Total: (535,741)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
7

Botohet ligji pėr zgjidhjen e marrėveshjes me CEZ/ Si do kryhen pagesat

Ėshtė miratuar nė Fletoret Zyrtare, marrėveshja pėr zgjidhjen me mirėkuptim ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe shoqėrisė CEZ, i cili hynė nė fuqi pas 15 ditėsh. »»


Rregulla tė reja pėr vlerėsimin e pronave

Rregulla tė reja pėr vlerėsimin e pronave

04.08.2008 12:01 - Kategoria: Biznesi

  Nė proces veē shitblerjes do tė pėrfshihen asetet pėr ish pronarėt dhe ish punonjėsit

Privatizimet

Pėr realizimin e privatizimit tė pronave shtetėrore, qoftė asete, troje apo objekte ėshtė pėrpiluar procesi i ri i vlerėsimit tė pasurisė qė do tė shitet. Gjithashtu nė udhėzimin e ri ėshtė paraqitur dhe forma e kalimit tė pronėsisė. Ndėrsa nė pronat qė privatizohen do tė vlerėsohet dhe ēmimi i pronave qė do tė shėrbejnė pėr kompensimin e ish pronarėve, apo shpėrndarjen e pasurisė sė ndėrmarrjeve tek ish punonjėsit.

Vendimi i plotė

Udhėzim Nr.6364, datė 3.7.2008 pėr zbatimin e vendimit tė kėshillit tė ministrave nr.794, datė 21.11.2007 “pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes”

Nė mbėshtetje tė nenit 102 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė zbatim tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes”, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe Ministria e Financave nxjerrin kėtė

UDHĖZIM: 1.

Tė gjitha miratimet e privatizimit, para hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes”, do tė konsiderohen tė vlefshme. Afati i plotėsimit tė dokumentacionit nė kėtė rast do tė fillojė me ngritjen e komisionit tė vlerėsimit nė zbatim tė kreut 1, pika 2 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007. 2. Institucionet qendrore dhe organet e njėsive tė qeverisjes vendore dėrgojnė prononcimin e tyre pėr privatizimin e pasurive tė ndėrmarrjeve apo institucioneve, nė administrim apo pronėsi tė tyre, nė ministrinė pėrgjegjėse pėr privatizimin e pronės shtetėrore.

Pėr tė pėrfshirė nė procesin e privatizimit pronat tė cilat i kanė kaluar nė pronėsi pushtetit

vendor, nevojitet miratimi pėrkates i kėshillit bashkiak/tė komunės apo qarkut, ndėrsa pėr pronat tė cilat janė nė administrim tė kėtyre institucioneve, nevojitet vetėm miratimi i kryetarit tė bashkisė/ komunės apo qarkut pėrkatės.

3. Vlerėsimi i pasurisė shtetėrore nė zbatim tė kėtij vendimi bėhet pėr ēdo element tė pasurisė nga komisioni i vlerėsimit, duke pėrcaktuar vlerėn reale tė tregut, nė zbatim tė legjislacionit nė fuqi.

4. Komisioni i vlerėsimit pėr pasuritė e paluajtshme ngrihet nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe do tė pėrbėhet nga jo mė pak se 4 anėtarė. Komisioni i vlerėsimit do tė kryesohet nga kryetari i degės sė shoqėrive publike nė prefekturėn pėrkatėse ku ndodhet objekti dhe nė pėrbėrje tė tij do tė jenė pėrfaqėsuesi i institucionit nė administrim tė tė cilit ndodhet objekti, si dhe grupi i ekspertėve vlerėsues. Ky grup ekspertėsh pėrbėhet nga ekspertė vlerėsues tė pasurisė sė paluajtshme, si dhe ekspertė kontabėl tė autorizuar tė fushės pėrkatėse, sipas rastit.

