Total: (548,437)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
moodys

Moodys paralajmėron: Do ulim vlerėsimin nėse rritet borxhi

Agjencia e vlerėsimit tė kreditit Moodys nė analizėn vjetore tė borxhit shqiptar la tė pandryshuar vlerėsimin B1, qė vlerėsohet si i qėndrueshėm, por paralajmėron se njė dėshtim pėr tė stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit mund tė shkaktojė uljen e vlerėsimit pėr... »»


Hipotekat, ja sa do paguhet pėr tė regjistruar pronėn

Hipotekat, ja sa do paguhet pėr tė regjistruar pronėn

21.10.2011 22:03 - Kategoria: Biznesi

  Qeveria miraton tarifat e reja tė shėrbimit nė ZRPP

Kėshilli i Ministrave ka marrė dje vendim pėr rritjen e tarifave tė shėrbimit nė Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Sipas vendimit tė qeverisė, tarifat rriten me qėllim pėrmirėsimin e shėrbimit nė kėto institucione, pasi pėr shkak tė fluksit tė kėrkesave ėshtė vėnė re njė rritje e kėrkesave tė qytetare pėr kėtė lloj shėrbimi. Nė relacionin e paraqitur me kėtė rast nga ministri i Drejtėsisė, thuhet se janė prekur nga kjo rritje thuajse tė gjitha shėrbimet, por ka ngelur e palėvizur regjistrimi fillestar i pronės. Ndėrkohė ėshtė rritur me 2.5 herė tarifa ekzistuese pėr institucionet bankare tė cilat kryejnė veprimtari hipotekore me qėllim kredidhėnie. Ėshtė barazuar vlefta pėr regjistrimin e pronave tė shtetasve qė nuk jetojnė nė Shqipėri, ndėrsa shkon nė 6500 lekė vlefta e regjistrimit pėr ndėrtimet karabina.

Tė ardhurat

Nė tabelat qė shoqėrojnė vendimin, vihet re se tė ardhurat pėr hipotekat rriten me gati dy herė pas ndryshimeve tė fundit. Kėshtu pėr shembull nė rast se do tė mbante tarifat ekzistuese, hipoteka pėr vitin 2012 do tė arrinte tė grumbullonte nė shkallė vendi rreth 514 milionė lekė, dhe duke hequr shpenzimet pėr administratėn, mirėmbajtje dhe investime, atėherė do i duhej qė nė fund tė vitit tė pėrballej me njė deficit prej 120 milionė lekėsh. Por krejt ndryshe ndodh me tarifat e reja, tė cilat pritet tė sigurojnė njė total tė ardhurash prej 1.1 miliardė lekėsh, dhe nė fund tė vitit hipoteka tė arrijė tė sigurojė njė total tė ardhurash pre 522 milionė lekėsh. Nė relacionin e Ministrisė sė Drejtėsisė thuhet se kjo do tė siguronte njė autonomi mė tė madhe financiare pėr kėto institucione, si dhe tė ardhura tė mjaftueshme pėr investime nė to. Por ashtu si dhe mė parė nga ky proces do tė pėrjashtohen, personat tetra dhe paraplegjikė, si dhe ata qė kanė statusin e tė verbrit. Kėta tė fundit nuk preken nga ndryshimet e tarifave dhe do tė vazhdojnė t'i regjistrojnė pronat e tyre falas, ashtu siē kanė bėrė edhe me ligjin ekzistues.

Procedurat e regjistrimit, ligji i ri ngarkon noterin

Shitja dhe blerja e pronės, freskimi dhe regjistrimi i saj tė bėhen nga noteri pa qenė nevoja qė qytetarėt ti drejtohen vetė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Drejtėsisė, qė miratohet me shumicė tė thjeshtė, pritet tė kalojė pėr miratim nė qeveri e mė pas nė Parlament. Ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi, nė njė intervistė pėr mediat para disa kohėsh sqaroi se kjo procedurė e re do reduktoje korrupsionin nė zyrat e hipotekės, si dhe do tė shkurtojė kohė pėr vajtje –ardhjet e qytetarėve nė zyrat e ZRPP-sė. “Dy qytetarė qė do tė duan tė bėjnė njė transaksion, njė kontratė shit-blerje tė njė apartamenti, do tė duhet tė ndjekin tė paktėn 6 hapa nė njė kohė rreth 30 ditė. Ky proces do tė marrė fund njėherė e mirė. Reforma qė ne kemi filluar tė hartojmė nė Ministrinė e Drejtėsisė, do tė kthejė zyrėn e noterit nė njė One Stop Shop, nė njė agjent tatimor”, tha Eduard Halimi, ministėr i Drejtėsisė. Aktualisht po punohet pėr dixhitaliziminin e plotė tė regjistrit tė pasurive tė paluajtshme, i cili do t'u mundėsohet online noterėve publike. Shitjet dhe blerjet e pronave me projekt-ligjin e ri do tė kryhen nė zyrat noteriale. “Blerėsi dhe shitėsi do tė paraqiten nė njė ditė tė caktuar te noteri. Shitėsi nuk ka nevojė qė tė bėjė hapin e parė pėr tė rifreskuar vėrtetimin e pronėsisė, nuk ka nevojė as tė shkojė nė hipotekė tė bėjė kėrkesė dhe as pėr tė marrė nga hipoteka njė vėrtetim tė freskėt. Ai do tė ketė vetėm njė vėrtetim tė vjetėr hipotekor, noteri dhe nė bazė tė njė sistemi elektronik dixhital qė ne e kemi gati pėr ta instaluar dhe do tė futet online nė hipotekė. Pra, brenda dy minutash noteri do tė ketė mundėsi tė futet nė regjistrin hipotekor online, tė verifikojė nėse shitėsi ėshtė pronari i apartamentit pėrkatės dhe do tė realizojė kontratėn nėse gjithēka do tė konkludojė e rregullt. Do tė jetė noteri mė pas qė do tė bėjė dhe regjistrimin e kontratės nė hipotekė”, tha Halimi. Kontakti i qytetarėve me zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme ėshtė zero, shmang radhėt e gjata, kohėn dhe elementet korruptivė qė janė dalluar nė raste tė tilla. Ministri i Drejtėsisė sqaron se noteri si eksperti mė i mirė ligjor do tė ketė akses tė bėjė ēregjistrimin dhe regjistrimin e njė pasurie nė regjistrin e zyrave tė Regjistrimit tė Pasurive, por do tė ketė edhe funksionet e agjentit tregtare pasi do tė menaxhojė taksėn e shitjes sė pasurisė.

