Total: (527,787)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation




Shitja e trojeve dhe pallateve tė reja, vlerat minimale qė tatohen

Shitja e trojeve dhe pallateve tė reja, vlerat minimale qė tatohen

07.05.2008 15:07 - Kategoria: Biznesi

  Ministritė fiksojnė procedurėn pėrfundimtare tė regjistrimit tė pronės nė hipotekė

Ēmime minimale pėr troje dhe pėr pallatet e reja

Ministria e Drejtėsisė dhe ajo e Financave, me anė tė vendimit tė dalė nė muajin shkurt tė kėtij viti, kanė pėrcaktuar qartė gjithė tatimet qė do tė paguhen nė rast tė shitblerjes sė pronės sė paluajtshme. Ndėrsa nuk ėshtė lejuar qė nė kontrata tė firmoset njė vlerė spekulative e shitjes, pėr tė shmangur detyrimin. Kėshtu, pėr rastet e shitblerjes sė truallit, ēmimet minimale do tė jenė sipas vendimeve tė vitit tė shkuar. Ndėrsa njė qartėsim i procesit ėshtė bėrė dhe pėr objektet e privatizuara nga shteti. Pėr sa u pėrket pallateve tė reja, gjithēka duket se do tė veprohet sipas kostove minimale nė ndėrtim. Ndėrsa pėr objektet qė kalojnė nga njė individ nė tjetrin, ēmimet do tė jenė sipas vlerave qė tashmė janė miratuar prej qeverisė.

Republika e Shqipėrisė Republika e Shqipėrisė

Ministria e Financave Ministria e Drejtėsisė

U D H Ė Z I M

Nr. 9, datė 26. 02. 2008

“Pėr tatimin e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė sė paluajtshme”

Nė mbėshtetje tė nenit 102, pika 4, tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe nė zbatim tė nenit 11, tė ligjit nr. 8438, datė 28.12.1998 “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”, tė ndryshuar, ministri i Financave dhe ministri i Drejtėsisė

U D H Ė Z O J N Ė:

1. Kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme, tokė dhe ndėrtesė, tatohet me 10 pėr qind tė fitimeve kapitale tė realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet nė rastet e shkėmbimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn me tė drejtėn e pronėsisė mbi ndėrtesėn e ndėrtuar mbi tokė. Nė kėtė rast tatimi i tė ardhurave kryhet sipas procedurės sė dhėnė nė nenin 20 tė ligjit nr. 8438, datė 28.12.1998 “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”, tė ndryshuar.

2. Individi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes sė regjistrimit tė kėsaj pasurie, nė pėrputhje me aktet ligjore pėrkatėse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranė zyrave vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

3. Me kalim tė sė drejtės sė pronėsisė, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit tė pasurisė sė paluajtshme. Nė kuptim tė nenit 11, tė ligjit “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”, me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca ndėrmjet vlerės nė shitje dhe vlerės nė blerje tė pasurisė ndėrtesė apo tokė.

4. Vlera nė shitje e pasurisė sė paluajtshme pėrcaktohet nė kontratėn e noterizuar tė shitjes, e cila ėshtė firmosur nga palėt (shitėsi dhe blerėsi). Kontrata duhet tė shprehė sipėrfaqen nė metėr katror tė pasurisė, ēmimin pėr metėr katror dhe vlerėn e saj. Kontrata duhet tė jetė e shoqėruar me hartėn, planimetrinė dhe dokumentet e tjera qė shėrbejnė pėr regjistrimin e pasurisė sė paluajtshme. Nė rastet kur individi kalon pronėsinė, pėr herė tė dytė e nė vazhdim, pėr efekt tė llogaritjes sė fitimit kapital tė realizuar do tė merret diferenca midis vlerės sė shitjes dhe vlerės sė blerjes e pėrcaktuar nė kontratėn paraardhėse.