5. Miratimi pėr pėrfshirjen nė procesin e privatizimit tė pasurisė sė luajtshme, si elemente tė veēantė, behet nga institucioni pėrkatės i varėsise administrative. Pas nxjerrjes sė miratimit tė privatizimit, ky institucion ngre komisionin e vlerėsimit, i cili kryen vlerėsimin e pasurisė. Ky komision duhet tė ketė jo mė pak se 3 anėtarė, kryesohet nga pėrfaqėsuesi pėrkatės i strukturės administrative dhe nė pėrbėrje tė tij duhet tė ketė njė ekspert vlerėsues tė fushės pėrkatėse. Shpenzimet pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tė vlerėsimit (pagesa e eksperteve etj.) nė rastin e mėsiperm mbulohen nga institucioni ose ndėrmarrja nė administrim tė tė cilit ndodhet pasuria.

6. Ekspertėt nė pėrbėrje tė komisionit, tė cilėt hartojnė aktet vlerėsuese, situacionet, genplanet etj., si dhe komisioni i vlerėsimit mbajnė pėrgjegjėsi ligjore pėr saktėsinė e vlerėsimit tė kryer prej tyre, si dhe pėr hartimin e dokumentacionit tė nėnshkruar prej tyre.

7. Ekspertėt nė pėrbėrje tė komisionit tė vlerėsimit tė pronės se paluajtshme shtetėrore

pėrzgjidhen nga ministri pėrgjegjės pėr privatizimin e pronės shtetėrore.

8. Komisioni i vleresimit me marrjen e urdhėrit pėrkatės, inspekton dhe verifikon gjendjen reale tė objektit. Pas kėtij verifikimi ekspertėt hartojnė programin e punės ku duhet tė argumentojnė kohėn e nevojshme pėr vlerėsim (orėt e punės) i cili do t'i dorėzohet Kryetarit tė Degės sė Shoqėrive Publike. Pas verifikimit dhe saktėsimit tė programit tė punės nga Dega e Shoqėrive Publike, hartohet proces verbali lidhur me orėt e domosdoshme pėr vlerėsimin e objektit, i cili firmoset dhe vuloset nga kryetari i Degės sė Shoqėrive Publike dhe ekspertėt. Ky proces verbal nė origjinal pėrcillet nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe mė pas hartohet kontrata e pagesės sė ekspertėve me palėn shtetėrore, Drejtorin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve Tregtare pranė kesaj ministrie. Nė kėtė rast pagesa e ekspertėve lidhur me misionin e vlerėsimit do tė bėhet pėr ēdo miratim privatizimi. Paga orare do tė jetė 1500 lekė (njėmijė e pesėqind) pėr orė pune. Nė rastin e vlerėsimit tė objekteve qė do tė pėrfshihen nė fondin e kompesimit Fizik pėr ish-pronarėt, pagesa e ekspertėve do tė bėhet sipas procedurės sė mėsipėrme (dokumentacioni i duhur pėr tė vėrtetuar punėn) pėr ēdo objekt tė vlerėsuar dhe paga orare do tė jetė 1500 lekė (njėmijė e peseqind) pėr orė pune. Pagesa nė tė dy rastet e mėsipėrme do tė kryhet nga tė ardhurat e marra nga privatizimi dhe dhėnia me qira e pronės shtetėrore nėpėrmjet Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Pėr rastin kur objektet pasi janė zbritur nga kapitali themeltar i shoqėrive tregtare shtetėrore, janė miratuar pėr privatizim, ekspertėt vlerėsues dhe kontabėl qė do tė kryejnė vlerėsimin e objektit, sipas miratimit tė privatizimit do tė paguhen nga shoqėria. Kontrata e pageses se eksperteve do tė lidhet ndermjet ekspertėve dhe titullarit tė shoqėrisė, sipas orėve tė punės tė negociuara ndėrmjet tyre Pagesa e ekspertėve pėr vlerėsimin e pasurive tė shoqėrive tregtare shtetėrore, tė formės anonime ose me pėrgjegjėsi tė kufizuar, mbulohet nga shoqėritė pėrkatėse. Nė rast mospagese nga ana e shoqėrisė, atėherė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės merr pėrsipėr pagesėn e ekspertėve.