Drafti, nga 1 janari ndėrtimet e reja hipotekohen qė nė themel

Objektet e reja qė do tė ndėrtohen nė vitin 2012, do tė hipotekohen qė nė karabina. Draft i Ministrisė sė Drejtėsisė, i cilit pritet tė hyjė nė fuqi mė 1 janar 2012, parashikon qė tė gjitha ndėrtimet e reja nė vitin qė vjen do tė hipotekohen qė nė karabina, tarifa e tė cilit ėshtė pėrcaktuar rreth 6500 lekė. Duke iu referuar projektligjit nė fjalė, regjistruesi, me kėrkesė tė investitorit, pronarit apo krijuesit tė pronės, bėn regjistrimin e lejes sė ndėrtimit, nė njė regjistėr tė veēantė, nė favor tė subjektit i cili ka pėrfituar lejen. Ky regjistrim kryhet nė regjistėr tė ndryshėm nga trualli, por duke kryer lidhjen me truallin, nė tė cilin po kryhet ndėrtimi, dhe ėshtė i vlefshėm deri nė regjistrimin e karabinasė, pėr efekt kreditimi dhe regjistrimit tė kontratave paraprake. Pas pėrfundimit tė objektit nė fazėn e karabinasė, regjistruesi, me kėrkesė tė investitorit, pronarit apo krijuesit tė pronės, bėn regjistrimin e pėrkohshėm tė karabinasė, nė regjistrin ku ėshtė regjistruar leja e ndėrtimit, duke kryer lidhjen me truallin, nė tė cilin po kryhet ndėrtimi dhe ėshtė i vlefshėm deri nė pėrfundimin e objektit, pėr efekt tė kreditimit tė investitorit ose regjistrimit tė kontratave paraprake. Me kėrkesėn e palės sė interesuar, regjistruesi bėn regjistrimin e kontratave paraprake tė shitjes sė pjesėve tė njė ndėrtimi tė ri dhe i pajis blerėsit e ardhshėm me certifikata tė pėrkohshme. Ky regjistrim ėshtė i vlefshėm deri nė regjistrimin e kontratės sė shitjes, pėr efekt tė kreditimit tė blerėsit apo transferimit tė sė drejtės nė njė i tretė. Pėr regjistrimin e kontratave paraprake zbatohet parimi i pėrparėsisė sė regjistrimit. Pas pėrfundimit tė objektit, Regjistruesi bėn regjistrimin pėrfundimtar tė tij, menjėherė pas pėrcjelljes pėr regjistrim nga zyrat e urbanistikės tė njėsive tė organeve tė qeverisjes vendore, tė dokumentacionit tė pėrcaktuar nė nenin 13 tė ligjit nr. 8402, datė 010.09.1998 “Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tė ndėrtimit” i ndryshuar. Me regjistrimin pėrfundimtar tė objektit sipas parashikimeve tė bėra nė paragrafin e parė tė kėtij neni, Regjistruesi pas kėrkesave tė paraqitur nga personat e interesuar, regjistron pjesėt e veēanta tė ndėrtimit tė ri, nė favor tė personave tė pėrcaktuar si blerės tė ardhshėm nė aktet noteriale tė regjistruara tashmė nė regjistrimin e pėrkohshėm tė karabinasė tė kryer. Dhe hipotekimi kėrkon regjistrimin e hipotekės nė seksionin pėrkatės tė kartelės sė pasurisė tė paluajtshme ose njė pjese tė saj, e cila pėrdoret si garanci pėr detyrimin, regjistrimin e personit, nė favor tė tė cilit ajo krijohet, si pronar tė saj dhe depozitimin e dokumentit nė dosje.





Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!