Total: (533,601)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

I hiqet licenca kompanisė sė minierave ku vdiqėn dy vetė

Vendimi vjen pasi njė ditė mė parė nė minierat e kompanisė nė fjalė nė Martanesh, humbėn jetėn dy minator. »»


Bizneset e vogla subjekte tė TVSH-sė, si duhet ti paguajnė taksat

Bizneset e vogla subjekte tė TVSH-sė, si duhet ti paguajnė taksat

03.04.2010 16:04 - Kategoria: Biznesi

Bizneset e vogla subjekte tė TVSH-sė, si duhet ti paguajnė taksat


Ervin KOĒI

Deklarimi i detyrimeve tatimore, si dhe dorėzimi i librave tė shitjes dhe blerjes do tė kryhet vetėm nė mėnyrė elektronike nga ana e subjekteve tė biznesit. Por vetėm njė pjesė fare e vogėl e subjekteve tė biznesit kanė qenė nė dieni tė kėtyre metodave, pasi pjesa mė e madhe as qė e kanė pasur idenė se si do tė procedohet duke ndjekur metodat e vjetra. Pėr kėtė arsye gazeta "Albania" publikon sot disa prej praktikave dhe procedurave qė subjektet e biznesit tė vogėl duhet tė ndjekin pėr tė bėrė deklarimet nė rrugė elektronike. Sipas kalendarit tė pėrcaktuar dhe tė publikuar dhe nė faqen zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, do tė dorėzohen nė rrugė elektronike kėto deklarata tatimore: 1. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė TVSH-sė. 2. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Tatimit mbi tė Ardhurat nga Punėsimi (TAP). 3. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Tatimit mbi fitimin (deklarata vjetore). 4. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Kontributeve pėr sigurimet shoqėrore dhe Shėndetėsore.

Procedurat Tatimore
A) Ēdo person fizik apo juridik qė zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i tė cilit pėr vitin 2009 tejkalon ose parashikohet tė tejkalojė 8 milionė lekė pėr kėtė vit kalendarik, janė tė detyruar tė kėrkojnė tė regjistrohen pėr TVSH-nė qė nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditėve. Drejtoria Rajonale Tatimore pėr kėtė kategori tatimpaguesish do tė ndryshojė pėrgjegjėsinė tatimore, pra do tė aktivizojė kėta tatimpagues pėr llojet e tatimeve: TVSH, Tatim Fitimi, sigurime shoqėrore e shėndetėsore dhe TAP (sipas rastit). Pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore dhe TAP detyrimi pėr deklarim pėr kėta tatimpagues do tė ndryshojė nga ēdo 3 muaj nė ēdo muaj. B) Ēdo person fizik apo juridik qė zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i tė cilit pėr vitin 2009 tejkalon ose parashikohet tė tejkalojė 5 milionė lekė pėr kėtė vit kalendarik, janė tė detyruar tė kėrkojnė tė regjistrohen pėr TVSH-nė qė nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditėve. Drejtoria Rajonale Tatimore pėr kėtė kategori tatimpaguesish do tė ndryshojė pėrgjegjėsinė tatimore, pra do tė aktivizoje kėta tatimpagues pėr llojin e tatimit TVSH. Kjo kategori tatimpaguesish do tė vazhdojė tė jetė subjekt i Tatimit mbi tė Ardhurat Personale pėr Biznesin e Vogėl, taksės vendore pranė Bashkive apo Komunave dhe pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore dhe TAP detyrimi pėr deklarim do tė vazhdojė tė jetė ēdo 3 muaj. Kujdes. Tė dy kėto kategori tatimpaguesish do tė pajisen me faturė tatimore me TVSH-ė pranė Drejtorive Rajonale Tatimore nė momentin e regjistrimit si tatimpagues tė TVSH-sė (momenti i ndryshimit tė pėrgjegjėsisė tatimore) dhe duhet tė lėshojnė faturė me TVSH-ė apo ta llogarisin atė mbi furnizimet e tyre qė nga momenti i regjistrimit pėr TVSH-ė.

