Total: (557,020)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Ulet sėrish norma bazė e interesit

Me kėtė vendim, norma bazė shkon nė nivelin 2.25%. Dy vitet e fundit, Banka e Shqipėrisė ka ndryshuar disa herė normėn e interesit, duke e ulur atė. Ulja e nivelit tė interesit shėrben pėr uljen e inflacionit dhe rritjen e konsumit. »»


Rregulla pėr aksionet, bonot e obligacionet

Rregulla pėr aksionet, bonot e obligacionet

04.07.2008 12:05 - Kategoria: Biznesi

  Qeveria pėrcakton transferimin e tė drejtave nė rishitjen e njė titulli tė lėshuar prej bankave apo aktiviteteve financiare

Regjistėr kontabėl mbi pėrcaktimin dhe zbatimin e kontratave qė lėshohen

Pėr tė rregulluar shitblerjen e bonove, obligacioneve apo titujve tė tjerė, tė cilat dalin nga njė veprimtari financiare, Qeveria ka miratuar njė ligj tė posaēėm. Vetėm pak ditė mė parė janė miratuar dhe procedurat qė ndiqen nė bursėn e letrave me vlerė, ndėrsa me projektin e vendosur para dy ditėsh konfirmohen dhe format e kontratės.

“Qėllimi i kėtij ligji ėshtė tė krijojė kuadrin e nevojshėm ligjor pėr lidhjen dhe zbatimin e marrėveshjeve tė riblerjeve dhe tė anasjella tė riblerjve tė titujve nė formėn e kontratės sė riblerjes sė titujve nga subjektet pjesėmarrėse nė tregun bankar dhe financiar, duke rritur efikasitetin e qėndrueshmėrinė afatgjatė tė zhvillimit tė kėtij tregu”.

Veprimtaria

Duket se nė kėtė proces do tė pėrfshihen aksionet qė shiten, si dhe obligacionet, kambialet, letrat me vlerė apo dhe bonot e thesarit. Duke qenė se blerėsi i parė mund tė dėshirojė qė tė rishesė kėto obligacione apo bono tė lėshuara nga njė firmė te persona tė tretė, atėherė lind dhe nevoja e sanksionimit ligjor dhe tė njė rregulli tė qartė pėr kėto “transaksione”. Ndėrsa pėr tė pasur njė sistem tė qartė apo dhe njė kontroll tė plotė tė letrave me vlerė qė do tė lėshohen nga njė veprimtari financiare, do tė nisė aplikimi i njė regjistri kontabėl qė do tė shėnojė pikėrisht kėto shitblerje.

“Ngarkohen Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipėrisė, qė nė bashkėpunim me Kėshillin Kombėtar tė Kontabilitetit tė pėrcaktojnė me akt nėnligjor rregullat pėr mbajtjen nė bilancin e riblerėsit tė titujve, objekt i kontratės sė riblerjes sė titujve nė rastet kur nė bazė tė legjislacionit nė fuqi, ky i fundit nuk ėshtė pronar i tyre”, thuhet nė projektligj. Me kėtė nismė synohet zhvillimi i mėtejshėm tė parimeve tė pėrgjithshme tė legjislacionit shqiptar pėr lidhjen, ekzekutimin dhe zgjidhjen e kontratave, nėpėrmjet pėrcaktimit tė kushteve.

Tė drejtat

Gjithsesi me hapjen e tregut tė titujve, apo obligacioneve tė tjera do tė lindin dhe debatet mbi tė drejtat qė do tė ketė riblerėsi i njė titulli pronėsie. Nė projektligj parashikohet se “tė gjitha tė drejtat e tjera, pėrveē sė drejtės sė votės dhe detyrimet e lidhura pazgjidhshmėrisht me titujt, objekt tė kontratės sė riblerjes sė titujve i pėrkasin riblerėsit, gjatė tė gjithė kohėzgjatjes sė ekzekutimit tė kontratės”.

Ndėrsa shtohet se “Tė drejtat dhe detyrimet, qė lidhen me pronėsinė e titujve, objekt tė kontratės, pėrfshirė titujt fizikė, tė emetuar nėpėrmjet njė certifikate, lindin nė ēastin e regjistrimit tė tyre nė regjistrat e titujve”. “Nė rastin kur objekt i kontratės sė riblerjes sė titujve janė titujt shtetėrorė, pėrfshirė dhe ata tė emetuar nė formė fizike (me certifikatė), pagesa e ēmimit, transferimi i pronėsisė sė titujve dhe ekzekutimi i detyrueshėm i kontratės kryhen nėpėrmjet sistemit tė regjistrimit nė llogari pėr titujt shtetėrorė, tė mbajtur nga agjenti shtetėror fiskal”, thuhet nė projektligj.

Kontrata e riblerjes sė titujve

Kontrata e riblerjes sė titujve ėshtė kontrata, e lidhur me shkrim, ndėrmjet palėve me anė tė sė cilės “Riblerėsi” transferon te “Rishitėsi” pronėsinė e njė titulli ose tė njė sasie titujsh, nė njė datė dhe pėr njė ēmim tė caktuar, ndėrsa ky i fundit detyrohet qė nė pėrfundim tė afatit tė pėrcaktuar nė kontratė apo me kėrkesė tė riblerėsit, t'i ritransferojė kėtij tė fundit pronėsinė mbi tė njėjtin titull ose sasie titujsh, tė tė njėjtit lloj a tė llojit tė ngjashėm pėrkundrejt rimbursimit tė ēmimit, i cili mund tė shtohet apo tė pakėsohet nė masėn a mėnyrėn e caktuar paraprakisht nga palėt nė ēastin e lidhjes sė kėsaj kontrate.

E drejta pėr zėvendėsimin e titujve

Pėrjashtimisht nga pėrcaktimi i nenit 3 tė kėtij ligji, palėt mund tė parashikojnė nė kontratė tė drejtėn e riblerėsit, qė me shpenzimet e veta dhe me pėlqimin paraprak tė rishitėsit tė zėvendėsojė titujt, objekt tė kontratės, me tituj tė tjerė.

Objekti i kontratės

Objekt i kontratės sė riblerjes sė titujve mund tė jenė tė gjitha llojet e titujve tė emetuar, me kusht qė tė jenė tė tregtueshėm, sipas mėnyrės sė parashikuar nė legjislacionin nė fuqi pėr titujt.

Tė njėjtėt tituj nuk mund tė jenė njėkohėsisht objekt i mė shumė se njė kontrate riblerjeje, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė parashikuar ndryshe, me akt nėnligjor tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare ose tė Bankės sė Shqipėrisė.




Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!