Total: (548,904)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
3

Vizita/Gjiknuri fton norvegjezėt tė investojnė nė hidrokarbure

Ministri i Energjisė dhe Industrisė, Damian Gjiknuri zhvilloi njė vizitė dy ditore nė Norvegji ku u prit nga Ministri i Naftės dhe Energjisė, Tord Lien. Mes dy ministrave u diskutua mbi hapėsirat e bashkėpunimit midis dy vendeve nė fushėn e energjisė. »»


1 janar 2008, pergjysmohet Tatimi mbi Fitimin

1 janar 2008, pergjysmohet Tatimi mbi Fitimin

24.12.2007 05:37 - Kategoria: Biznesi


E Hene, 24 Dhjetor 2007

Reforma me e rendesishme fiskale e kesaj dekade pritet te gjeje konkretizim qe ne diten e pare te janarit 2008. Bizneset, qe i nenshtrohen tatimit mbi fitimin, nuk do te paguajne me 20 per qind, sikunder eshte aplikuar deri me tani, por vetem 10 per qind. Ne fakt, pergjysmimi i kesaj takse eshte miratuar qe me 1 korrik te 2007, por, per te marre fuqi vepruese vetem me 1 janar te 2008-es. Sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode, kjo mase fiskale parashikohet te kete impakt pozitiv ne ekonomine e vendit, pasi biznesi vendas do te inkurajohet te deklaroje shifra reale te bilanceve kontabel, dhe klima do te jete me atraktive per investimet, vecanerisht investimet e huaja direkt dhe indirekt. Po keshtu, ne fillim te vitit qe vjen, do te nise aplikimi i tatimit mbi xhiron mbi biznesin e vogel qe aktualisht eshte 1,5 per qind, me tatimin mbi te ardhurat personale 10%. Keto dy ligje te reja, qe do te nisin aplikimin qe ne janar te 2008-es do te perfshijne te gjithe biznesin qe ushtron aktivitet ne vendin tone, duke perbere keshtu nje reforme te re fiskale ne sistemin tatimor.

Reformat ne sistemin fiskal po shkon drejt sheshimit te taksave. Targeti eshte 10 per qind. Me kete reforme, ekspertet synojne te balancojne sistemin tatimor shqiptar me ate rajonal dhe evropian dhe njekohesisht te konkurrojne nepermjet taksave dhe tatimeve per te sjelle me shume investitore te huaj ne vendin tone. Taksa e sheshte 10 per qind per disa lloj tatimesh synon ta beje sistemin fiskal me te lehte per tatimoret gjate procesit te grumbullimit te taksave dhe po keshtu te lehtesoje biznesin per menyren se si do te perllogarise detyrimet qe do te paguaje per buxhetin. Ndersa tatimi mbi te ardhurat personale ne biznesin e vogel, synon te mos qarkulloje me mallra pa dokumente, te mos vije e te marre mallra pa fatura. Ministria e Financave mendon se kjo menyre e re taksimi mbi biznesin e vogel do te ndihmojne me shume bashkite dhe komunat per grumbulluar taksat mbi biznesin e vogel.
Tatimi mbi Fitimin, 50 per qind me pak

Me 1 janar 2008 do te pergjysmohet norma e Tatimit te Fitimit nga 20% qe eshte aktualisht ne 10%. Kete tatim e paguajne bizneset qe kane nje xhiro vjetore me shume se 8 milione leke ne vit. Nga kjo mase te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2008 parashikohen ne rreth 14.4 miliarde leke nga rreth 22,900 miliarde leke te planifikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2007, me nje ulje prej 8,5 miliarde leke, ose 37% te ketyre te ardhurave. Kjo ulje eshte pasoje, kryesisht, e vendosjes se takses se sheshte. Pergjysmimi i normes se tatim-fitimit pritet te kete nje impakt pozitiv gjate vitit 2008, sepse pritet te rritet baza e taksueshme. Biznesi vendas do te nxitet te deklaroje shifra reale te bilanceve kontabel dhe klima pritet jete me atraktive per investimet.

