Total: (533,631)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

I hiqet licenca kompanisė sė minierave ku vdiqėn dy vetė

Vendimi vjen pasi njė ditė mė parė nė minierat e kompanisė nė fjalė nė Martanesh, humbėn jetėn dy minator. »»


"Si te ndertojme nje ide te suksesshme sipermarjeje"

"Si te ndertojme nje ide te suksesshme sipermarjeje"

25.07.2009 16:02 - Kategoria: Biznesi


E Shtune, 25 Korrik 2009

Luigi Amati, president i META Group, nje nga grupet me te fuqishme ne lidhje me krijimin dhe keshillimin e sipermarrjeve ne shume vende te botes; punon prej shume vitesh si nje ekspert ne fushen e sipermarrjes, ne disa vende jo vetem te Evropes, por edhe me gjere. Se fundmi, ndodhet ne Shqiperi, ku po zhvillon leksione me studentet e masterit prane Universitetit Europian te Turizmit, ne lenden "Krijim Ndermarrjesh". Prezenca e tij ketu, jo vetem qe do te ndihmoje ne ngritjen e nje inkubatori idesh per sipermarrjen, por do te thote gjithashtu qe se shpejti META Group mund te investoje ne vendin tone. "Objektivi yne eshte te hapim pervec laboratorit te ideve, edhe nje zyre tonen apo prezencen tone ketu. Kjo do te varet nga mundesite per biznes qe do te shqyrtojme, si dhe nga mundesite per t'u lidhur me institucionet publike dhe ato private", thote Luigi Amati per "KJ", ndersa shton se EUFT-se dhe META Group nuk i mungojne. Keshillat e tij jane nje recete e mire per te gjithe ata qe duan te investojne ne ide biznesi, te vogla apo te medha qofshin keto.
Ju jepin lenden "Krijim Ndermarrjes'. Cfare njohurish po ndani me studentet

Behet fjale per modulin e dyte te lendes "Krijim Ndermarrjesh". Ne pjesen e pare jane dhene bazat e nje plani biznesi, ndersa tani po punojme me ide konkrete biznesi me studentet, ne menyre qe ata me vone te mund te konkretizojne ate qe tani mbetet ne kuader te dickaje te pergjithshme. Po studiojme mbi verifikimin ne lidhje me faktin se sa ideja mund te jete interesante dhe e vlefshme per tregun, gje qe con me me pas ne krijimin e ndermarrjes.
Sa i rendesishem eshte per studentet e turizmit ky proces

Per studentet ky proces eshte tejet i domosdoshem. Aktualisht, mund te kete mijera ide biznesi ne Shqiperi, por duhet ditur nese keto ide jane te mira dhe a mund te ngrihet ne kembe nje sipermarrje e suksesshme. Sepse ne te kunder, falimentimi eshte i sigurt.
Nje biznesmen qe ka ndermend te investoje ne nje ide, si mund te kuptoje qe ajo eshte apo jo e suksesshme

Ne menyre qe te dime nese ideja jone eshte e mire ajo jo, eshte e nevojshme qe te bejme nje pune sistematike. Te kesh ide eshte e lehte, por te kesh ide te mira, qe transformohen ne biznese qe sjellin fitime, kjo po qe eshte e veshtire. Midis ketyre te dyjave, qe te kemi sukses me sipermarrjen qe do ngreme, duhet bere nje pune e madhe qe shpeshhere tingellon si teorike, por qe nuk eshte. Kjo perfshin disa faza, qe nga studimi i tregut, i bleresve, i cmimeve etj. Ky proces eshte imperativ dhe perfshin gjithashtu edhe marrjen ne konsiderate te analizes financiare.
Bota mbare gjendet aktualisht ne mes te nje krize ekonomike gjitheperfshirese. Si orientohen idete e biznesit ne raste te tilla

Ne cdo periudhe krize, ka dy sjellje; frike dhe mundesi te reja. Kjo e fundit, per shkak se shume sipermarrje nuk kane mbijetuar, krijohen hapesira per biznese te reja ne treg. Po keshtu, edhe sepse tregu zhvendoset nga njeri vend ne tjetrin. Si psh., mund te marrim nje rast; nese turistet nuk kane para per te shpenzuar per pushimet e tyre ne Itali, mund te vijne ne Shqiperi, sepse ketu kushton me pak. Keshtu, ndoshta kriza ekonomike globale qe po perjetojme aktualisht, mund te jete nje mundesi e mire per t'u shfrytezuar ne sektorin e turizmit ne Shqiperi, kjo mbetet per t'u pare.
Ju po thoni qe turizmi eshte nje nga sektoret me fitimprures ne ekonomi

Turizmi eshte jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Evrope, nje nga sektoret qe ne 10 vitet e ardhshme do rritet ne menyre shume te ndjeshme. Sipas Organizates Boterore te Turizmit, do te kete nje rritje prej 15-20% te te ardhurave ne vit, keshtu qe mund te themi se turizmi eshte nje sektor te i cili mund te investojme dhe te mbeshtetemi pa frike. Kjo per shkak se numri i personave te perfshire ne kete industri do te kete gjithashtu rritje te dukshme.
Sa e rendesishme eshte mbeshtetja te ekspertet si ju, para ngritjes se nje sipermarrjeje

