22.06.2012 03:35 - Kategoria: Biznesi
Rritja ekonomike, mė e dobėt se parashikimet
Rezerva Federale Amerikane ka bėrė tė ditur se do tė zgjerojė programin e shitjes dhe blerjes sė titujve shtetėrorė, njė skemė ku Banka Qendrore e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės do tė blejė tituj thesari me afat maturimi tė gjatė dhe do tė shesė ata qė maturohen mė shpejt. Kjo strategji ka pėr synim mbajtjen e normave tė interesit nė nivele tė ulėta nė tė ardhmen dhe duke siguruar masa pėr nxitjen e ekonomisė.Nė njė dalje pėr mediat, Kreu i Rezervės Federale, Ben Bernanke tha se, rritja ekonomike ka qenė mė e dobėt se mė parė, por pritet tė rikthehet nė fund tė kėtij viti. Sipas tij, shumica e anėtarėve tė Rezervės Federale kanė ulur parashikimet pėr rritjen ekonomike. Ky institucion ka parashikuar se, ekonomia do tė rritet jo mė shumė se 2.4 pėr qind pėr kėtė vit, duke ulur edhe parashikimet e Prillit, ku Rezerva kishte parashikuar njė zgjerim ekonomik prej 2.9 pėr qind.
Bernanke tha se, norma e papunėsisė do tė ulet jo mė shumė se 8 pėr qind deri nė fund tė vitit. Aktualisht, ky nivel ėshtė 8.2 pėr qind, ndėrsa nė Prill, Rezerva Federale parashikoi njė rėnie nė 7.8 pėr qind. Banka Qendrore ka parashikuar njė nivel mė tė ulėt inflacioni duke theksuar se ai do tė mbetet poshtė nivelit 2 pėr qind.
Rėnia e inflacionit ka ardhur si pasojė e rėnies sė ēmimit tė karburanteve. Gazetarėt e kanė pyetur edhe nė lidhje me zhvillimet nė Eurozonė dhe Bernanke ka thėnė se, Europa duhet tė bėjė atė qė duhet. Bernanke theksoi se, situata nė Kontinentin e Vjetėr ka qenė nė qendėr tė vėmendjes. Guvernatori nėnvizoi se ka patur kontakte me tė gjithė krerėt shteteve tė Eurozonės, si dhe me Presidentin e Bankės Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Burimi: Telegrafi Ekonomi
lajme.parajsa.com








































































