Total: (547,830)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
timthumb

Cilėsia e jetės sė pensionistėve, Shqipėria kryeson nė rajon, e 53-a nga 96 vende

Nė listėn e 96 shteteve pėrsa i pėrket cilėsisė sė jetės tė sė moshuarve, tė publikuar sė fundmi nga lėvizja globale pėr tė drejtat e tė moshuarve, "Helpage", Shqipėria renditet nė vendin e 53-tė. Sipas "Global AgeWatch Index" (http://www. »»


Kreditė, lehtėsim pėr debitorėt

Kreditė, lehtėsim pėr debitorėt

20.10.2010 16:24 - Kategoria: Biznesi

  BSH: Bankat tė mbėshtesin kredimarrėsit qė gjenden nė vėshtirėsi tė pėrkohshme

Bankat e shohin mė tė sigurt kredinė pėr shtėpi. Pritet ulje e interesave

Banka e Shqipėrisė kėshillon mbėshtetje pėr ata kredimarrės qė kanė njė plan pėr kthimin e kredisė sė marrė, rast pas rasti. Duke parė rritjen e nivelit tė kredisė sė keqe dhe pamundėsinė e kthimit tė parave tė marra hua nga ana e klientėve, Banka Qendrore u rekomandon bankave tė nivelit tė dytė tė monitorojnė kredinė me probleme, duke krijuar rezervat e nevojshme. Ndėrsa pėr subjektet qė nuk mund ta kthejnė kredinė e marrė rekomandohet procedimi i mėtejshėm sipas kushteve tė kontratės. “Banka e Shqipėrisė rithekson se bankat duhet tė vazhdojnė monitorimin e kujdesshėm tė ecurisė sė cilėsisė sė kredive dhe tė krijojnė nė kohėn e duhur fondet pėrkatėse rezervė. Subjektet kredimarrėse qė gjenden nė vėshtirėsi tė pėrkohshme, por qė kanė njė projekt tė vlefshėm, i cili garanton kthimin e kredisė, duhet tė mbėshteten duke respektuar kėrkesat e kuadrit rregullativ. Nė rastet kur kjo mundėsi paraqitet e ulėt, strukturat pėrkatėse nė banka duhet tė zbatojnė tė drejtat kontraktuare pėr rikuperimin e vlerės sė kredisė”,- thuhet nė raportin pėr Stabilitetin Financiar. Aktualisht numri mė i lartė i kredive tė pakthyera ėshtė nė Tiranė, pėr shkak se edhe tė numrit tė lartė tė kredive tė dhėna nė kryeqytet. Po kėshtu vihet re njė shtim i kredisė pėr banesa, pėr shkak se bankat e vlerėsojnė si kredinė mė tė sigurt.

Kredia pėr banesat

Gjatė kėtij viti, bankat kanė akorduar mė shumė kredi pėr biznesin dhe qytetarėt. Megjithėse krahasuar me periudhė 2002-2007 ritmet e kreditimit tė ekonomisė janė dukshėm mė tė ulėt. Kjo pasi bankat qė operojnė nė vend, vazhdojnė tė aplikojnė politika shtrėnguese, si mbrojtėse ndaj moskthimit tė kredive. Tregu i kredisė pėr shtėpi shfaqet mė i sigurt nė krahasim me kredinė pėr biznesin, sipas anketimeve tė bankave tė nivelit tė dytė. Nė veēanti gjatė tremujorit tė dytė ėshtė vėnė re njė rritje e kredidhėnies pėr blerje banesash, pėr shkak edhe tė ardhjes sė emigrantėve nė vend. Bankat vlerėsojnė se veēanėrisht, kredia pėr blerje shtėpish shėnon njė pėrqindje shumė tė ulėt tė kredive me probleme. Kėrkesa e individėve pėr kėtė produkt ėshtė mjaft e lartė dhe gjatė muajit gusht, sistemi bankar regjistroi njė shifėr prej rreth 1.5 miliardė lekėsh kredi pėr blerjen e banesave, nga 97.8 miliardė lekė qė arriti totali i portofolit tė kredisė nė total. Problem kryesor mbetet vetėm sigurimi i garancive nga ana e klientėve, gjithsesi ky produkt ėshtė shfaqur mė me interes nga bankat e nivelit tė dytė.

