Shtrohen kilometrat e parė me asfalt
03.08.2009 08:02 - Kategoria: Biznesi
Vėshtirėsive tė qytetarėve, tė cilėt kanė udhėtuar nė rrugėn Prishtinė-Pejė, mė saktėsisht nė pjesėn Fushė-Kosovė-Sllatinė, sidomos pėr ata qė e kanė frekuentuar kėtė rrugė ēdo ditė tash e njė vit, si duket u ka ardhur fundi.Kjo pasi gjatė vikendit ka filluar shtrimi i asfaltit nė pjesėn e parė tė kėsaj rruge, e cila kishte filluar zgjerimin tash e njė vit. Kjo ka ndodhur vetėm disa ditė pas premtimit tė ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, se rruga do tė pėrfundohet para vjeshtės. "Shtrati i rrugės besoj qė pėr 10 ditė do t'i shohim fillim e asfaltimit tė fazės sė parė. Punimet e rrugės nė pėrgjithėsi do tė pėrfundojnė tėrėsisht deri nė vjeshtė", pati deklaruar ministri Limaj ditė mė parė. Kompanitė qė janė duke zgjeruar kėtė magjistrale i kanė intensifikuar punimet, ndėrsa nė disa pjesė tė saj ėshtė duke u punuar dhe gjatė natės.
Pjesa e parė e rrugės-lot 1, tanimė ėshtė mė afėr pėrfundimit, pasi ėshtė duke u rregulluar shtrati i rrugės, pėr t'u pėrgatitur pėr asfalt. Ndėrsa tanimė njė pjesė tė rrugės, mė shumė se njė kilometėr iu ėshtė shtruar asfalti. Madje edhe nė ditėt e vikendit ėshtė duke u punuar nė tė gjitha pjesėt e rrugės.
Pėrveē, disa urave qė tanimė janė mė afėr pėrfundimit, disa tė tjera mund tė vonohen derisa tė jenė tė gatshme tėrėsisht pėr qarkullim. Kėtė e ka pranuar edhe ministri i Transportit, Fatmir Limaj. Idriz Gėrguri, banor i fshatit Vragoli, thotė tė jetė i gėzuar qė ka filluar asfaltimi i rrugės, pasi ka njė vit qė pėrballet me probleme gjatė udhėtimit pėr shkak tė punimeve qė janė zhvilluar nė kėtė rrugė. "Qė njė vit duke udhėtuar nė kėtė rrugė ka qenė njė torturė, pasi edhe automobili ėshtė dėrrmuar dhe po pres pasi tė pėrfundojė rruga t'ia bėjė njė servisim", u shpreh ai. Gėrguri shpreson qė rruga tė jetė e shtruar me standarde tė lartė, pasi, sipas tij, kjo rrugė ėshtė mė e frekuentuara dhe mund tė shfaqen gropat shpejt. V. P.
Burimi: Kosova SOT Ekonomi
lajme.parajsa.com




























































