Total: (550,197)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
PTK ndanƫ 10 milionƫ euro dividendƫ pƫr vitin 2014

PTK ndanė 10 milionė euro dividendė pėr vitin 2014

"‹PTK ka ndarė 10 milionė euro dividendė pėr Qeverinė e Republikės sė Kosovės. »»


Pasqyra financiare, formulari qė duhet tė plotėsojnė biznesi i vogėl

Pasqyra financiare, formulari qė duhet tė plotėsojnė biznesi i vogėl

03.04.2010 16:04 - Kategoria: Biznesi

Pasqyra financiare, formulari qė duhet tė plotėsojnė biznesi i vogėl


Ervin KOĒI

Fundi i muajit mars shėnoi dhe afatin pėrfundimtar tė deklarimit tė pasqyrave financiare nga ana e subjekteve tė biznesit tė vogėl (deri nė 8 milionė lekė xhiro nė vit) pėr 3-mujorin e parė tė vitit 2010. Kalimi i kėtij afati i penalizon tė gjitha subjektet private me kamata tė cilat nuk janė gjė tjetėr veē se gjoba qė vendosen nga Tatimet. Por pjesa mė e madhe e subjekteve tė vogla qė tani janė subjekte tė tvsh-sė, nuk e kanė pasur informacionin e duhur pėr plotėsimin e formularėve tė posaēėm, si dhe pėr vendin se ku duhet ti dorėzojnė ato. Gazeta "Albania" ka siguruar sot formularin origjinal qė duhet tė potėsojė cdo biznes i vogėl subjekt i tvsh-sė, si dhe udhėzuesin pėr mėnyrėn se si duhet plotėsuar ky formuar. Bashkė me dorėzimin e pasqyrave financiare do tė bėhet dhe ai i formularit tė deklarimit tė pagesės sė tatimit mbi fitimin, si dhe formulari i deklarimit tė pagesės sė tatimit mbi tė ardhurat personale tė biznesit tė vogėl. Sipas udhėzimeve tė DPT-sė, pasqyrat financiare duhet tė pėrgatiten sipas Standardeve Kombėtare tė Kontabilitetit Nr.2 dhe Nr.15 (pėr Mikrondėrmarrjet). Standardi Nr.15, "Pėr Mikrondermarrjet", do tė zbatohet nė pasqyrat financiare qė mbulojnė periudhėn kontabėl, qė fillon pas datės 1 janar 2009. "Ky standard duhet tė zbatohet nė mėnyrė prospektive nga data 1 janar 2009, d.m.th pa ndryshuar pasqyrat financiare krahasuese te vitit 2008, tė cilat janė pėrgatitur sipas kėrkesave ekzistuese tė kontabilitetit",- thuhet nė udhėzimin e DPT-sė. Ky Standard pėrqendrohet vetėm nė disa nga ēėshtjet bazė mbi organizimin e kontabilitetit, mbi mbajtjen e llogarive, mbi pėrgatitjen dhe deklarimin e Raportimeve Financiare Vjetore tė thjeshtuara nga mikronjėsitė ekonomike.

Procedura e pranimit tė pasqyrave financiare
Procedurat e pranimit tė pasqyrave financiare sipas Standardeve Kombėtare tė Kontabilitetit Nr.2 dhe Nr.15( pėr Mikrondėrmarjet), formularit tė deklarimit dhe tė pagesės sė tatimit mbi fitimin, si dhe formularit tė deklarimit dhe tė pagesės sė tatimit mbi tė ardhurat personale tė biznesit tė vogėl tė bėhen sipas kėrkesave tė ligjit Nr.8438, datė 28.12.1998, i ndryshuar, si dhe tė udhėzimit tė Ministrit tė Financave Nr.5, datė 30.01.2006 "Pėr tatimin mbi tė ardhurat" si dhe kėrkesave tė ligjit Nr.9228, datė 29.04.2004 "Pėr kontabilitetin dhe pasqyrave financiare" i ndryshuar". Pasqyrat financiare dhe gjithė dokumentacioni shoqėrues do tė protokollohen nė protokollin e Drejtorisė Rajonale Tatimore konform ligjit Nr.9920, datė 19.05.2008 "Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė". Mėnyra e dorėzimit do bėhet nė zyrat dhe sportelet e Postės Shqiptare me rekomende, pėrjashtuar ato qė janė dorėzuar para datės sė marrjes sė kėsaj shkrese. Pasqyrat financiare duhet tė jenė tė firmosura nga administratori dhe nga hartuesi. Hartuesi i pasqyrave financiare duhet tė jetė ekonomist i punėsuar apo kontabilist i kontraktuar.

