Total: (529,349)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Analistėt: Statistikat pėr rritje tė punėsimit, janė tė pasakta!

Analistėt: Statistikat pėr rritje tė punėsimit, janė tė pasakta!

Tė dhėnat e publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovės pėr rritje tė shkallės sė punėsimit prej 2.8 pėr qind, kanė ngjallur reagime tė disa institucioneve nė vend. »»


Pėrgatitet privatizimi i Brezovicės

Pėrgatitet privatizimi i Brezovicės

01.04.2011 22:05 - Kategoria: Biznesi

“Administratori i ri pėr ‘Trepēėn' nuk do tė pranohet asnjėherė, nėse ai nuk miratohet nga Qeveria e Kosovės”, kanė thėnė tė enjten dy anėtarėt e Bordit tė AKP-sė, Bahri Shabani dhe Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK), nė prani edhe tė drejtorit tė kėtij mekanizmi, Shkėlzen Lluka, dhe anėtarit ndėrkombėtar tė Bordit, Hubert Warnson.

Tė dy anėtarėt e Bordit tė AKP-sė, qė vijnė nga radhėt e sindikalistėve, po ashtu kanė paralajmėruar zhveshjen nga kompetencat e vendimmarrjes tė Odės sė Veēantė pėr shumė procese rreth privatizimit. Sipas tyre, kjo do tė ndodhė pas hyrjes sė fuqi tė ligjit tė ri pėr kėtė mekanizėm. Ndėrsa ėshtė konfirmuar se njė komision profesional, i cili po shqyrton ndryshimin e Ligjit pėr Odėn e Veēantė, tashmė ėshtė formuar. I pyetur se kush janė anėtarėt e kėtij komisioni, Haxhi Arifi, duke buzėqeshur, ka thėnė se “nuk e di”. Megjithatė, ai ka konfirmuar se Ligji pėr Odėn e Veēantė shumė shpejt do tė ndryshohet.

Nė anėn tjetėr, vendimin e Odės sė Veēantė pėr tė emėruar njė administrator pėr “Trepēėn”, nė njė afat tremujor, e ka kundėrshtuar edhe kryesuesi i Bordit tė AKP-sė, Dino Asanaj. Ai ka thėnė se AKP-ja ka kėrkuar qė ky afat tė jetė gjashtėmujor, dhe se njė kėrkesė e tillė i ėshtė dorėzuar edhe Odės sė Veēantė, por ajo deri tani nuk ka kthyer kurrfarė pėrgjigjeje lidhur me kėtė. Asanaj ka shprehur dyshime se “Trepēa” kurrė nuk do tė mbetet nė duar tė shqiptarėve. Ai ka thėnė para gazetarėve se qė nga shekulli XV, kur ėshtė zbuluar ky gjigant metalurgjik, ai kurrė s'ka qenė nė duar tė shqiptarėve.

“'Trepēa' kurrė nuk ka qenė nė duar tė shqiptarėve”, ka qenė fjalia qė ai e ka pėrsėritur disa herė gjatė konferencės pėr shtyp. “Mund t'ju them se ne presim edhe muajt e ardhshėm qė Oda e Veēantė tė aprovojė kėrkesėn tonė, por nėse nuk e aprovon unė lirisht mund t'ju them se si duket ‘Trepēa' kurrė nuk ka qenė e shqiptarėve dhe nuk do tė lejojnė qė tė jetė, nėse ndodh caktimi i njė administratori sipas vendimit tė Odės”, ėshtė shprehur Asanaj.

I pyetur pėr pretendentėt pėr kreditorė nė gjigantin “Trepēa”, Asanaj ka thėnė se 7 ndėrmarrjet, tė cilat janė asete jothemelore tė “Trepēės” janė tėrhequr nga moratoriumi dhe do tė shkojnė nė privatizim, duke mohuar se ato janė tė rrezikuara nga kreditorėt.

Megjithatė, ai ka shtuar se “pretendentė mund tė ketė pėr “Trepēėn”, por kėto pretendime duhet tė verifikohen”.

Sipas tij, duhet tė themelohen mekanizma, tė cilėt do tė punojnė pėr tė vėrtetuar se cilėt mund tė jenė kreditorėt e vėrtetė dhe cilat janė shumat e vėrteta tė kėtyre kredive.