Shembull:

Njė shoqėri ndėrtimi i ka shitur individit A njė apartament me vlerėn 5.000.000 lekė. Ky individ e shet kėtė apartament pas disa vjetėsh, tek njė individ tjetėr B, pėr 6.000.000 lekė.

Individi A do tė tatohet me 10% tė diferencės midis vlerės sė shitjes 6.000.000 lekė dhe vlerės sė blerjes 5.000.000 lekė.

Pra, 10% x (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekė, do tė jetė tatimi mbi tė ardhurat personale nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė, i cili paguhet nga individi A.

5- Pėrcaktimi i vlerės nė shitje bazohet nė kontratėn e shitjes sė pasurisė. Nė rastet kur ēmimi i shitjes pėr m2 i pėrcaktuar nė kontratė ėshtė mė i ulėt se ēmimi minimal i pėrcaktuar nė shtojcat nr. 2 dhe nr. 3 bashkėngjitur kėtij Udhėzimi, zbatohen kėto tė fundit pėr efekt tė llogaritjes sė tatimit.

6- Pėrcaktimi i vlerės nė blerje bazohet nė kontratėn paraardhėse tė blerjes. Pėrjashtim nga ky rregull i pėrgjithshėm pėrbėjnė rastet e mėposhtme.

6.1. Pėr ndėrtesat e ndėrtuara dhe tė regjistruara deri nė datėn 31 dhjetor 1995, tė cilat nuk kanė vlerė nė blerje, si dhe ndėrtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datė 23.12.1992 “Pėr privatizimin e banesave shtetėrore”, i ndryshuar, pėr efekt tė pėrcaktimit tė tatimit pėr kalimin e sė drejtės sė pronėsisė, si vlerė minimale nė blerje do tė merret kostoja mesatare pėr m2 e sipėrfaqes sė shfrytėzueshme, tė pėrcaktuar nga Enti Kombėtar i Banesave, nė VKM nr. 815, datė 9.12.1996.

Pėr qytetet qė nuk pėrmenden nė vendimin pėrkatės tė Kėshillit te Ministrave, pėr efekt llogaritjeje do tė merret nė konsideratė kostoja mesatare e qytetit nė distancėn mė tė afėrt.

6.2. Pėr ndėrtesat e ndėrtuara dhe tė regjistruara nga 1 janari 1996, deri mė 31 dhjetor 2002, tė cilat nuk kanė vlerė nė blerje, pėr efekt tė pėrcaktimit tė tatimit pėr kalimin e sė drejtės sė pronėsisė, si vlerė minimale nė blerje do tė merret kostoja mesatare pėr m2 e sipėrfaqes sė shfrytėzueshme e pėrcaktuar nga Enti Kombėtar i Banesave nė:

·Vendimet e Kėshillit tė Ministrave: VKM nr. 815, datė 09.12.1996; VKM nr. 13, datė 05.01.1998; VKM nr. 214, datė 28.04.1999; VKM nr. 362, datė 14.07.2000.

·Udhėzimet e Kryeministrit nr. 5, datė 31.05.2001 dhe nr. 3, datė 16.10.2002.

Pėr qytetet qė nuk pėrmenden nė vendimet pėrkatėse tė Kėshillit tė Ministrave apo aktet e tjera nėnligjore, pėr efekt llogaritjeje do tė merret nė konsideratė kostoja mesatare e qytetit nė distancė mė tė afėrt.

6.3. Pėr ndėrtesat e ndėrtuara dhe tė regjistruara pas 1 janarit 2003, tė cilat nuk kanė vlerė nė blerje, pėr efekt tė pėrcaktimit tė tatimit pėr kalimin e sė drejtės sė pronėsisė, si vlerė minimale nė blerje do tė merret kostoja minimale fiskale e pėrcaktuar nė marrėveshjen e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve me Shoqatėn e Ndėrtuesve tė Shqipėrisė, dhe nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 173, datė 29.03.2006 “Pėr miratimin e kostos minimale fiskale nė ndėrtim dhe pėr mėnyrėn e pėrcaktimit tė ēmimit tė shitjes sė banesave”, tė cilat janė pasqyruar nė shtojcėn nr. 1 bashkėlidhur kėtij Udhėzimi.