9. Truall qė privatizohet konsiderohet sipėrfaqja nėn objekt dhe sipėrfaqja funksionale rreth tij, e pėrcaktuar sipas genplanit tė objektit qė ėshtė pjesė e dokumentacionit tė privatizimit qė pėrgatit komisioni i vlerėsimit tė ndėrmarrjes sipas pikės 3, 4 tė kreut III-tė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007.

10. Kur ish-pronari i truallit ėshtė pronar i objektit duke pėrdorur tė drejtėn e parablerjes sipas pikės 2, kapitulli IV i vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007 trualli kalon nė favor tė tij pa shpėrblim. Ndėrsa kur ish-pronarėt e truallit nuk kanė pėrfituar objekt nė trojet ish-pronė e tyre, iu lind e drejta e kompensimit fizik pėr tė shlyer trojet e shitura, siē pėrcaktohet nė nenin 4 tė ligjit nr.7980, datė 27.7.1995 “Pėr shitblerjen e trojeve”.

11. Nė zbatim tė pikės 9 nė kreun e III-tė, komisioni i vlerėsimit pas marrjes sė dokumentacionit nga organi i qeverisjes vendore, i kėrkon Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave konfirmimin nėse trualli pėrkatės ka pronarė tė njohur, si dhe ēmimin e shitjes sė truallit nė zonėn pėrkatėse, pėrcaktuar sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.183, datė 28.4.2005 “Pėr miratimin e metodikės pėr vlerėsimin e pronės sė paluajtshme qė kompensohet dhe asaj qė do tė shėrbejė pėr kompensim.” Nė rastet kur ky ēmim nuk ekziston, atėherė ekspertėt vlerėsues pėrcaktojnė ēmimin aktual tė tregut tė shitjes sė truallit qė do tė privatizohet. 12. Kur objekti ėshtė me dy a mė shumė kate dhe nė tė ka disa pronarė, atėherė shitja e truallit nė bazė tė kėrkesės sė tyre pėr ēdo pronar bėhet nė bashkėpronėsi tė pandashme mes pronarėve tė objektit. Bashkėpronarėt u nėnshtrohen dispozitave tė Kodit Civil p.sh.: - Objekti me 3 kate ėshtė ndėrtuar mbi njė sipėrfaqe 500 m 2 (sipėrfaqe ndėrtimi + mjedisin e pėrbashkėt + sipėrfaqen e bordurės + sipėrfaqen e truallit nė oborr, nėse ka).

- Sipėrfaqja e ndėrtimit pa ambientet e pėrbashkėta ėshtė 1250 m 2 dhe pėr ēdo kat ėshtė: kati i I-rė 450 m 2 dhe kati II-tė 450 m 2 dhe kati III-tė 350 m 2.

Llogarisim koeficientin (k)

Sipėrfaqe trualli

K= --------------------

Sipėrfaqe ndėrtimi

500 m 2

K= ------------

1250 m 2

K= 0.4

Koeficienti ėshtė konstant, duke u shumėzuar me sipėrfaqet pėrkatėse tė ndėrtimit qė zė secili pronar, jep sipėrfaqen pėrkatėse qė i takon tė privatizojė secili pronar. Nė njė kat mund tė jetė njė ose mė shumė pronarė. Nė rastin tonė nė shembull kemi vetėm nga njė pronar nė ēdo kat.

Konkretisht:

Pėr katin I-rė 450 m 2 *0,4=180 m 2

Pėr katin II-tė 450 m 2 *0,4=180 m 2

Pėr katin III-tė 350 m 2 *0,4=140 m 2

Kėto sipėrfaqe, tė cilat pėrcaktohen nga ekspertėt vlerėsues, duke u shumėzuar me ēmimin pėr m 2 tė llogaritur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Truallit ish-pronarėve, japin vleftėn qė duhet tė paguajė nė lekė secili pronar.