Lehtėsim i kushteve

Banka e Shqipėrisė parashikon lehtėsim tė kushteve tė kreditimit nga sistemi bankar pėr tremujorin e tretė tė vitit, kryesisht pėr bizneset. “Ekspertėt e bankave presin lehtėsim tė standardeve tė kredisė. Lehtėsim i standardeve pritet si pėr kredinė e dhėnė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, ashtu edhe nė atė akorduar korporatave. Bankat shprehen pėr lehtėsim nė njė shkallė disi mė tė lartė pėr kredinė pėr qėllime tė financimit tė kapitalit qarkullues sesa pėr financimin e investimeve. Krahas lehtėsimit tė standardeve, ekspertėt e bankave presin njė pėrmirėsim tė kėrkesės pėr kredi nė tremujorin e tretė tė 2010. Kjo veēanėrisht pėr ndėrmarrjet e mėdha”,- thekson Banka e Shqipėrisė. Ecuria e kredisė pėr sektorin privat vazhdon tė karakterizohet nga njė kujdes i shtuar i sistemit bankar, si dhe nga njė ecuri e ngadaltė e kėrkesės pėr kredi. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, rritja vjetore e kredisė pėr sektorin privat rezultoi 10.2 pėr qind, duke qenė pak mė lart se niveli mesatar i shfaqur nė tremujorin e dytė tė vitit 2010. Raporti i kredisė ndaj Produktit tė Brendshėm Bruto vlerėsohet nė nivelin 38 pėr qind, duke shėnuar njė rritje prej 2 pikėsh pėrqindjeje, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Ky tregues sinjalizon shenja inkurajuese, pėr sa i pėrket rikthimit tė sistemit bankar nė financimin e aktivitetit ekonomik.

Detaje

Ulja e interesave tė kredive

Banka Qendrore vlerėson se bankat e nivelit tė dytė po reflektojnė uljen e normės bazė tė interesit pėr lekun nė 5 pėr qind, njė vendim ky i marrė nė fund tė muajit korrik pėr tė stimuluar ekonominė. Kjo po reflektohet nė interesa mė tė ulėta pėr kreditė dhe depozitat nė lekė. “Tregjet financiare nė vend kanė reaguar nė drejtimin e duhur ndaj lėvizjes sė Bankės sė Shqipėrisė pėr uljen e normės bazė tė interesit nė fund tė muajit korrik me 0.25 pėr qind. Tregu ndėrbankar dhe ai primar i letrave me vlerė tė qeverisė kanė reflektuar nė masė thuajse tė plotė kėtė lėvizje. Paralelisht, vihet re dhe ulja e normave tė interesit tė depozitave nė lekė, nė kushtet kur edhe treguesit e likuiditetit tė bankave paraqiten nė pėrmirėsim. Kėto zhvillime janė lehtėsuar edhe nga politika operacionale e Bankės sė Shqipėrisė, e cila ka ofruar tė gjithė likuiditetin e nevojshėm pėr funksionimin normal tė sistemit bankar”,- thekson raporti i Kėshillit Mbikėqyrės.

Kėrkesa nga biznesi i vogėl

Banka e Shqipėrisė nė vrojtimin e fundit tė aktivitetit kreditues, qė i pėrket tremujorit tė dytė tė kėtij viti konstaton se janė rritur kėrkesat pėr kredi nga biznesi i vogėl dhe ai i mesėm. Sipas kėtij vrojtimi, bizneset e vogla dhe tė mesme po marrin kredi kryesisht pėr tė kryer investime. “Kėrkesa e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme pėr tė marrė kredi ėshtė rritur, ndėrsa kėrkesa e korporatave ėshtė ulur disi nė tremujorin e dytė 2010 krahasuar me tremujorin e kaluar. Faktori me kontributin kryesor nė nxitjen e kėrkesės pėr kredi vijon tė mbetet edhe pėr kėtė tremujor nevoja pėr financimin e kapitalit qarkullues. Gjithashtu, kėrkesa pėr kredi gjatė tremujorit tė dytė tė kėtij viti ėshtė nxitur edhe nga nevoja e financimit tė investimeve”,- thuhet nė vrojtimin e Bankės sė Shqipėrisė. Aktualisht mbi 90 pėr qind e sipėrmarrjes private nė vendin tonė pėrbėhet nga ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme.





Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!