Biznesi i vogel, tatim mbi te ardhurat 10%

Ne janar te vitit 2008 do te hyje ne fuqi projektligji, i cili synon zevendesimin e tatimit mbi xhiron qe aktualisht eshte 1,5 per qind ne biznesin e vogel me tatimin mbi te ardhurat personale 10%. Me kete mekanizem ligjor, Ministria e Financave synon te perfshije biznesin e vogel ne pagesa me fatura, qe do te kete si rezultat final uljen e ekonomise informale. Nga pikepamja e drejtesise, taksimi i ri ne biznesin e vogel eshte me e drejte dhe e njejte me ate qe ndodh ne sektore te tjere te ekonomise. Kjo forme e perllogaritjes se detyrimit te biznesit te vogel ka disa avantazhe, sipas hartuesve te projektit ne Ministrine e Financave. Se pari, nuk rendon, por ul barren ligjore teorike per biznesin e vogel. Se dyti, permes kesaj mase, biznesi i madh clirohet nga problematika, ku biznesi i vogel per te paguar me pak taksa nuk i merr faturat.

TVSH nis aplikimi edhe per OJF-te

Ne janar te 2008 do te marre fuqi vepruese projektligji i ri qe parashikon futjen ne skemen e TVSH-se te Organizatave Jofitimprurese per furnizim mallrash e sherbimesh per trajtim mjekesor ose dentar, furnizim per mbrojtjen e kujdesit ndaj femijeve, ose te moshuarve dhe furnizim sherbimesh arsimore, kulturore a sportive. Ne TVSH do perfshihen edhe universitetet private. Vendosja e perjashtimit te deritanishem per keto furnizime per nje pagese te reduktuar ka qene e bazuar ne natyren e ketyre furnizimeve dhe ne kushtet ekonomiko-financiare te percaktuara ne ligj, ne baze te te cilit funksionojne keto organizata. Perfaqesues te Ministrise se Financave u shprehen se realiteti ka treguar se furnizimet e kesaj natyre jane kundrejt pagesave te plota dhe konkurruese ne treg. Sipas tyre, per veprimtari analoge shoqeri fitimprurese paguajne rregullisht TVSH-ne mbi furnizimet e tyre. Perjashtimi i OJF-ve deformon tregun e konkurrences. Nderkohe, deputetet e Komisionit te Ekonomise miratuan perjashtimin e TVSH-se per furnizimin e sherbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike.

Rritet dyshemeja e akcizes per karburantet

Me 1 janar te 2008 hyn ne fuqi nje ndryshim ne akcizen e karburanteve. Aktualisht ky nivel eshte 75%, por jo me shume se 37 leke per liter dhe jo me pak se 17 leke per liter. Po ndryshimi thote se niveli i poshtem nuk duhet te jete me pak se 27 leke per liter.

Gjithashtu, do te ndryshoje edhe akciza e veres. Aktualisht ky nivel eshte 20 leke per liter per sasite e prodhimit me te vogla se 1000 hektolitra dhe 35 leke per liter per sasite mbi kete nivel. Projektligji propozon qe kufiri i tatueshem te rritet nga 1000 hektolitra ne 10 mije hektolitra. Ky ndryshim synon rritjen e konkurrences se lire dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Po keshtu, ne baze te projektligjit ndryshon niveli i akcizes per gazoilin. N ligjin "P r akcizat', t ndryshuar, propozohet edhe shkurtimi i procedurave per pajisjen me autorizim nga organet tatimore te personave qe prodhojne mallra subjekt akcize ne territorin e Republikes se Shqiperise, ose importon ngarkesa tregtare mallrash, subjekt akcize, per perpunim te miratuar ne nje magazine tatimore te miratuar.

Tarifat doganore me BE ulen 40%

Tarifat doganore, me 1 janar 2008 do te vijojne te ulen me 40 per qind, per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Asocim-Stabilizimit. Te ardhurat nga taksa doganore per vitin 2008 jane parashikuar ne 9,4 miliarde leke nga 11,1 miliarde leke te parashikuara per vitin 2007, me nje ulje prej 1,6 miliarde. Ulja e te ardhurave nga taksa doganore do te vazhdoje kete tendence edhe ne vitet ne vijim, si rezultat i zbatimit te Marreveshjes se Ndermjetme per Tregtine dhe ceshtjet e lidhura me Tregtine (MSA) BE-Shqiperi, e zbatimit te marreveshjes CEFTA dhe MTL me Turqine, dispozitat e te cilave lidhen me reduktime te konsiderueshme te nivelit te tarifes doganore.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!