Viti 2007, njė vit shumė i keq pėr bujqėsinė
20.08.2008 12:16 Biznesi - Burimi: Shekulli Biznesi
Sipas statistikave zyrtare, prodhimi bujqėsor kombėtar nė vlerė nominale u rrit me vetėm 1.47%. Nė vlerė reale qe negative
Viti 2007 qe njė nga periudhat mė tė kėqija pėr sektorin e bujqėsisė nė Shqipėri, si pasojė e thatėsirės sė tejzgjatur qė solli ulje tė konsiderueshme nė prodhim si dhe si pasojė e uljes sė sipėrfaqes sė tokės nėn kultivim. Vlera totale e prodhimeve tė bujqėsisė arriti nė 186 miliardė lekė me rritje vetėm 1.47% kundrejt vitit tė kaluar. Shqetėsues duket se ėshtė rėnia e fortė e ritmit tė rritjes sė agroindustrisė, e cila nė kushtet e Shqipėrisė preket shumė mė pak nga thatėsira sesa bujqėsia. Agroindustria realizoi prodhim nė masėn e 48 miliardė lekėve, me rritje vetėm 3.3%. Nė vitin 206, ky sektor qe rritur me 9%.
Te agroindustria, qė nga viti 2005 ėshtė rregjistruar mbyllja e 20 ndėrmarrjeve. Gjatė vitit tė kaluar vėrehet njė rėnie e konsiderueshme e prodhimit tė sallamit me 7%, i vajit vegjetal me mbi 30%, i vajit tė ullirit me 56%. Me rritje kanė qenė industria e blojės, bukės dhe birrės. Prodhimi i pijeve freskuese ka rėnė, ndėrkohė qė prodhimi i ujit mineral ka pėsuar rritje tė ndjeshme. Rritja te uji mineral shpjegohet me krizėn e tejzgjatur tė ujit nė qytetet shqiptare gjatė verės sė kaluar.
Prej vitesh, sektori i bujqėsisė vuan nga mbipopullimi i fshatit dhe nga pamundėsia pėr tė akumuluar kapital pėr tė investuar nė rritjen e eficencės. Fermat e vogla prej vetėm 1 hektarėsh me tė cilėn duhet tė ushqehen katėr apo pesė anėtarė tė njė familjeje, nuk krijon kushtet pėr tė hyrė nė aktivitet tregtar dhe pėr tė akumuluar kapitalet e nevojshme pėr zhvillim. Pėr kėtė arsye, prej vitesh fshatarėt janė pėrqendruar nė rritjen e bagėtive si dhe nė bulmetra. Pėr shkak se prodhimi i mishit dhe bulmetit ėshtė gjithashtu tejet i copėzuar, nuk ka mundėsi pėr tė plotėsuar standardet europiane pėr eksport, gjė qė ka krijuar njė treg tė brendshėm tė izoluar dhe jashtė ndikimeve globale. Pėr pasojė, Shqiptarėt kanė mundėsi tė blejnė bulmetra dhe mish me cmime shumė mė tė ulėta sesa qytetarėt e vendeve fqinje dhe cmimet nuk lėvizin as kur nė tregun ndėrkombėtar rriten. Gjatė vitit tė fundit, cmimet e prodhimeve tė bulmetit nė tregun ndėrkombėtar janė rritur me 80% ndėrsa cmimet nė tregun shqiptar kanė mbetur tė pandryshuar. Eksportet bujqėsore janė rritur me 12% gjatė vitit tė kaluar, rritje qė i dedikohet pothuajse tėrėsisht bimėve medicinale. Eksportet e peshkut tė konservuar, pėr tė cilin Shqipėria ka luftuar me BE-nė pėr kuota, ka pėsuar rėnie. Eksportet e zarzavateve kanė pėsuar rritje tė konsiderueshme, por pesha e tyre nė vėllimin e tregtisė ėshtė shumė e papėrfillshme, rreth 1 milionė euro nė vit. Eksportet e bimėve medicinale qenė 14 milionė euro vitin e kaluar.
lajme.parajsa.com



