Pėr qytetet qė nuk pėrmenden nė marrėveshjet pėrkatėse, pėr efekt llogaritjeje do tė merret nė konsideratė kostoja mesatare pėr m2 e sipėrfaqes sė shfrytėzueshme, e pėrcaktuar nga Enti Kombėtar i Banesave nė Udhėzimin e Kryeministrit nr. 1, datė 8.5.2003; nr. 1, datė 4.03.2004; nr. 5, datė 23.11.2005; nr. 5 datė 7.09.2006 dhe nr. 2, datė 4.04.2007 dhe nė aktet e tjera pėr vitet nė vijim.

6.4. Nė rastin e shitjes sė njė ndėrtese tė pėrfituar nga kėmbimi i truallit, nė bazė tė njė kontrate kėmbimi, si ēmim i blerjes do tė konsiderohet njė nga ēmimet e pėrcaktuara nė shtojcėn e Udhėzimit.

7. Nė rastin e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn, pėr efekt tė pėrcaktimit tė detyrimit tatimor, si ēmim minimal i shitjes do tė merret ēmimi i pėrcaktuar nė VKM nr. 555, datė 29.08.2007, VKM nr. 653, datė 29.09.2007, dhe VKM nr. 139, datė 13.02.2008.

Pėr zonat e tjera tė vendit, Zyrat Vendore tė Regjistrimit tė Pasurisė sė Paluajtshme do tė marrin nė konsideratė vendimet e Kėshillit tė Ministrave, nėpėrmjet tė cilave do tė pėrcaktohen ēmimet minimale tė trojeve nė hartat pėrkatėse tė kėtyre qarqeve.

8. Nė rastet e shitjes njėkohėsisht tė tokės truall dhe tė ndėrtesės “njollė” brenda kėtij trualli, pėr pėrllogaritjen e detyrimit tatimor do tė merren nė konsideratė tė dy elementet: vlera e shitjes sė ndėrtesės dhe vlera e shitjes sė truallit. Vlerat e shitjes sė ndėrtesės dhe tė truallit nuk duhet tė jenė mė tė vogla se ēmimet minimale pėrkatėse tė pėrcaktuara nė kėtė Udhėzim.

9. Pėr rastet e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė nėpėrmjet dhurimit, transaksioni konsiderohet i tatueshėm dhe pėr efekt tė llogaritjes sė detyrimit tatimor do tė veprohet si nė rastin e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė, tokė dhe ndėrtesė, nėpėrmjet aktit tė shitjes.

10. Tatimi mbi tė ardhurat nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė paguhet nga individi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme. Zyrat Vendore tė Regjistrimit tė Pasurisė sė Paluajtshme llogarisin dhe arkėtojnė detyrimin tatimor pėrkatės sipas procedurave tė pėrcaktuara nė Ligj dhe nė kėtė Udhėzim. Pagesa e detyrimit tatimor bėhet para kryerjes sė regjistrimit tė aktit tė kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė sė pasurive tė paluajtshme, nė ZVRPP, nė pėrputhje me aktet ligjore. Zyrat Vendore tė Regjistrimit tė Pasurisė sė Paluajtshme mbledhin tatimin lidhur me kalimin e sė drejtės sė pronėsisė sė pasurisė sė paluajtshme dhe e derdhin atė brenda 10 ditėve nga kryerja e veprimeve pėr llogari tė organeve tatimore.

Brenda datės 10 tė muajit pasardhės, zyrat e regjistrimit tė pasurisė sė paluajtshme dėrgojnė nė degėn pėrkatėse tė tatimeve evidencėn pėrkatėse, e cila pėrmbledh emrin e individit tatimpagues, shumėn e llogaritur tė tatimit mbi tė ardhurat nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė, si dhe numrin dhe datėn e dokumentit tė derdhjes sė kėtij detyrimi nė organin tatimor.

