Total: (589,960)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Rritet ēmimi i naftės pa asnjė arsye

Nė kryeqytet njė litėr naftė blihet nga konsumatorėt mbi 178 lekė nga 174 qė ėshtė shitur gjatė fundjavės. Ndėrkohė qė nė tregjet ndėrkombėtare nuk ka pasur asnjė ndryshim tė shitjes sė naftės e cila qė prej disa javėsh kap vlerėn 63 dollarė pėr fuēi. »»


Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok

Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok

19.04.2008 09:02 - Kategoria: Biznesi


E Shtune, 19 Prill 2008

T'i shmangesh pageses se sigurimeve shoqerore po behet gjithnje me e veshtire. Masave dhe udhezimeve te Ministrise se Financave po u bashkengjiten aksionet e tatimoreve, te cilet dje inspektuan linjat e biznesit ne lagjen e ish-Bllokut ne kryeqytet, ku zbuluan 19 punonjes pa sigurime. Operacioni eshte perqendruar ne rruget "Deshmoret e 4 shkurtit ", "Nikolla Tupe" dhe "Ismail Qemali". Sipas burimeve zyrtare ne tatime, ky aksion konsistonte ne verifikimin e numrit te punonjesve te deklaruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ne regjistrimin e ketyre subjekteve ne organin tatimor, si dhe nese ishin te pajisur me pullen e Ministrise se Financave per mallrat e akcizes. Por kryesisht aksioni kishte qellim kryesor te shmangte punen e zeze. Gjate inspektimeve, ne rreth 95 subjekte jane gjetur parregullsi ne te gjitha drejtimet, per te cilat u ushtrua kontrolli. Ne fund te kontrollit rezultuan 19 persona te padeklaruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Sipas ligjit, gjoba per personat e paregjistruar eshte 10 mije leke te reja per person, duke shenuar nje total prej 190000 leke te reja. Gjithashtu, u bllokuan dy subjekte te paregjistruara. Nga kontrolli rezultoi nje sasi vere dhe paketa cigaresh pa pullen fiskale te Ministrise se Financave. Kjo sasi vere dhe cigaresh u konfiskuan nga Policia Tatimore, duke u shoqeruar me gjoben e akcizes se fshehur. Gjoba e percaktuar sipas ligjit eshte sa dyfishi i cmimit te tregut sipas listes se cmimeve te afishuara.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!