Total: (550,304)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
2 shpenzime

Buxheti pėr vitin 2015, si parashikohet rritja e tė ardhurave

Qeveria jonė synon tė mbledhė 43 miliardė lekė tė ardhura mė shumė vitin e ardhshėm pėrmes mirėadministrimit, luftės ndaj evazionin fiskal dhe rritjes sė taksave mbi qytetarėt dhe biznesin. »»


Gjobat e makinave, vonesat e Postės penalizojnė pėr sė dyti shoferėt

Gjobat e makinave, vonesat e Postės penalizojnė pėr sė dyti shoferėt

29.10.2009 16:04 - Kategoria: Biznesi

Gjobat e makinave, vonesat e Postės penalizojnė pėr sė dyti shoferėt


Shumė shoferė tė automjeteve nė Tiranė javėt e fundit janė pėrballur me ndalime dhe ndėshkime tė Policisė Rrugore pėr shkak tė gjobave tė papaguara. Por nė njė pjesė tė madhe tė rasteve shkak nuk kanė qenė shoferėt, por Posta Shqiptare. Kjo e fundit duket se paratė qė arkėton nga shėrbime tė ndryshme pagesash ndėr tė cilat edhe gjobat e shoferėve qė paguhen nė sportelet e saj, i pėrdor fillimisht pėr shpenzimet e veta (institucionit) dhe pėr pas bėn arkėtimet nė llogari tė institucioneve tė tjera me tė cilat ka marrėveshje. Por njė vonesė e tillė nė arkėtimet e parave dhe nė kalimin e tė dhėnave sidomos pėr gjobat e shoferėve, pėrkthehet nė kamatėvonesa pėr shoferėt dhe nė ndalime pa shkak prej Policisė Rrugore. Tė pyetur nga gazeta “Albania” punonjės tė sporteleve tė Postės Shqiptare, fajėsojnė pėr neglizhencėn shoferėt duke thėnė se, ata nuk marrin kuponin e pagesės ose mandat-pagesėn nga posta pėr t'ia treguar atė policisė nė rast ndalimi. Por nga ana tjetėr shoferėt ankohen se gjobat nuk janė derdhur nė Polici prej mė shumė se 8 muajsh, dhe se kjo gjė nuk ka lidhje fare me neglizhencėn e tyre, por me moslikujdimin e parave nga ana e Postės Shqiptare.

Problemi

Pėrdorimi qė Posta Shqiptare u bėn parave qė arkėtohen nė sportelet e saj nga faturat e ndryshme tė qytetarėve si ato tė energjisė, telefonisė fikse, asaj mobile si dhe gjobave tė shoferėve, si dhe moslikujdimi i tyre nė kohėn e duhur ngarkon me pasoja qytetarėt. Shumė institucione si KESH-i ose Albtelekomi janė ankuar edhe mė parė pėr kėto vonesa, por tani duket se radha i ka ardhur edhe Policisė Rrugore, e cila si rrugė mė tė shkurtėr ka gjetur penalizmin pėr herė tė dytė tė drejtuesve tė mjeteve nė kryeqytet. Kėta tė fundit pasi rezultojnė me gjoba tė papaguara nė regjistrin elektronik tė Policisė Rrugore, ndalohen prej inspektorėve tė saj dhe u merren (sekuestrohen) dokumentet e makinės si patenta dhe Leja e Qarkullimit deri nė pagesėn e gjobave. Por edhe pse shoferėt pretendojnė se i kanė paguar gjobat nė sportelet e Postės, pėrsėri kjo gjė nuk figuron nė kompiuterat e Policisė. Kjo ka bėrė qė shumė shoferėve gjobat tė cilat nuk rezultojnė tė paguara tu kalojnė edhe me kamatė. Por nga ana tjetėr nė Postėn Shqiptare asnjė nuk mban pėrgjegjėsi pėr kėtė.

Gjobat

Janė me qindra automjetet qė ditėt e fundit janė bėrė pre e ndalimeve dhe e bllokimeve nga ana e Policisė Rrugore. Shkak janė gjobat e papaguara tė shoferėve, ose mė mirė vonesat nė likuidim dhe nė raportim qė atyre u ka bėrė Posta Shqiptare. Kėtė e tregojnė dhe radhėt e gjata tė drejtuesve tė automjeteve nė sportelet e Policisė Rrugore nė zonėn e Kinostudios nė Tiranė, por dhe pranė sporteleve tė Postės ku kėrkojnė verifikimin e gjobave tė paguara mė parė. Nė tė dyja kėto sportele janė qindra shoferė qė presin nė radhė pėr tė marrė vėrtetime me qėllim qė tė ballafaqojnė palėt vetėm pėr shkak tė vonesave nga ana e Postės. Por nga ana tjetėr shoferėt thonė se nuk mund tė mbajnė me muaj tė tėrė mandat-pagesat e gjobave qė atyre ua jep Posta Shqiptare, pasi ata mendojnė se ato hidhen nė kohė nė rrjetin elektronik tė Policisė Rrugore. 27 Tetor 2009




Burimi: Gazeta Albania Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!