Procedura e verifikimit tė pasqyrave financiare
Verifikimi i pasqyrave financiare tė cilat janė: bilanci, pasqyra e tė ardhurave dhe
shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve nė kapital, pasqyra e fluksit tė parasė si dhe aneksi pėr shpjegimet sqaruese do tė bėhen nga Drejtoria e Pėrpunimit dhe Menaxhimit tė tė Ardhurave. Kjo e fundit duhet tė azhornojė listėn e tė gjithė tatimpaguesve tė regjistruar pėr tatim fitimin dhe qė kanė detyrim ligjor pėr tė plotėsuar deklaratėn vjetore tė tatim-fitimit dhe pasqyrat financiare pėr vitin 2009.

Procedurat e shqyrtimit tė treguesve tė pasqyrave financiare dhe analiza
Objekti i punės do tė jetė verifikimi nga zyra sipas orientimeve tė mėposhtme por jo vetėm: 1. Verifikimi i plotėsimit tė pasqyrave financiare dhe llogaritjet qė lidhen me zėrat pėrbėrės tė tyre. 2. Vėmendje ti kushtohet verifikimit tė pasqyrės sė tė ardhurave dhe shpenzimeve, duke trajtuar me pėrgjegjėsi elementėt si mė poshtė: a) Vlerėsimi dhe analiza formale e shpenzimeve pėr materialet e lėndėt e para tė konsumuara, pagave, sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, duke i krahasuar ato me dokumentacionin bashkėlidhur pasqyrave financiare dhe situatėn financiare tė deklaruar gjatė vitit 2009. b)
Ndryshimi i gjendjes sė inventarit tė produkteve tė gatshme dhe prodhimit nė proces, i cili duhet tė reflektohet drejtė nė tė ardhurat e njėsisė ekonomike sipas rastit. Duke pakėsuar kėto tė ardhura kur kemi tė bėjmė me pakėsim tė inventarit, apo rritje tė
ardhurash, kur kemi tė bėjmė me shtim inventari(+-). c) Njohja, vlerėsimi, zhvlerėsimi dhe paraqitja e inventarit duhet bėrė sipas kėrkesave ligjore tė pėrcaktuar nė SKK Nr.4 dhe 15, si dhe nė nenin 23 tė ligjit Nr.8438, datė 28.12.1998 "Pėr tatimin mbi tė ardhurat" i ndryshuar. ē) Tė kontrollohen e krahasohen me kėrkesat e ligjit normat e amortizimit tė llogaritur, nė pėrputhje me kėrkesat e Ligjit "Pėr tatimin mbi tė Ardhurat". d) Tė analizohen shumat e parashikuara pėr rreziqe (provigjione) afatshkurtra dhe afat gjata
duke kontrolluar ne se janė zbatuar drejtė konform Ligjit "Pėr tatimin mbi tė ardhurat". 3. Tė bėhen verifikimit nė se janė pasqyruar saktė rivlerėsimet e ndryshme qė janė bėrė nga
subjektet tatimpagues pėr aktivet afatgjatė materiale dhe aktivet afatgjatė jo materiale
gjatė vitit 2009 dhe nėse ka, ose janė llogaritur saktė amortizimet e tyre sipas ligjit "Pėr
tatimin mbi tė ardhurat". Tė analizohet me kujdes zėri "Fitimet e pashpėrndara" duke vepruar sipas nenit 33/1 tė ligjit "Pėr tatimin mbi tė ardhurat" i ndryshuar. Tė analizohen dhe tė krahasohen tė ardhurat nga shitjet neto dhe nga shitje tė tjera nga veprimtaria e shfrytėzimit tė deklaruara nė pasqyrėn financiare pėrkatėse me atė tė deklaruara nga tatimpaguesi nė situatėn financiare pėr tvsh-ė, dhe pėr rastet e tjera kur ka diferenca tė evidentohen ato duke kėrkuar shpjegimet pėrkatėse. Verifikimi i detyrimeve tatimore tė mbartura nga vitet paraardhės, tė atyre tė llogaritura dhe tė derdhura pėr periudhėn ushtrimore tė mbyllur, si dhe krahasimi i tyre me gjendjet nė fund tė periudhave tatimore (31.12.2009) bėhet pėr ēdo lloj tatimi ose takse si: tvsh-ja, kontribute dhe tap-i pėr t`u paguar nė 31 dhjetor, teprica e tatim fitimit, etj. Kjo analizė do tė shėrbejė pėr verifikime tė mėtejshme tė deklarimeve tė tatimpaguesve pėr detyrimet tatimore si dhe pėr vlerėsimin e detyrimeve tė parapagimeve tė tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit subjekt i tatimit mbi tė ardhurat personale nga biznesi i vogėl (Mikronjėsitė) dorėzojnė nė Drejtoritė Rajonale Tatimore pasqyrat financiare sipas standardit. Procedurat
1- Procedura e pranimit tė pasqyrave financiare.
2- Procedura e verifikimit tė pasqyrave financiare
3- Procedurat e shqyrtimit tė treguesve tė pasqyrave financiare dhe analiza
4- Pasqyra dhe formulari i bashkėngjitur 1 Prill 2010




Burimi: Gazeta Albania Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!