Total: (469,549)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
description

Beqaj zyrtarisht fillon punėn nė Ministrinė e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar sot zyrtarisht detyrėn e Ministrit tė Ministrisė sė Financave. Nė takimin zyrtar me zėvendėsministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues tė kėsaj ministrie, ka pranuar detyrėn e re tė Ministrit tė Financave. »»


PTK-ja sanksionohet sėrish

PTK-ja sanksionohet sėrish

18.08.2012 23:21 - Kategoria: Biznesi

PTK-ja sanksionohet sėrish

Kompania "Artmotion" ka fituar njė kontest me PTK-nė lidhur me shfrytėzimin e fibrave optikė. Vendimin nė favor tė kėsaj kompanie e mori ART-ja, e cila edhe obligoi PTK-nė qė ta lejojė kėtė kompani ta shfrytėzojė infrastrukturėn e saj. Kjo ėshtė hera e dytė brenda dy muajsh qė sanksionohet kjo ndėrmarrje.

Brenda dy muajsh, Post-Telekomi i Kosovės u sanksionua dy herė nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit. Njė herė u gjobit me 150 mijė euro pėr shfrytėzim tė paautorizuar tė spektrit frekuencor, kurse tash e humbi njė konflikt lidhur me shfrytėzimin e fibrave optikė.

Kjo korporatė nuk ia kishte lejuar kompanisė "Artmotion", shfrytėzimin e infrastrukturės sė saj, nė mungesė tė kapaciteteve. Si pasojė, kompania parashtroi ankesė nė Autoritetin Rregullativ tė Telekomunikacionit.

Vendimi i kėsaj tė fundit nuk vonoi shumė. Ishte nė favor tė kompanisė "Artmotion".

"Obligohet operatori PTK sh.a. qė tė lejojė bashkėshfrytėzimin e infrastrukturės sė saj telekomunikuese, gjegjėsisht mundėsoi dhėnien nė shfrytėzim tė fibrit optik tė pandriēuar nė pikat e prezencės, respektivisht relacionet si nė vijim; a. Relacioni; Fushė-Kosovė – Mitrovicė (1 fije optike) b. Relacioni; Fushė-Kosovė – Ferizaj (1 fije optike)", thuhet nė vendimin ART-sė.

Komisioni i caktuar nga ART-ja, gjithashtu gjeti se PTK-ja nė trasetė e kėrkuara nga pala parashtruese e ankesės ka numėr tė mjaftueshėm tė fijeve optike. Po ashtu, kjo ndėrmarrje nuk ka arritur tė argumentojė mjaftueshėm me ndonjė plan se cilat janė nevojat reale tė saj dhe sa ėshtė numri i fijeve optike tė pandriēuara.

Ndėrkaq, pėr procedurat pėr shfrytėzimin e pėrbashkėt tė infrastrukturės, rregullatori ua lė t'i rregullojnė vetė palėt.

Sipas kėtij vendimi, ēmimi i huazimit tė fibrit tė pandriēuar ėshtė ēėshtje qė duhet tė pėrcaktohet nga pronari i infrastrukturės, nė kėtė rast operatori PTK.

"Obligohen palėt qė tė depozitojnė nė ART njė kopje tė marrėveshjes tė nėnshkruar brenda pesė ditėve nga data e nėnshkrimit tė saj", thuhet nė vendim.

Megjithėkėtė, drejtori i "Artmotionit", Kujtim Hajredini, nuk e ka komentuar vendimin e ART-sė, duke lėnė tė kuptohet qė nuk janė tė kėnaqur dhe se ēėshtja nuk ėshtė zgjidhur definitivisht.

Bile, drejtuesit e kėsaj kompanie po e presin njė vendim tjetėr tė rregullatorit.

"NPSH Artmotion ėshtė nė pritje tė njė vendimi tjetėr tė ART-sė pėr zgjedhjen e drejtė dhe definitive tė konfliktit duke konsideruar ART-nė si institucionin rregullator qė do tė vlerėsojė pretendimet e Artmotionit", ka thėnė Hajredini pėr "Express".

Nga ana tjetėr, zyrtarėt e Post-Telekomit tė Kosovės thonė se nuk bėhet fjalė pėr kontest, por pėr sqarime teknike tė kėrkesės sė Artmotionit qė ka kėrkuar PTK-ja.

"Jo vetėm Artmotioni, por edhe ēdo kompani e licencuar nga ART-ja nė tregun kosovar ka tė drejtė tė bėjė kėrkesa pėr shfrytėzimin e fibrave optikė tė PTK-sė. PTK-ja ofron kapacitet nė vende ku ka mundėsi teknike dhe aplikon ēmimoret qė janė nė favorin

ekonomik tė saj", ka thėnė Arsim Bilalli, menaxher pėr Informim nė Departamentin pėr Relacione me Publikun nė PTK.

Ndryshe, muajin e kaluar, Rregullatori i telekomunikacionit e gjobiti PTK-nė me 150 mijė euro pėr shfrytėzim tė paautorizuar tė spektrit frekuencor.
 

Burimi: Telegrafi Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com