13. Nė zbatim tė pikės 11, kreu III-tė, pėr rastet e privatizimit tėrėsor tė ndėrmarrjeve, tė linjave tė shėrbimit dhe tė prodhimit, tė objekteve sė bashku me makineritė, pajisjet, mjetet e xhiros etj., qė janė pjesė pėrbėrėse tė objektit: objektet ndėrtimore tė veēanta, pasi tė kenė kaluar tė gjitha procedurat, do tė kontrollohen nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe do tė dėrgohen nė Ministrinė e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike). Ndėrsa dokumentacioni i vlerėsimit tė pasurive tė luajtshme, si makineritė dhe pajisjet, mjetet e transportit, mjetet e xhiros etj.,qė privatizohen tė veēuara, pasi pėrgatitet nga komisioni i vlerėsimit, pėrcillet prej tij nė degėn e shoqėrive publike pėrkatėse, e cila pas kontrollit e dėrgon nė Ministrinė e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shit jes sė Pronave Publike).

14. Vlerėsimi i aseteve, kontrata e shitjes sė tė cilave ėshtė shpallur e pavlefshme nga gjykata, duke i kthyer palėt nė gjendjen e mėparshme dhe dosjet e tyre janė kthyer nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės nga Ministria e Financave, bėhet nga komisioni i vlerėsimit, i ngritur pėr kėtė qėllim nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės sipas gjendjes faktike tė tyre, duke pėrcaktuar vlerėn e tregut.

15. Nė zbatim tė pikės 2 tė kreut IV-t tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007, privatizimi (shitja) i objekteve dhe i truallit tė tyre, makinerive, pajisjeve etj. bėhet me lekė.

16. Nė zbatim tė pikės 4, kreu i IV-t, pėr rastet e shitjes sė objekteve pėr tė cilat ėshtė konfirmuar se ka pronar trualli, Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike) afishon njoftimin nė ambientet e saj, ndėrsa dega e shoqėrive publike pėrkatėse (sipas tė dhėnave tė dėrguara nga DASHPP) nė objekt dhe ambientet e ndėrmarrjes qė e administron atė. Ish-pronari i truallit qė dėshiron tė blejė objektin duhet tė paraqitet pranė Drejtorisė sė Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, brenda njė afati 20-ditor nga dita e publikimit (afishimit), duke depozituar kėrkesėn me shkrim, nė tė cilėn shprehet se dėshiron tė blejė objektin nė fjalė, dokumentacionin qė vėrteton pagesėn prej 20% tė vlerės sė objektit (mjete kryesore+mjete xhiro), pa vlerėn e truallit qė kėrkon tė blejė, dhe vendimin pėrkatės tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-pronarėve tė noterizuar apo ēdo dokument tjetėr ligjor tė regjistruar nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, i cili pėrcakton se ai ėshtė pronar i tokės.

17. Drejtori i Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike pėr ēdo rast pėr verifikimin e dokumentacionit tė pronėsisė, sipas dosjes sė vlerėsimit tė dėrguar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe ish-pronarit tė truallit, krijon komisionin e pėrbėrė nga shefi i sektorit tė shitjes sė pronave, njė specialist dhe njė jurist.

18. Nė rast se brenda kėtij afati kohor ish-pronari nuk paraqitet, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike bėn njė njoftim tė dytė nė njė afat prej 30 ditėsh nė dy gazeta me qarkullim kombėtar dhe njoftohet pronari. Nėse edhe pas kėtij njoftimi nuk paraqitet pronari i truallit pėr blerjen e objektit, atėherė realizohet shitja me ankand e objektit dhe e truallit, sipas procedurave tė kėtij vendimi. Vlera e truallit, e pėrcaktuar nė dosjen e vlerėsimit, do tė derdhet nė llogari tė AKKP-sė pėr tė kompensuar pronarin.

