Total: (536,444)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

FMN-ja takim me ministrin e Financave, buxhetin dhe shlyerjen e borxheve

Misioni i radhės sė Fondit Monetar Ndėrkombėtar ka pasur dje takim me Ministrin e Financave, Shkėlqim Cani, dhe Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani. »»


Ligji, drejt falimentit bizneset qė s”paguajnė taksa dy vjet

Ligji, drejt falimentit bizneset qė s”paguajnė taksa dy vjet

15.05.2008 19:49 - Kategoria: Biznesi

  Komisioni i Ekonomisė: Vėrejtjet nga biznesi, pa kaluar nė Kuvend

Nėse njė biznes nuk paguan taksat pėr dy vjet me radhė, pra tregon bilanc negative, do tė shpallet i falimentuar. Ligji i ri parashikon uljen nga 3 vjet nė 2 vjet pėr shpalljen e procedurės sė falimentit. Por komuniteti i biznesit nuk ėshtė pyetur ende nė lidhje me ndryshimet qė i janė bėrė ligjit. Shqetėsimi ėshtė bėrė prezent gjatė diskutimeve nė komisionin Parlamentar tė Ekonomisė, nga anėtarėt e opozitės. Ata kėrkuan konsultime me Kėshillin Konsultativ tė Biznesit para se ndryshimet ligjore tė kalojnė nė Kuvend pėr miratim.

Kėrkesat

Pėrfaqėsues tė opozitės kėrkuan tė merren parasysh vėrejtjet e komunitetit tė biznesit, sepse nėse ndryshimet nė ligjin pėr falimentimin kalojnė nė Kuvend, atėherė nuk do tė jetė i rregullt. Pėr kėtė arsye, edhe ndėrkombėtarėt e kanė cilėsuar si tė paplotėsuar, prandaj projekti i qeverisė ėshtė risjellė pėr diskutim nė komunionin parlamentar. Projektligji i ri parashikon mes tė tjerash krijimin e njė agjencie tė posaēme, qė do tė mbikėqyrė procedurat, tė cilat nisin nga administrata tatimore. Madje, nė tė parashikohen edhe sanksione ndaj tatimorėve, qė nuk fillojnė procedurat e falimentit, duke lejuar ekzistencėn nė treg tė firmave fantazmė dhe qė raportohen me humbje. Tatimet do tė klasifikojnė bizneset sipas statusit tė transaksioneve tė tyre, njė procedurė kjo e cila do tė ndihmojė nė shpalljen e procesit tė falimentit nga ky institucion. “Banka Botėrore ka marrė edhe projektin pėr ndryshimin e ligjit tė falimentit e ka studiuar dhe na ka rekomanduar ndryshime nė pjesėn qė i takojnė administratorėve mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė tyre si dhe krijimin e njė agjencie”, ėshtė shprehur nė komisionin e Ekonomisė pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Financave, Linda Rusmali.

Bizneset

Ky projektligj do tė ndalojė edhe huamarrjen mesa firmave, sepse kompanitė nuk do tė lejohen tė marrin borxhe te njėra-tjetra pėr tė mbijetuar, nėse shfaqin balancė negative. Nė vendin tonė, sipas burimeve tė ministrisė sė ekonomisė, ka mjaft biznese, qė edhe pse vetė paraqesin humbje vit pas viti, vazhdojnė tė mbijetojnė duke marrė transaksione borxh nga firma tė tjera. Nė kėtė mėnyrė, mendohet se njė numėr i konsiderueshėm biznesesh duhet tė ishin shpallur tė falimentuara, por pėr kėto biznese nuk ėshtė marrė asnjė vendim deri mė tani. Projektligji pėrcakton gjithashtu qė edhe bankat, pėrveē organeve tatimore mund tė kėrkojnė qė pėr kompaninė tė nisė procesi i falimentit. Mendohet se rreth 80 pėr qind e biznesit vendas nuk deklaron xhiro dhe fitime tė sakta, pėr aktivitetin qė kryen, duke ju fshehur detyrimeve tė shtetit. Zbatimin e kėtij ligji e kanė kėrkuar edhe ekspertė tė ekonomisė, duke vėnė nė dukje njė shtim tė kreditimit tė biznesit dhe shpėrdorim tė tyre. Ky shqetėsim, ngritur edhe nga ana e industrialistėve tė mėdhenj tė vendit, sipas tė cilėve, fenomeni i shtimit tė kredive tė kėqija ėshtė nė rritje. Sipas kėtij projektligji, pas shpalljes sė procesit tė falimentit, gjykatat kanė 30 ditė kohė pėr mbylljen e procedurave, kurse pėr biznesin e vogėl procedurat janė tė pėrshpejtuara. Ligji i ri do tė sjellė reduktime nė kohėzgjatjen e vazhdimit tė punės nga biznesi me bilance negative. Ndryshimet e ligjit sjellin forcimin e institucioneve financiare shtetėrore pėr hapjen e procesit tė falimentit. Pėr herė tė parė nė ligjin e falimentit ėshtė pėrcaktuar qė procesi tė shpallet dhe nga ortakėt, pra bėhet fjalė pėr kompanitė qė funksionojnė nė mėnyrė tė tillė. Por nė ndryshimet e ligjit pėrcaktohet specifikisht qė shpallja e procesit duhet tė kryhet nė ato raste kur ortakėt e njė kompanie janė nė dijeni tė bilanceve negative.





Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!