Total: (535,180)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

FMN nė Tiranė, diskutime pėr borxhin dhe investimet

Qėllimi ėshtė tė mos cenohet rezerva qė po krijohet nga mbledhja mė e mirė e taksave. Qeveria ėshtė e angazhuar tė ulė borxhin publik, dhe deri mė tani ka shlyer rreth 250 milionė dollarė detyrime tė prapambetura firmave private pėr investimet publike tė papaguara. »»


Prona publike, miratohet shitja me ankand

Prona publike, miratohet shitja me ankand

06.02.2008 03:11 - Kategoria: Biznesi


E Merkure, 06 Shkurt 2008

Blerina Hoxha

Ne blerjen e prones publike do te mund te marrin pjese edhe individet, pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri “per ankandin publik", i cili ka marre dje miratimin e Komisionit parlamentar te Ekonomise. Projekti sjell nje risi ne formen e organizimit te shitjeve te prones publike, duke krijuar mundesi per perfshirjen e cdo individi apo shoqerie ne blerjen e pasurive publike, ne menyre te barabarte. Kerkesa per formulimin nje ligji per ankandin publik ka qene bere hershem, kur prona e perbashket ka qene ne kulmin e saj per privatizim. Mirepo, qeverite gjate ketyre 17 viteve nuk e pane ankandin si forme te pershtatshme per shitjen e objekteve shteterore, pasi transparenca dhe konkurrenca ne kete rast ishin te padevijueshme. Formulimi i ligjit ne fjale, i cili eshte ne hapat e fundit te miratimit, u be vetem pas detyrimeve qe vendi duhet te permbushe ne kuader te permbushjeve te detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Asocim-Stabilizimit. Po keshtu, per here te pare ne procedurat e ankandit u jepet e drejta e ankimit paleve prane Agjencise se Prokurimit Publik, si nje organizem i paanshem dhe transparent. Deri me sot ka pasur nje boshllek ligjor ne proceduren e ankimimit per ankandet dhe megjithese prane Agjencise se Prokurimit kane paraqitur ankesa dhe jane denoncuar shkelje, kjo e fundit nuk mund te nderhynte ne asnje rast ligjerisht, dhe as nuk mund te rekomandonte ndonje institucion tjeter kompetent, pasi nuk ishte i percaktuar nje i tille. Ne kete menyre, pjesemarrja ne gare u garantohet e drejta e ankimimit. Por, sipas projektligjit te ri te miratuar nga qeveria "Per ankandin publik", per sa i perket te drejtes se ankimimit avokati i prokurimeve eshte nje garanci me shume. Sipas nenit 46 te ketij projektligji, kunder vendimit te Agjencise se Prokurimit Publik, ankuesi ka te drejte qe, nese agjencia nuk ka shqyrtuar ankimin brenda afatit te percaktuar, atehere ankuesi mund te beje padi ne gjykate. Por, nga ana tjeter theksohet se, shqyrtimi i ketij ankimi ne gjykate nuk pezullon procedurat e ankandit, te lidhjes se kontrates se shitjes publike apo ekzekutimin e detyrimeve sipas kontrates se shitjes nga palet respektive.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!