jete paga minimale per ore pune. Eshte parashikuar paga orare ne masen 98. nga 92 leke qe ishte, me qellim qe te mbrohen me mire punonjesit qe punojne me kohe te pjesshme, ose jashte kohes normale te punes.
lajme.parajsa.com
