Deklarimi pėr TVSH-nė
Deklarimi i parė pėr TVSH-nė pėr tatimpaguesit e regjistruar nė fillim tė vitit 2010 ishte nga data 1-14 shkurt 2010. Bazuar ne Ligjin "Pėr TVSH-nė" dhe udhėzimin nė zbatim tė tij, kėta subjekte ishin tė detyruar tė kėrkonin tė regjistroheshin brenda datės 15 janar 2010. Pas regjistrimit kjo kategori tatimpaguesish ndryshon pėrgjegjėsinė tatimore, por vazhdon tė mbajė tė njėjtin Numėr Identifikimi tė Personit tė Tatueshėm. Pra numri i identifikimit nuk ndryshon.

Ndryshimi i pėrgjegjėsive
Me ndryshimin e pėrgjegjėsisė tatimore si nė rastin kur kjo procedurė kryhet me vullnetin e vetė tatimpaguesit dhe nė rastin kur kryhet nga vetė Drejtoria Rajonale Tatimore, kjo e fundit duhet tu japė dorazi apo tu dėrgojė njoftimin pėr ndryshimin e kėsaj pėrgjegjėsie duke e vėnė nė dijeni tatimpaguesin pėr pėrgjegjėsitė e reja tatimore qė detyrohet tė specifikuara sipas kategorizimit tė mėsipėrm (A-B), duke filluar qė nga data e regjistrimit si mė poshtė: a) Detyrimin tatimor pėr deklarim dhe llojin e tatimit pėr tė cilat ėshtė i detyruar tė deklarojė pas kėsaj date tė specifikuara sipas kategorive mė sipėr A dhe B. b) Shpjegimin dhe tė dhėnat pėr faqen e ueb-sitit ku duhet tė shkarkojė deklaratat tatimore secili tatimpagues: www.tatime.gov.al c) Detyrimin ligjor pėr mbajtjen e librave tė blerjes dhe shitjes pėr TVSH-nė dhe plotėsimin e tyre. d) Detyrimin ligjor pėr plotėsimin e deklaratės mujore pėr TVSH-nė duke specifikuar periudhėn e parė tatimore me qėllim shmangien e penalizimeve si dhe deklarimin e saj brenda datės 14 tė muajit pasardhės. Pra pėr periudhėn tatimore janar 2010 kėta tatimpagues do tė deklarojnė pėr TVSH-nė nga 1-14 shkurt 2010. e) Mėnyrėn e deklarimit, afatin pėr periudhėn tatimore pėr deklarimin e sigurimeve shoqėrore nga ēdo tre muaj nė ēdo muaj, formularėt qė duhet tė plotėsojė, modelin e formularit pėr deklarimin e punonjėsve si dhe afatin brenda tė cilit duhet tė deklarojė me qėllim shmangien e penalizimeve (pėr kategorinė A). f) Pagesėn e kėsteve mujore paraprake pėr tatimin mbi fitimin dhe afatin e pagesės. (Kujdes: Pėrcaktimi i kėsteve paraprake tė Tatimit mbi Fitimin tė kryhet nė pėrputhje tė plotė me kėrkesat e Ligjit "Pėr Tatimin mbi tė Ardhurat", pėr kategorinė A). g) Nė rastin kur njė person ka filluar veprimtarinė ekonomike gjatė vitit kalendarik 2009 si tatimpagues person fizik apo juridik i taksės vendore mbi biznesin e vogėl, bazuar nė udhėzimin pėr TVSH-nė, kufiri i regjistrimit llogaritet nė pėrpjesėtim me kohėn e zgjatjes sė veprimtarisė, (p.sh. kufiri minimal i regjistrimit pėr njė tremujor, pėr njė tatimpagues i cili ka filluar veprimtarinė nė tremujorin e fundit 2009, ėshtė 5.000.000 /365 x 76 dite = 1.041.095 lekė). h) Tė udhėzohen dhe tu nėnshtrohen procedurave pėr pajisje tė menjėhershme me pajisje fiskale nė zbatim tė Ligjit "Pėr Procedurat Tatimore nė RSH".