19. Nė rastet kur konfirmohet se objekti nuk ndodhet nė truallin e subjekteve tė shpronėsuara, ai i nėnshtrohet ankandit sipas procedurave tė kėtij vendimi dhe nė qoftė se ditėn e zhvillimit tė ankandit paraqitet subjekti i shpronėsuar me dokumentet pėrkatėse tė pronėsisė, atėherė ai gėzon tė drejtėn e parablerjes sė objektit me vlerėn fillestare tė tij. Pėr rastet kur komisioni i ankandit ka vėshtirėsi nė vlerėsimin e dokumentacionit tė pronėsisė tė paraqitur nga pronari i truallit, atėherė komisioni i ankandit cakton njė datė tjetėr pėr zhvillimin e tij brenda 7 (shtatė) ditėve nga data e mėparshme, me qėllim qė tė vlerėsojė dokumentacionin e pronėsisė. Ky afat miratohet edhe nga drejtori i Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike.

20. Pėr rastet kur nė ankandin pėr shitjen e objekteve apo aseteve me vlerė fillestare, me vlerė tė ulur dhe me rezervė paraqitet vetėm njė kėrkesė pėrpara komisionit tė ankandit, komisioni duhet ta evidentojė kėtė kėrkesė nė procesverbalin e ankandit dhe objekti t'i nėnshtrohet procedurės sė ripublikimit sipas pikės 21, kapitulli IV i kėtij vendimi.

21. Nė zbatim tė pikės 5, kapitulli i IV-t, me mbėrritjen e dokumentacionit tė privatizimit pėr shitjen e makinerive, automjeteve, pajisjeve dhe mjeteve tė punės, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike afishon njoftimin nė ambientet e saj dhe njė kopje tė afishimit e dėrgon nė degėn e shoqėrive publike tė prefekturės ku ndodhet ndėrmarrja qė i ka nė administrim ato pėr t'i afishuar nė ambientet e saj. Punonjėsit qė i kanė ose i kanė pasur nė pėrdorim makineritė, automjetet, pajisjet apo mjetet e punės dhe dėshirojnė t'i blejnė, duhet tė paraqesin pranė Drejtorisė sė Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike brenda afatit 20-ditor tė afishimit, kėrkesėn me shkrim dhe dokumentacionin qė vėrteton pagesėn prej 20% tė vleftės sė pronės qė kėrkon tė blejė, si dhe vėrtetimin qė i ka apo i ka pasur nė pėrdorim kėto asete, lėshuar nga drejtori i ndėrmarrjes.

22. Nė rast se punonjėsit, qė i kanė pasur ose i kanė nė pėrdorim mjetet, nuk paraqesin kėrkesė pėr blerjen e tyre brenda afatit tė pėrcaktuar mė lart, ato kalojnė nė publikim sipas procedurave tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007. Nė kėtė rast Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike njofton dhe organet e rendit nė prefekturė pėr automjetet apo mjetet e transportit qė janė nė procedurė privatizimi pėr t'i bllokuar ato deri nė pėrfundimin e privatizimit tė tyre. Me lidhjen e kontratės sė shitblerjes, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike njofton organet pėrkatėse tė rendit pėr transferimin e lejes sė qarkullimit tė automjetit te pronari i ri, konform akteve normative nė fuqi.

