Total: (550,434)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
3

Haxhinasto kėrkon nė Sofie koordinator europian pėr Korridorin VIII

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar njė takim nw Sofie homologen e tij bullgare, Nikolina Angelkova dhe ministrin e Transportit dhe Komunikimit tė Maqedonisė, Mile Janakieski. »»


Certifikohen 32 auditorė tė brendshėm, 12 trajnerė dhe 4 kontabilistė

Certifikohen 32 auditorė tė brendshėm, 12 trajnerė dhe 4 kontabilistė

29.09.2011 08:50 - Kategoria: Biznesi

Ekonomisti

Janė certifikuar 32 auditorė tė brendshėm tė sektorit publik duke pėrfshirė edhe anėtarėt e Njėsisė Qendrore pėr Harmonizimin e Auditimit tė Brendshėm (NJQHAB) nga Instituti i Kontraktuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA), ku 12 nga kėta janė certifikuar edhe pėr trajner tė auditimit tė brendshėm. Dhe gjithashtu janė certifikuar edhe 4 zyrtarė tjerė qeveritarė nė fushėn e kontabilitetit tė Sektorit Publik pėr Institutin e Kontraktuar tė Financave Publike dhe Kontabilitetit.
Zėvendėsministri i Financave, Ramadan Avdiu, tha se Qeveria e Republikės sė Kosovės nė pėrgjithėsi dhe Ministria e Financave nė veēanti, jo njė herė kanė shprehur qėndrimin e vendosur pėr tė krijuar kapacitete profesionale pėr menaxhim efikas, transparent dhe me kontroll tė rreptė sipas standardeve evropiane tė financave publike. Sipas tij nė vazhdėn e pėrmbushjes sė kėsaj objektive ėshtė lansuar projekti pėr trajnimin dhe formimin profesional tė auditorėve tė brendshėm.
“Unė dua tė pėrfitoj nga ky rast pėr tė shprehur pėrgėzimet e mia pėr kėtė projekt, lidhur me punėn e madhe qė ėshtė bėrė dhe rezultatet e jashtėzakonshme tė tij. Ky projekt ka ndihmuar qeverinė nė drejtimin e duhur pėr tė pėrmbushur kėrkesat e BE-sė, lidhur me fushėn e Kontrollit tė Brendshėm tė Financave Publike dhe pėr tė siguruar njė shėrbim tė mirė dhe funksional publik qė pėrdor burimet publike pėr tė adresuar nevojat dhe aspiratat e qytetarėve”, tha Avdiu.
Ai mė tej shtoi se rezultatet e kėtij projekt kanė qenė mjaft tė gjėra, duke pėrfshirė njė politikė tė re pėr KBFP-nė dhe planin e veprimit tė cilin e ka miratuar qeveria nė prill tė kėtij viti, Ligjin e rishikuar tė Auditimit tė Brendshėm dhe rregulloret plotėsuese lidhur me fushat e tilla si licencimi dhe krijimi i komiteteve tė auditimit, Doracakun e rishikuar tė Auditimit tė Brendshėm, pėrshkrimet e vendeve tė punės dhe planet operacionale pėr tė ndihmuar krijimin e NjQH-sė pėr MFK-nė, Rregullėn e rishikuar nr. 1 tė Thesarit pėr tė adresuar kėrkesat e MFK-sė, Doracakun gjithėpėrfshirės pėr Procedurat e MFK-sė, i cili ėshtė miratuar nga DP i Buxhetit tė KE-sė nė Bruksel, sė bashku me listėn verifikuese pėr tė mundėsuar menaxhimin e buxhetit nė mėnyrė qė tė vlerėsohet arritja e tyre nė fushėn e MFK-sė, si dhe doracakun e Ministrave, i cili mbulon temat e qeverisjes dhe lidershipit.
“Me kėto rezultate, projekti ka ndihmuar qė tė krijojmė njė politikė tė fuqishme, tė kornizės ligjore dhe institucionale, si dhe zhvillimit tė kapaciteteve vendore pėr zbatimin me trajnimet e gjera tė ofruara nga ai, ne tani jemi duke zhvilluar kapacitetin tonė pėr zbatim”, tha ai.
Drejtori i NJQHAB-sė, Kosum Aliu, duke uruar tė gjithė tė certifikuarit tha se ky ėshtė njė moment krenar pėr Kosovėn, qė tregon se nė Kosovė ėshtė duke ndėrtuar njė shėrbim publik me tė cilin mund tė krenohet shoqėria.
“Do tė krenohemi duke qenė mė tė mirėt nė rajon. Ne llogarisim nė ju qė tė pėrdorni njohuritė tuaja pėr tė ndihmuar organizatat tuaja pėr tė drejtuar operacionet nė mėnyrė efikase dhe efektive, dhe pėr tė ndihmuar kolegėt tuaj tė ndėrtojnė njė profesion dinamik tė auditimit tė brendshėm nė shėrbimin publik tė Kosovės. Dhe, unė ju siguroj se do tė keni mbėshtetjen e vazhdueshme nga unė dhe ekipi im nė NJQH pėr Auditimin e Brendshėm”, tha ai.
Aliu tha se Kosova ėshtė e para nė rajon qė implementon kėtė projekt pėr certifikimin ndėrkombėtarisht tė auditorėve tė brendshėm, i cili projekt do tė ndikojė nė ngritjen dhe funksionimin sa mė tė mirė tė kontrollit tė brendshėm tė Financave Publike.
Pėrfaqėsuesi i Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian, Rron Dadallaku, shprehu gatishmėrinė e Komisionit Evropian qė edhe nė tė ardhmen tė mbėshtesė Kosovėn nė ngritjen e kapaciteteve nė fushėn e menaxhimit tė financave publike. Nė kėtė ceremoni pėrveē zyrtarėve tė certifikuar morėn pjesė zėvendėsministri i Financave, Ramadan Avdiu , pėrfaqėsuesi i Zyrės Ndėrlidhėse i Komisionit Evropian, Rron Dadallaku, zėvendėsdrejtori i Departamentit tė Thesarit, Zilif Lufi, drejtoresha menaxhuese e CAPITA International Development, Caroline Rickatson, pėrfaqėsuesi i CIPFA, Giles Orr dhe pėrfaqėsueset e CEF, Ana Frankez dhe Mira Dubrovsek.





Burimi: Ekonomisti Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!