11. Ngarkohet Ministria e Drejtėsisė pėr njohjen zyrtare tė zyrave noteriale me kėtė Udhėzim, lidhur me respektimin e zbatimit tė ēmimeve minimale fiskale tė pėrcaktuara. Mosrespektimi i ēmimeve nė kontratat e noterizuara tė shitjeve tė pasurisė sė paluajtshme konsiderohet kundėrvajtje administrative pėr zyrat e noterisė dhe penalizohen sipas dispozitave ligjore nė fuqi.

12. Nė rastet kur individėt, nėpėrmjet aktit noterial kanė bėrė kalimin e sė drejtės sė pronėsisė pėrpara datės 1 janar 2008, por nuk kanė paguar detyrimin tatimor dhe paraqiten pas kėsaj date pėr tė kryer regjistrimin nė sportelet e Zyrave Vendore tė Regjistrimit tė Pasurisė sė Paluajtshme, detyrimi tatimor do tė llogaritet sipas dispozitave tė nenit 11, tė ligjit nr. 8438, datė 28.12.1998 “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”, tė ndryshuar me ligjin nr. 9716, datė 16.04.2007.

Nė rastet kur individėt kanė nėnshkruar kontratė tė kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė dhe kanė paguar tatimin para datės 1 janar 2008 dhe paraqiten pas kėsaj date pranė ZVRPP-ve pėr regjistrim pasurie, nuk paguajnė detyrime tatimore shtesė.

KOSTOT MINIMALE FISKALE SIPAS VITEVE DHE ZONAVE NĖ LEKĖ

Nr.Qytetet 2003 2004 2005 2006 2007

1. Berat 21.964 22.356 22.356 24.840 24.840

2. Dibėr 20.186 20.547 20.547 22.830 22.830

3. Durrės 21.964 22.356 22.356 24.840 24.840

4. Elbasan 19.151 19.494 19.494 21.660 21.660

5. Fier 21.061 21.438 21.438 23.820 23.820

6. Gjirokastėr 21.698 22.086 22.086 24.540 24.540

7. Gramsh 20.478 20.844 20.844 23.160 23.160

8. Kavajė 20.372 20.736 20.736 23.040 23.040

9. Korēė 20.054 20.412 20.412 22.680 22.680

10.Krujė 22.043 22.437 22.437 24.930 24.930

11.Kuēovė 23.157 23.571 23.571 26.190 26.190

12.Kukės 22.202 22.599 22.599 25.110 25.110

13.Kurbin 22.043 22.437 22.437 24.930 24.930

14.Lezhė 19.841 20.196 20.196 22.440 22.440

15.Librazhd 19.151 19.494 19.494 21.660 21.660

16.Lushnjė 21.884 22.275 22.275 24.750 24.750

17.Mirditė 22.282 22.680 22.680 25.200 25.200

18.Mat 22.017 22.410 22.410 24.900 24.900

19.Peqin 19.205 19.548 19.548 21.720 21.720

20.Pėrmet 20.850 21.222 21.222 23.580 23.580

21.Pogradec 23.104 23.517 23.517 26.130 26.130

22.Pukė 30.584 31.131 31.131 34.590 34.590

23.Sarandė 23.741 24.165 24.165 26.850 26.850

24.Shkodėr 25.067 25.515 25.515 28.350 28.350

25.Skrapar 17.772 18.090 18.090 20.100 20.100

26.Tepelenė 21.884 22.275 22.275 24.750 24.750

27.Tropojė 31.804 32.373 32.373 35.970 35.970

28.Vlorė 21.963 22.356 22.356 24.840 24.840

29.Tiranė 26.526 27.000 27.000 30.000 30.000




Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!