23. Nė zbatim tė pikės 7, kapitullit i IV-t, punonjėsit specialistė, farmacistė ose stomatologė, qė kanė aktualisht kontratė qiraje pėr objektin, kanė tė drejtėn e parablerjes (me kushtin qė kėto specialistė tė kenė zbatuar me korrektėsi kontratėn e qirasė, tė jenė regjistruar nė organet tatimore pėr ushtrim aktiviteti, tė ushtrojnė profesionin nė objektin pėrkatės etj.) sipas ēmimit tė pėrcaktuar nė ankand (ēmimi mė i lartė i dhėnė nga pjesėmarrėsit nė ankand u ofrohet punonjėsve tė kėtij shėrbimi, nė rast se ēmimi i arritur nė ankand nuk pranohet nga punonjėsit e kėtij shėrbimi, atėherė komisioni shpall fitues pjesėmarrėsin qė ka dhėnė ēmimin mė tė lartė nė ankand), vetėm nė ato raste kur pėr kėto objekte nuk ka pronarė trualli tė njohur me vendime tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, tė cilėt kanė tė drejtėn e parablerjes.

24. Nė rastin kur ėshtė konfirmuar nė dosjen e vlerėsimit apo kur subjektet e shpronėsuara tė truallit tė objektit kanė paraqitur dokumentacionin pėrkatės tė pronėsisė dhe kėrkesėn pėr blerjen e objektit sipas pikės 16 tė kapitullit IV, por nuk paraqiten nė ankandin e objektit qė ndodhet nė pronėn e tyre, komisioni i ankandit evidenton kėrkesat pėr blerje nė procesverbalin pėrkatės dhe cakton njė datė tjetėr pėr zhvillimin e tij brenda shtatė ditėve nga data e mėparshme e zhvillimit tė ankandit, duke njoftuar edhe njėherė pronarėt e truallit. Nėse edhe nė kėtė datė pronarėt e truallit nuk paraqiten pėr blerjen e objektit me tė drejtėn e parablerjes, atėherė Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike do tė veprojė sipas pikės 4, germa “b”, kapitulli IV i kėtij vendimi.

25. Nė zbatim tė pikės 41, kapitulli IV, i kėtij vendimi, vlerėsimi i investimeve tė pasurisė sė paluajtshme nė rastet e pasurive shtetėrore tė dhėna me kontratė qiraje apo enfiteozė, do tė bėhet nga ekspertė vlerėsues tė licencuar tė pasurisė dhe eksperti kontabėl, i autorizuar, tė miratuar nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, i cili urdhėron fillimin e procedurės sė mėsipėrme.

26. Drejtoria e Administrimit tė Pronės Publike, sektori i monitorimit tė qirasė, i paraqet pėr miratim Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės vlerėn e investimeve tė kryera nga qiramarrėsi dhe tė vlerėsuar nga ekspertėt pėrkatės. Me miratimin e vlerės sė investimeve, Drejtoria e Administrimit tė Pronės Publike bėn krahasimin e kėsaj vlere dhe vlerės sė truallit, tė pėrcaktuar sipas ēmimit tė truallit tė konfirmuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe sipėrfaqes sė truallit nė kontratėn e qiramarrjes. Nėse vlera e investimeve tė kryera ėshtė mbi 150% e vlerės sė truallit, Ministri nxjerr urdhrin pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tė privatizimit.

27. Nė zbatim tė pikės 10 kreu IV, ankandi do tė zhvillohet mbi vlerėn e mjeteve kryesore+vlera e truallit, ndėrsa vlera e mjeteve tė xhiros do tė shtohet sipas inventarit fizik, nė ēastin e dorėzimit tė objektit.

28. Gjithashtu Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike me urdhėr tė drejtorit, si dhe me kėrkesė tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, mund tė pėrdorė edhe forma tė tjera publikimi nė media televizive, postera etj. Shpenzimet e publikimit do tė pėrballohen nga tė ardhurat e privatizimit.

29. Nė zbatim tė pikės 15, kapitulli i IV-t, pjesėmarrėsit nė ankand nė vendin, datėn dhe orėn e njoftuar duhet tė paraqesin pranė komisionit tė ankandit edhe dokumentin e identifikimit tė tyre (letėrnjoftim, certifikatė me fotografi). Disa persona kanė tė drejtėn e paraqitjes pėr blerje tė objektit sė bashku me njė kėrkesė tė vetme. Kjo kėrkesė duhet tė shoqėrohet me dokumentin bankar qė pėrmban emrat e personave qė bashkohen nė kėtė blerje. Nė rast tė paraqitjes sė njė blerėsi, personat e tjerė kėrkues duhet tė pėrfaqėsohen me prokurė.

30. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike nė Ministrinė e Financave, pėr raste kur nė dokumentacionin e vlerėsimit tė objektit tė dėrguar pėr privatizim, nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės konstaton mospėrputhje tė hartės treguese me genplanin e dosjes apo ka mungesa tė tė dhėnave hartografike nė HTR etj., kėrkon informacion plotėsues nga ZVRPP.

31. Nė zbatim tė pikės 22, kreu IV, pas shpalljes sė fituesit tė ankandit pėr shitjen me rezervė (pėr afatin mė tė shkurtėr kohor tė likuidimit tė vlerės sė objektit+vlerėn e truallit+vlerėn e mjeteve tė xhiros), Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave nėnshkruan me fituesin e ankandit aktmarrėveshjen nė tė cilėn pasqyrohen afatet e likuidimit, vlera e kėsteve qė do tė shlyhen, dorėzimi i objektit etj. Kjo aktmarrėveshje do tė jetė pjesė pėrbėrėse e kontratės sė shitjes qė do tė lidhet pėr objektin.

32. Nė zbatim tė pikės 35, kreu i IV-t, personi qė ka fituar tė drejtėn e blerjes pėr objektin dhe nuk paguan vlerėn e plotė tė tij brenda 30 ditėve nga data e shpalljes sė tij si fitues ankandi apo pronar trualli, humbet vlerėn prej 20% tė paguar pėr pjesėmarrje nė ankand, si dhe tė drejtėn pėr tė marrė pjesė pėrsėri nė ankandin qė do tė zhvillohet pėr rishitjen e objektit nė fjalė.

33. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė pėrputhje me kėrkesat e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.794, datė 21.11.2007 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet, dhe pėr procedurėn e shitjes” dhe kėtij udhėzimi pėr zbatimin e kėtij vendimi ka tė drejtė tė hartojė dhe tė miratojė rregulloren e brendshme pėr zhvillimn e ankandit, si dhe tė nxjerrė urdhrat pėrkatėse nė pėrputhje tė akteve ligjore nė fuqi, pėr tė rritur efikasitetin e privatizimit.

34. Publikimi pėr shitje pėr objektin qė do tė privatizohet, pėrveē informacionit plotėsues tė pėrcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, pėrmban edhe tabelėn me tė dhėnat sipas formatit si mė poshtė: tab

35. Pėr rastet e publikimit (afishimit) pėr ish-pronarėt e truallit (tabela do tė jetė e njėjtė vetėm se nė kolonėn “Vlera fillestare e ankandit do tė jetė (Vlera e mjeteve kryesore + vlera e mjeteve tė xhiros) pra, pa vlerėn e truallit”.

36. Nė zbatim tė pikės 9, kreu i IV-t i kėtij vendimi, dokumentacionet e vlerėsimit tė objekteve ndėrtimore tė pashitura edhe pas zbatimit tė tė gjitha fazave tė shitjes sė kėtij vendimi, do tė pėrcillen nė Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr t'u pėrdoruir si fond kompensimi fizik. Ndėrsa dosjet e vlerėsimit tė makinerive, pajisjeve etj., tė cilat kanė mbaruar procedurėn e privatizimit dhe rezultojnė tė pashitura kthehen nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe kjo e fundit i kthen nė ndėrmarrje apo institucionin e varėsisė administrative, i cili zbaton procedurat pėrkatėse ligjore tė nxjerrjes jashtė pėrdorimit tė tyre. 37. Udhėzimi nr. 1, datė27.12.2007 “Pėr zbatimin e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 794, datė 21.11.2007 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes” shfuqizohet.





Burimi: Metropol Biznesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!