Total: (469,545)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
description

Beqaj zyrtarisht fillon punėn nė Ministrinė e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar sot zyrtarisht detyrėn e Ministrit tė Ministrisė sė Financave. Nė takimin zyrtar me zėvendėsministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues tė kėsaj ministrie, ka pranuar detyrėn e re tė Ministrit tė Financave. »»


FMN e BB nuk sollėn pėrfitime: Kosova synon BERZH-in

FMN e BB nuk sollėn pėrfitime: Kosova synon BERZH-in

11.08.2012 18:02 - Kategoria: Biznesi

Prishtinė, 11 gusht - Kosova qė nga viti 2009 ėshtė anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore. Tani Qeveria e Kosovės ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr anėtarėsim nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, si dhe nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.

Anėtarėsimi i Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore, pėrveē tjerash, ishte parė si mundėsi e mirė pėr ta rritur besimin e investitorėve dhe tė komunitetit ndėrkombėtar, qė Kosova ėshtė njė vendi i mirė pėr tė investuar.

Pavarėsisht kėsaj, pėrfaqėsues tė bizneseve thonė se qė nga anėtarėsimi i Kosovės nė kėta dy mekanizma financiarė, nuk ėshtė parė ndonjė zhvillimin i hovshėm ekonomik i Kosovės.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, thotė se roli i FMN-sė ka qenė stabiliteti financiar dhe ekonomik nė pėrgjithėsi, gjė qė e kanė ofruar. Ndėrsa, Banka Botėrore e cila ka ofruar grante, tani atė e ka kthyer nė formė tė kredisė, pėr rezultatet e sė cilės duhet pritur.

"Duke ofruar kredi, ata tentojnė t'i prekin prioritetet e programeve qeveritare, apo ato qė burojnė nga korniza afatmesme e shpenzimeve dhe efektet nuk vėrehen menjėherė. Kjo ėshtė e meta e kėtyre dy institucioneve, te i pari pra kemi njė qėllim dhe ai qėllim ėshtė stabiliteti financiar dhe fiskal, e te e dyta kemi njė qasje qė japin kredi po efektet shihen mė vonė", thotė Rukiqi pėr Radion Evropa e Lirė, duke shtuar se kėto janė politikat e kėtyre dy mekanizmave financiarė ndėrkombėtarė.

Nė anėn tjetėr, anėtarėsimi i Kosovės nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, sipas Rukiqit, mund tė sjellė risi nė Kosovė, pasi qė ky mekanizėm ka njė rol tjetėr nga ai i FMN-sė dhe BB-sė.

"Te BERZH-i projektet qė janė me fizibilitet ekonomik, pra qė ka pėrfitime, gjėra publike, rrugė, infrastrukturė nėpėr zona rurale, infrastrukturė nė shėndetėsi, nė edukim nė pėrgjithėsi, tė gjitha kėto qė mund ta shpejtojnė zhvillimin, janė projekte fizibile apo janė projekte tė pranueshme pėr BERZH-in", thekson Rukiqi.

Prandaj , sipas Rukiqit, puna qė duhet bėrė autoritetet e Kosovės, para anėtarėsimit  nė BERZH, ėshtė hartimi i prioriteteve tė politikave dhe njė listė e projekteve tė pranueshme pėr kėtė mekanizėm.

Ndryshe, qė nga pėrfundimi i luftės sė fundit nė Kosovė, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, vazhdimisht ka ndihmuar projekte tė ndryshme, si nė sektorin publik, ashtu edhe nė atė privat.

Pavarėsisht faktit se Kosova nuk ėshtė anėtare e kėtij institucioni, vite mė parė, Misioni i Kombeve tė Bashkuara ka arritur njė marrėveshje me kėtė bankė, pėr mbėshtetje financiare dhe hua pėr Kosovėn.

Ndėrkaq, njė punė pėr anėtarėsim e Kosovės nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė ėshtė duke e bėrė Ministria e Tregtisė dhe Industrisė. Ministrja Mimoza Kusari-Lila thotė pėr Radion e Evropa e Lirė se jane shumė afėr finalizimit tė vendimit mbi formėn e aplikimit nė OBT.
"Qė nė fillim, kur tė bėhen pėrgatitjet pėr aplikim, kemi rezistencė nga vendet qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ne po bėjmė pėrpjekje qė tė gjejmė formėn e duhur tė aplikimit, e cila do tė do tė jetė e pranueshme edhe pėr vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn, nuk do tė shkaktojė reagime tė menjėhershme negative pėr arsye se secilėn herė kur ngrihet ndonjė kontradiktė nė raport me vendet qė aplikojnė, shtetet anėtare qė janė pjesė e OBT-sė hezitojnė ta pėrkrahin shtetin e ri qė synon tė hyjė aty", shpjegon Kusari - Lila.

Kosova synon qė anėtarėsimi nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė t'i ndihmojė nė zhvillimin e tregtisė.

"Shpresojmė qė nė njė periudhė kohore informacionet lidhur me procesin e aplikimit nė OBT do t'i bėjmė publike, por mund tė them se punėt kanė filluar qė tė hyjmė nė anėtarėsimin e njė organizate tė rėndėsishme pėr ekonominė e vendit", potencon Kusari - Lila.

Aktualisht, nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė bėjnė pjesė 150 vende tė botės, kurse 30 tė tjera janė nė proces e sipėr tė anėtarėsimit.

Vitin e kaluar Rusia i ėshtė bashkuar kėsaj organizate, pas 18 vjetėsh negociatash pėr anėtarėsim.

Burimi: Koha Ditore Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com