Llogaritja e TVSH-sė
Ēdo person fizik apo juridik qė do tė regjistrohet pėr TVSH-nė dhe pėr Tatimin mbi
Fitimin (Biznesi i Madh), sipas kategorisė A (qarkullimi 8 milionė lekė), prej datės, momentit tė ndryshimit tė pėrgjegjėsisė ėshtė i detyruar tė dorėzojė inventarin e mallit gjendje, inventarin e aktiveve afatgjata materiale e jomateriale nėse ka etj. Kėto deklarata do tė depozitohen nė dosjen e tatimpaguesit dhe do tė jenė tė vlefshme pėr pėrllogaritjen e saktė dhe pa ekuivoke tė detyrimeve tė tatimpaguesit pėr periudhat qė do tė vijojnė pėr TVSH-nė dhe tatimin mbi fitimin (pėr kategorinė A). Kėta persona tė tatueshėm deri nė datėn e ndryshimit tė pėrgjegjėsisė do tė vazhdojnė tė lėshojnė faturė tė thjeshtė tatimore (tė biznesit tė vogėl). Menjėherė me ndryshimin e pėrgjegjėsisė tatimore do tė lėshojnė fature tatimore me TVSH-ė si dhe do tė kenė tė drejtė tė kreditojnė TVSH-nė e paguar sipas faturave tė blerjeve qė do tė disponojnė pas kėsaj datė. Qė prej datės qė regjistrimi si subjekt i TVSH-sė ka hyrė nė fuqi (referuar shembullit) pra 10 janar 2010, ky subjekt do tė lėshojė faturė tatimore me TVSH-ė dhe do tė ketė tė drejtė tė kreditojė atė nė blerje tė kryera pas kėsaj date pėr aktivitetin e tij tė tatueshėm.

Ndryshimi i pragut
Kur tatimpaguesi biznes i vogėl kalon nė subjekt tė regjistruar pėr TVSH-nė dhe Tatimin mbi Fitimin (Kategoria A), pėr periudhėn tatimore tė tremujorit nė tė cilin subjekti ka qenė biznes i vogėl, kontributet dhe TAP-i nuk do ti deklarojė si subjekt i vogėl (3-mujore), por si subjekt i madh pra ēdo muaj. Nė kėtė rast subjekti do tė bashkojė nė njė deklaratė periudhėn prej fillimit tė tremujorit kur subjekti ka qenė biznes i vogėl, me muajin qė ai kalon si subjekt i madh dhe deklarimin e pagesės do ta kryej brenda datės 20 tė muajit pasardhės qė pason muajin nė tė cilin subjekti ka kaluar si i madh. Kalendari i pėrcaktuar pėr subjektet qė duhet tė bėjnė deklarimin elektronik
1. Subjektet e regjistruara pranė Drejtorisė rajonale tė Tatimpaguesve tė Mėdhenj,
duke filluar nga periudha tatimore 1 janar 2010.
2. Subjektet e regjistruara pėr TVSH-nė dhe Tatimin mbi Fitimin tė regjistruara pranė
Drejtorive Rajonale, duke filluar nga periudha tatimore 1 mars 2010.
3. Subjektet e regjistruara pėr TVSH-nė dhe subjekt i Tatimit mbi tė Ardhurat
Personale pėr biznesin e vogėl duke filluar nga periudha tatimore 1 korrik 2010.
4. Entet shtetėrore duhet tė paraqesin deklaratat tatimore pėr Tatimin mbi tė Ardhurat
nga Punėsimi (TAP), pėr Sigurimet Shoqėrore dhe Shėndetėsore, duke filluar nga
periudha tatimore 1 mars 2010.
Gjithashtu do tė dorėzohen elektronikisht njė kopje e regjistrimeve mujore tė librave tė shitjes dhe tė blerjes nė kėtė mėnyrė:
1. Tatimpaguesit e regjistruar nė Njėsinė e Tatimpaguesve tė Mėdhenj: a) pėr periudhėn janar 2010, brenda datės 14 shkurt 2010, b) pėr periudhat e tjera, brenda datės 5 tė ēdo muaji pasardhės.
2. Pėr subjektet e regjistruara pėr TVSH-nė dhe pėr Tatimin mbi Fitimin, brenda datės
5 tė muajit pasardhės, sipas kalendarit tė mėsipėrm tė deklarimit tė detyrimeve
tatimore. Shkurt/////////////////////////////////////
Mbyllja e aktivitetit tė biznesit, si procedohet