Kur gazetarėt ia kanė rikujtuar Asanajt se disa vjet mė parė Qeveria nė bashkėpunim edhe me zyrtarė tė ish-AKM-sė (si paraardhėse e AKP-sė) pati krijuar njė komision pėr tė kryer pikėrisht kėtė punė qė ai po e pėrmend tani, Asanaj ka thėnė se nuk ka qenė nė dijeni pėr kėtė.

”Unė nuk di pėr kėtė komision dhe nuk kam marrė kurrfarė dokumenti nga AKM-ja rreth vlerėsimeve qė mund tė ketė bėrė ai komision pėr Trepēėn”, ėshtė pėrgjigjur Asanaj.

Ndėrkaq, duke folur rreth procesit tė privatizimit dhe kontratat e spin-off-eve speciale qė janė nėnshkruar mė herėt, Asanaj ato i ka quajtur “kontrata tė rrobaqepėsve”.

“Unė kam thėnė se kontratat me spin-off speciale kanė qenė kontrata tė rrobaqepėsve. Kėshtu qė ne jemi nė shqyrtim qė tė gjejmė dikė pėr interpretim tė ligjit anglez, dhe deri tani janė paraqitur disa kompani, por ne akoma nuk kemi nėnshkruar asnjė kontratė me ndonjėrėn prej tyre“, ka pohuar Asanaj.

Asanaj ndėrkaq ka pohuar se Bordi i AKP-sė gjatė mbledhjes tė sė enjtes ka aprovuar 10 lista pėrfundimtare tė 20 pėrqindėshit tė punėtorėve, dhe ka thėnė se menaxhmenti autorizohet qė tė bėjė shpėrndarjen e pėrkohshme tė tyre pėr kėto ndėrmarrje.

Sipas tij, nė tremujorin e tretė ėshtė pėrshpejtuar ndarja e 20 pėrqindėshit pėr 38 ndėrmarrje shoqėrore, nė shumėn totale prej 4 milionė eurosh, prej tė cilave kanė pėrfituar rreth 4 mijė punėtorė, kurse janė aprovuar pėr shpėrndarje edhe 18 lista tė tjera tė punėtorėve tė ndėrmarrjeve shoqėrore.

Duke folur pėr dėshtimet e deritashme tė privatizimit tė „Llamkosit“ nga Vushtrria, Asanaj ka thėnė se Bordi kėrkon nga menaxhmenti qė tė kryejė hulumtime tė mėtutjeshme mbi ligjshmėrinė, kualifikimin, qėndrueshmėrinė financiare dhe hulumtime tė tjera pėr tė marrė vendimin e duhur“. Sipas tij, veē tjerash, ėshtė arritur edhe nėnshkrimi i kontratave tė shitjes, ku janė pėrmbyllur 23 kontrata, 16 me likuidim, 6 me spin-off special.

Deri mė tani, sipas kreut tė AKP-sė, nga procesi i tėrėsishėm i privatizimit janė grumbulluar 544 milionė euro, prej tyre 513 milionė euro nga forma e thjeshtė e privatizimit dhe 31 milionė nga likuidimi me shitje tė aseteve. Nga fondet e mirėbesimit nė Bankėn Qendrore tė Kosovės janė tė deponuara 470 milionė, ndėrsa janė rritur pėr 14 herė normat e interesit.

AKP-ja ka trashėguar nga agjencia e mėparshme 25 ndėrmarrje tė privatizuara me spin-off special. Deri mė tani janė liruar 13 ndėrmarrje si rrjedhojė e pėrmbushjes sė zotimeve tė marrėveshjes.

Kreu i Bordit tė AKP-sė, Dino Asanaj ėshtė lavdėruar se ky institucion po operon nė gjithė territorin e Kosovės, pėrfshirė edhe “enklavat”. “Nė veri ka pasur shitje tė ndėrmarrjeve dhe tani jemi nė proces tė pėrfundimit tė kontratave”, ka thėnė Asanj. Ndėrsa duke folur enkas pėr shitjen e kompleksit turistik “Brezovica”, ai ka thėnė se AKP-ja po pėrgatitet edhe pėr privatizimin e saj. “Ne tani jemi nė fazėn e tretė tė masterplanit pėr shitjen e kėtij kompleksi”, ka thėnė Asnaj, ndėrsa ka konfirmuar se AKP-ja sė bashku me Qeverinė dhe Zyrėn Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian po pėrgatitet pėr organizimin e njė konference pėr investitorėt nė Brezovicė.





Burimi: Ekonomisti Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!