Total: (528,427)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
cani

Borxhi ndaj biznesit do tė shlyhet deri nė mesin e vitit 2015?

Ministria e Financave dhe drejtoritė qė ajo ka nėn mbikėqyrje bėnė dje analizėn e ditėve qė kanė marrė nė menaxhimin e tyre financat e kėtij vendi. »»


Neptun i ri ne ish-Bllok, oferta pafund

Neptun i ri ne ish-Bllok, oferta pafund

01.02.2008 09:11 - Kategoria: Biznesi

Fjoraldi Zguro
E Premte, 01 Shkurt 2008

Fjala e fundit e elektronikes vjen me prane konsumatorit kryeqytetas. Neptun Digital quhet dyqani me i ri qe u hap dje prane Librit Universitar, i dedikuar ekskluzivisht produkteve te elektronikes. Sony, Samsung apo Lg, jane disa prej gjiganteve te elektronikes te pranishem ne dyqanin Neptun Digital ne zemer te Tiranes. Eshte kjo nje zone mjaft e populluar nga moshat e reja, dhe pikerisht bazuar ne kete fakt eshte perzgjedhur me kujdes edhe gama e produkteve elektronike. Televizore plazma, kinema shtepie, ipode, mp3, kompjutere, celulare, aparate fotografike, e mjaft aksesore qe te gjithe te shumellojshem ne marka dhe ne cmime gjenden te ekspozuara ne nje siperfaqe prej rreth 800 metrash katrore prane zones se ish-bllokut.

Drejtorja e marketing e rrjetit Neptun Shops, Johana Korimi, tha per gazeten KJ se te pasionuarit e elektronikes tashme do ta kene me te lehte te bejne zgjedhjen e duhur. "Ky dyqan i eshte dedikuar teresisht pajisjeve elektronike," tregon Korimi. "Fale ekskluziviteteve qe kemi per emrat me te njohura boterore te produkteve elektronike, ne Tirane ashtu si edhe ne pjesen tjeter te Evropes do te mberrijne artikujt me te fundit dixhitale," vazhdon shefja e marketingut. Interesi i te rinjve, por jo vetem tyre, per te shijuar magjine e elektronikes, ka qene i larte qe ne diten e pare te hapjes se Neptun Digital. "Kam ardhur per te blere nje "home cinema", dhe ketu paska goxha alternativa me cmime te favorshme," tha nje i ri i intervistuar ne ambientet e Neptun Digital. Sipas drejtores se marketingut te kompanise me te madhe te shitjes se pajisjeve elektro-shtepiake, kerkesa per televizoret me ekran te sheshte po rritet perdite. "Per kete arsye kemi sjelle ne kete dyqan oferta ekskluzive". Markat me te vleresuara ne tregun shqiptar jane Sony, Sharp, Samsung, LG etj. Sipas drejtuesve te Neptun, cmimet oferta do te vijojne edhe gjate javes se pare te shkurtit.

"Ekspansioni" Neptun

Ky eshte dyqani i peste qe Neptun ka hapur ne Tirane, dhe i 8 ne te gjithe vendin. Planet e kompanise projektojne Neptun me nje shtrirje me te gjere ne te gjithe Shqiperine. Madje brenda ketij viti do te hapen edhe 6 dyqane te tjera me nje vlere investimi prej 5 milione eurosh. Rrjeti i dyqaneve Neptun me qender ne Austri, pervecse ne vendin tone eshte i pranishem edhe ne mjaft shtete evropiane te tilla si Gjermani, Greqi, Serbi, Maqedoni, Kosove, Belgjikee, Hollande, Hungari dhe Itali. Produkte gjermane dhe italiane te cilesisshme tregtohen me garanci nen emrin Neptun.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

Julian Gjata
Julian Gjata
23.06.2008 12:56

Kerkoje te di mbi ofertat e reja te Neptun shop-it.Kryesisht mbi pajisjet elektroshtepiake.Ju faleminderit!


elona
elona
08.09.2009 13:51

desha te di per oferta emomentit per air conditioned dhe fu***e e tyre sa kw harxhojne.Jam ne pritje te pergjigjes suaj sepse jam e interesuar te blej..


adem kurti
adem kurti
23.09.2009 19:59

kerkoj te di ofertat me te fundit te Neptun shop-it.Kryesisht mbi telefonat celular.Ju faleminderit


rezarta
rezarta
01.12.2009 11:34

Mirdita,

Do doja te dija per ēmimet e televizoreve plazma qe ju keni ne dyqanin tuaj, nga ēmimi me i lire ne me te shtrenjtin.
Duke pritur pergj
igjen tuaj

Ju faleminderit


oli
oli
05.12.2011 12:51

kerkoj te di mbi oferten e digitalbit qe perfshin marrjen e nje tv me pages mujore,se qka perfshine tjeter kjo oferte flm




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!