Total: (548,756)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
ERE

Heqja e fashės 300 kwh, ERE: Preken 2.1 mln konsumatorė

Nė njė kohė qė po diskutohet heqja e fashės sė energjisė elektrike, Enti Rregullator i Energjisė deklaron se janė 2.1 mln konsumatorė tė cilėt do tė preken nga heqja e fashės 300 kėh tė energjisė. »»


Transport mallrash me tarifa 50 pėr qind mė tė ulėta

Transport mallrash me tarifa 50 pėr qind mė tė ulėta

12.12.2007 15:09 - Kategoria: Biznesi

  Shėrbimi mė ri i Postės Shqiptare

Posta Shqiptare, si institucion qė ekziston qė prej 95 vjetėve, ka njė rrjet zyrash dhe linjash transporti qė mbulojnė tė gjithė territorin e vendit. Nė zbatim tė strategjisė sė saj pėr implementimin e shėrbimeve tė reja, Posta Shqiptare po i kushton kujdes tė veēantė dhe shėrbimit tė transportit, jo vetėm pėr nevojat e veta, por dhe pėr tė tretėt, ose mė saktė pėr kėdo klient qė ka nevojė tė kryejė transport nė ēdo skaj tė vendit ku ka shtrirje Posta Shqiptare me 541 zyra postare. Posta bėn me dije mbi njė shėrbim tė ri, transporti pėr tė tretė, i cili kryhet pėr ēdo qytetar apo kompani dhe mbi tė gjitha ka njė tarifė 50% mė tė ulėt se tregu. Posta Shqiptare merr pėrsipėr transportin e mallrave tė ambalazhuara nė koli jo mė shumė se 30 kg secila dhe jo mė shumė se 2.25 metra, masė nė tė cilėn pėrfshihet gjatėsia, gjerėsia dhe lartėsia e kolisė. Mėsohet se ēdo klient mund tė transportojė koli me kėto pėrmasa nė sasitė e dėshiruara. Ndėrkaq, grafiku i lėvizjes sė automjeteve tė transportit realizohet ēdo ditė nga e hėna nė tė diel, aktualisht nė 118 ndalesa, tė cilat pėr vitin 2008 do tė bėhen 260 ndalesa nė tė gjithė Shqipėrinė. Kjo infrastrukturė e Postės Shqiptare mundėson realizimin e kėrkesave tė tė gjithė klientėve jo vetėm me tarifa tė leverdishme pėr ta, por edhe nė ēdo kohė. Vlen pėr t'u theksuar se ky transport nuk ėshtė me lėvizje tė njėanshme, pasi cilido qė kėrkon ta kryejė kėtė shėrbim, mund t'i drejtohet Postės Shqiptare nė qytetin ku ai jeton dhe transporti kryhet nė ēdo drejtim dhe skaj tė Shqipėrisė, atje ku klienti ka nevojė. Sė fundmi, kjo kompani ka rritur dhe kapacitetet e transportit me blerjen e mjeteve tė reja, 95 automjete dhe 100 mjete tė tjera transporti motorike.

Politika aktuale

Me rritjen e numrit tė mjeteve tė transportit dhe miratimin nga ana e drejtorisė sė shoqėrisė sė grafikut tė update sipas zgjerimit dhe nė funksion tė kryerjes nė kohė tė shėrbimeve, ėshtė arritur nė konkluzionin se ekziston njė potencial i konsiderueshėm i mjeteve tė transportit me shtrirje tė gjerė me rreth 127 ndalesa, qė prekin gjithė territorin e Shqipėrisė ( gjithsej rreth 140 ndalesa vajtje-ardhje).

Nė kėtė mėnyrė, Posta bėn me dije se shfrytėzimi i kapaciteteve tė lira tė mjeteve tė transportit me ngarkesa tė bizneseve pėr nevojat e tyre do tė ēonte nė rritjen e tė ardhurave dhe eficencė tė pėrdorimit tė tyre. Kėshtu, nga njė studim qė i ėshtė bėrė ngarkesave mesatare ditore nė kohė normale dhe nė pik, kapaciteti i pashfrytėzuar i tonazhit tė makinave ėshtė rreth 40-45%.

Projekte

Mendohet qė fillimisht tė pėrthithen artikujt e bizneseve:

- Farmaceutike

- Libra shkollorė

- Artikuj kozmetike

Nga studimi i tregut rezultojnė afėrsisht:

57 depo tė barnave mjekėsore nė Tiranė dhe Durrės

22 shtėpi botuese kanė fituar tė drejtėn e shpėrndarjes sė librit pėr vitin

akademik 2006-2007

40 biznese kozmetike

Avantazhet konkurruese :

- 127 ndalesa sipas hartės sė grafikut tė transportit (140 ndalesa vajtje-ardhje)

- klasifikimi sipas orareve tė mbėrritjes pėr ēdo destinacion ndalesė

- kosto transporti zero (paguhet vetėm tarifa e shėrbimit postar sipas grup peshave)

- profesionalizėm nė mbėrritjen e mallit nė destinacion me siguri dhe shpejtėsi.




Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!