Pėr tė gjithė kėrkesat e drejtuara nga QKR-ja apo personi i tatueshėm i regjistruar
si subjekt i taksės vendore mbi biznesin e vogėl pėr mbyllje aktiviteti, sidomos
pėr kategorinė e personave tė tatueshėm tė cilėt nė tė dhėnat e sjella nga Drejtoritė
e Taksave Vendore pranė bashkive apo komunave janė klasifikuar si persona tė
tatueshėm me qarkullim tė kryer apo parashikuar 5.000.000 lekė e sipėr, Drejtoria
Rajonale Tatimore tė kryejė tė gjitha procedurat qė i kėrkon ligji. Pra pėrveē detyrimeve aktuale tė papaguara qė tatimpaguesi mund tė ketė ose jo, tė bėjė kujdes qė ai tė ketė pėrmbushur dhe detyrimin tatimor pėr deklarim, pra tė ketė kryer deklarimin e sigurimeve pėr 3-mujorin e fundit 2009, si dhe tė deklaratės vjetore pėr Tatimin mbi tė Ardhurat Personale pėr Biznesin e Vogėl pėr vitin 2009. DRT-ja, pėrpara se ti konfirmojė QKR-sė situatėn e tatimpaguesit tė verifikojė nė vendin e kryerjes sė biznesit tė tij, nėse ky tatimpagues realisht ka mbyllur apo jo aktivitetin nė pėrputhje me kėrkesėn e bėrė. Nė rast konstatimi tė kundėrt pėr sa mė sipėr, pra qė personi nuk ka kryer tė gjitha deklarimet apo kur vazhdon aktivitetin por ka tentuar ta mbyllė atė pranė QKR-sė, pa ndodhur realisht mbyllja, tė njoftojė menjėherė kėtė organ brenda afateve dhe procedurave tė parashikuara nė Ligjin "Pėr Procedurat Tatimore nė RSH" qė tė mos ekzekutojė ēregjistrimin (mbylljen) e personit tė tatueshėm, si dhe shmangien e ndonjė regjistrimi tė ri nga tatimpaguesit me tė njėjtin emėr apo me emėr tė ndryshėm nė tė njėjtin vend tė veprimtarisė pėr tė njėjtin aktivitet qė ka qenė i regjistruar. Pas zbulimit tė skemės sė mashtrimit, bizneset nė sitėn e tatimeve

Tatimorėt do tė kalojnė nė sitė tė gjithė bizneset qė mendohet se i janė shmangur pragut tė ri tė tatimit tė vlerės sė shtuar, nėpėrmjet falimentimit tė qėllimshėm dhe rihapjes sė aktivitetit me emėr tė ri. Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, Besnik Nuredini, deklaroi se inspektorėt tatimorė janė nė terren pėr tė verifikuar si rastet e falimentimit, ashtu dhe ato tė mos regjistrimit si subjekte tė TVSH-sė. Sipas numrit dy tė Tatimeve, "rreth 20 pėr qind e biznesit tė vogėl, qė nė bazė tė informacionit tė marrė nga vendorėt pritej tė bėhej pjesė e skemės sė TVSH-sė, ka deklaruar falimentin". Ai ka vijuar mė tej duke thėnė se, "janė rreth 1 mijė biznese tė mbyllur. Verifikimi pėrfundon brenda prillit, ku pastaj do kemi njė pasqyrė tė qartė". Nuredini shpjegon se ky kontroll ka pėr qėllim shmangien e evazionit fiskal. Prej janarit tė kėtij viti, bizneset qė realizojnė njė xhiro vjetore mbi 5 milionė lekė, pėrfshihen nė skemėn e TVSH-sė, duke i detyruar mbajtjen e evidence me anė tė faturave tatimore pėr ēdo transaksion tė kryer, kjo masė tenton tė luftojė informalitetin nė ekonomi.
1 Prill 2010




Burimi: Gazeta Albania Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!