Sigurisht qe mbeshtetja te profesionaliste te sipermarrjes, redukton shume mundesine per te falimentuar ne sipermarrje. Eshte e qarte qe elementi thelbesor ose te themi ndryshe sekreti, eshte qe te besosh ne idene qe ke, sepse cdo ide, edhe ato me te suksesshmet ne bote, kane nisur nga nje pike fillestare dhe natyrisht qe nuk kane lindur me ate reputacion qe ne fillim. Duhet veshtruar para ne menyre pozitive, ne menyre qe te jesh i suksesshem. E perseris, fakti i te punuarit qe ne fillim me eksperte qe kane mbikeqyrur shume biznese dhe i kane pare ato te rriten, eshte garanci per minimizimin e falimentimit. Por kjo nuk do te thote sigurisht qe kjo gje do te ishte garanci absolute suksesi.
Sipas jush, cfare eshte me e rendesishme per te ngritur ide te mira biznesi, ne nje vend si Shqiperia

Ne nje vend si Shqiperia, gjeja me e rendesishme eshte ambienti i biznesit, qe do te thote qe ligjet duhet te jene te favorshme per investitoret. Kjo nis qe nga organizimi ne niveli institucional, nga qeveria, nga bankat, nga universitetet, qe jane te gjitha se bashku faktore qe favorizojne klimen per biznes. Sic e thashe edhe me siper, ide biznesi, jo vetem ketu, por ne shume vende te tjera, mund te kete me mijera, por ceshtja eshte se sa te rinj do te vihen ne funksion te ketyre ideve. Numri i te personave qe besojne ne keto ide, eshte ne proporcion me faktin se sa nje vend eshte favorizues ne lidhje me sipermarrjen. Mendoj se ne nje vend si i juaji, ka shume pune per te bere, per te treguar se biznesi mund te perkrahet edhe me mire. Rol te rendesishem ne kete proces si dhe ne besueshmerine e tregut shqiptar te biznesit, luajne financa, bankat, kapitali i riskut dhe gjithe aktoret e tjere. Megjithate, une kam shume pak njohuri per kete aspekt te vendit tuaj, ndaj nuk mund te jap mendime me konkrete ne kete fushe.
Cfare ju bie me shume ne sy ne sipermarrjen ne pergjithesi ne Shqiperi

Verej se ne fushen e sipermarrjes, shqiptaret kane shpirtin e biznesit. Duhet zhvilluar nje kontekst ekonomik, legjislativ dhe kulturor gjithashtu, qe te ndihmoje kete sipermarrje. E rendesishme eshte qe te jete evidente qe keta njerez qe investojne fort, te marrin ate qe meritojne. Keshtu, mund te kete cdo vit cmime per biznesmenin me te mire, per ate qe ka qene me i suksesshem etj. Stimulimi i ketij ekosistemi inovativ do te mundesonte qe edhe universitetet, prej nga dalin forcat e reja, te mund te kene lidhje me sipermarres te tille, qe eksperiencat e tyre teorike te mund te konkretizohen ne te ardhmen.
META Group, pjese e se ciles jeni ju, ka plane te investoje me gjere ne vendin tone, ndoshta me projekte konkrete

Mundesia e sipermarrjes nga META grup ne Shqiperi, ka lidhje pikerisht me bashkepunimin me Universitetin Europian te Turizmit. Ideja jone eshte qe te krijojme ne ambientin universitar nje laborator idesh, qe mund te jene ide qe lidhen me turizmin, ose qe kane lidhje me sipermarrjen. Synimi yne eshte te investojme dhe te mbeshtesim idete qe tingellojne ambicioze, qe kerkojne te rriten ne nivel lokal dhe kombetar dhe qe kane permbajtje te rendesishme. Keto ide mund te jene jo vetem tradicionale, si psh., ngritja e hoteleve apo sipermarrjeve te tilla, por edhe ide qe kane lidhje me teknologjine e re qe do t'i mundesojne sektorit te turizmit nje ndikim te tille, qe Shqiperia te shihet jashte vendit krejt ndryshe nga sa shihet tani. Eshte e dukshme qe Shqiperia ka nje imazh te ndryshem nga vende turistike si Kroacia apo Greqia, ne te njejten kohe kur bukurite natyrore dhe ato kulturore e me tej, jane te krahasueshme me keto vende. Keshtu qe duam te mbeshtesim ato ide dhe sipermarrje qe qendrojne ne parararoje te turizmit ne Shqiperi. Ndaj po punojme me fort me studentet e masterit, te cilet kane nje kapacitet te tille intelektual, i cili mund te vihet ne funksion te ideve te tilla. Sigurisht qe investimi ne projekte konkrete ben pjese ne planet tona. Ne nuk kemi ardhur ketu vetem per te dhene pak informacion dhe njohuri teorike ne kete fushe. Objektivi yne eshte te hapim pervec laboratorit te ideve, edhe nje zyre tonen apo prezencen tone ketu. Kjo do te varet nga mundesite per biznes qe do te shqyrtojme, si dhe nga mundesite per t'u lidhur me institucionet publike dhe ato private. Ne fakt, ne kemi sakaq nje eksperience ne Evropen Lindore, pasi kemi prej vitesh nje zyren tone ne Lubjane te Sllovenise, ku aktiviteti yne po rritet ne vazhdimesi. Shpresojme se mund te bejme nje lloj aktiviteti te ngjashem edhe ketu ne vendin tuaj. Ajo qe kemi hedhur ne leter, ben qe te shkojme ne fazen verifikuese nese eshte e mundur te vihet gjithcka ne praktike. Kete e verteton edhe prezenca ime ketu. Megjithate, duhet kohe dhe durim, si dhe idete e duhura, qe EUFT-se dhe META Group nuk i mungojne.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

mer
mer
28.12.2009 12:57

per ide




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!