13.03.2010 22:23 - Kategoria: Biznesi
Rreziku me i madh per ekonomine shqiptare ne vitin 2010 eshte paralajmeruar qendrueshmeria e buxhetit dhe financave te qeverise, qe po kalojne periudhen me te veshtire te viteve te fundit.
Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani, tregon se te ardhurat fiskale gjate kesaj periudhe nuk jane rritur edhe krahasuar me te njejtin vit me pare, kur kriza nderkombetare hyri ne pikun e saj.
Vec ngadalesimit te aktivitetit ekonomik renia e te ardhurave eshte e lidhur edhe me uljen e investimeve publike, por edhe veshtiresite financiare te disa tatimpaguesve te medhenj, kryesisht shoqeri publike.
Do te ishin shume te larta, ne rast se dy-tre tatimpagues potencial do te kishin qene korrekte dhe do te kishin shlqyer ne kohe detyrimet, u shpreh Papajani.
Te dhenat zyrtare tregojne se edhe ne dogana te ardhurat e mbledhura per janarin ishin rreth 9 per qind me te uleta nga plani duke paralajmeruar se kete vit qeverise do t'i duhet t'i beje mire llogarite e buxhetit, per te evituar nje krize te financave publike.
Burimi: TemA Biznesi
lajme.parajsa.com




























































