Total: (509,457)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
fulll

Guvernatori Fullani: Reforma tė vazhdueshme pėr rigjallėrimin e ekonomisė

Problemet e ekonomisė nuk mund tė zgjidhen mė me politika monetare, tha Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, gjatė raportit vjetor tė Bankės sė Shqipėrisė pėr 2013-ėn. »»


“Sezoni i ri turistik, parashikohet me rritje deri ne 25% nga vjet”

“Sezoni i ri turistik, parashikohet me rritje deri ne 25% nga vjet”

16.05.2013 12:02 - Kategoria: Biznesi

“Sezoni i ri turistik, parashikohet me rritje deri ne 25% nga vjet”Intervistoi: Eglantina NasiNe prag te sezonit te ri turistik, Unioni i Operatoreve Turistike Shqiptare, paraqitet optimist lidhur me situaten aktuale ne te cilen gjendet Shqiperia si nje destinacion, gjithmone e me i preferuar nga turistet e huaj. Duke parashikuar keshtu edhe nje rritje te ecurise se sektorit turistik gjate sezonit te ri veror ne prag, deri ne nivelin prej +25%, krahasuar me nje vit me pare. Shifer kjo, e konfirmuar nga vete kryetari i ketij organizmi te tour-operatoreve ne rang vendi, Sadik Malaj, gjate nje interviste per “KJ”. “Prurjet turistike, jane kryesisht nga vendet perendimore. Ne shohim tendencen e rritjes se grupeve angleze, gjermane dhe skandinave, qe eshte nje gje shume pozitive per ne”,- pohon ai. Duke shtuar edhe se vihet re nje rritje e pranise se grupeve aziatike, gje e cila sipas tij, perben nje plus, sepse keta jane kontingjente turistike qe ndikojne ne statistikat boterore te turizmit ...

Z. Malaj, si rezulton situata parapergatitore ne kuadrin e sezonit te ri turistik per vendin tone? Si i gjen operatoret turistike hapja e tij, dhe ne teresi, promovimin qe ata kane bere ndaj Shqiperise si destinacion turistik?

Ne prag te sezonit te ri turistik, i cili kushtezohet kryesisht me zonat e plazheve dhe duke marre parasysh faktin se njesite vendore po marrin masat perkatese dhe po e promovojne turizmin ne to, ne menyre mediatike, si drejtues i Unionit te Operatoreve Turistike, mund te them se momentalisht, pra, tani ne maj, situata turistike paraqitet pergjithesisht pozitive. Ne po e trajtojme ne kontekstin e masave qe jane marre nga pushteti vendor, por edhe ai qendror ne zonat e plazheve. Por nese i referohemi nje konteksti me te gjere, duhet thene se Shqiperia ofron nje sezon turistik jo vetem veror i cili shtrihet vetem gjate stines se nxehte, por pergjate 365 diteve te vitit, te mbushura me aktivitete. Kete e them, pasi ne kemi gjate gjithe vitit grupe turistike te huaja, apo edhe zhvillime turistike ne territorin e vendit tone. Ne kete aspekt, mund te them se prioritet po marrin shume masat dhe promovimi i destinacioneve historike, te cilat jane pjese e rendesishme e paketave dhe programeve turistike qe bejme ne Shqiperi, por edhe ne kuadrin e turizmit rajonal. Sic jane edhe shume masa qe jane ndermarre ne kuadrin e rregullimit te rrugeve, apo te objekteve historike si Kalaja e Shkodres, e Gjirokastra, Kruja, Amfiteatri i Durresit, Qendra arkeologjike e Butrintit, ajo e Apolonise etj. Destinacione keto qe jane mjaft te parapelqyera nga te huajt dhe te vizitueshme ne cdo pjese te vitit. Ne kete periudhe, vemendja eshte perqendruar shume marrja e masave per destinacionet e plazheve, te cilet jane edhe objekti kryesor i turizmit veror. Ne kemi pare te gjitha masat qe jane marre nga komunat apo bashkite ne plazhe te tilla si ai i Velipojes, Shengjinit, Orikumi, Saranda. Pergjithesisht, jane marre masat dhe problematikat qe ne kemi trajtuar me pare, duket sikur nuk eshte me si me pare. Sic ka qene per shembull, ceshtja e ujit te pijshem apo ajo e kanaleve te ujerave te zeza. Sistemimi i tyre ishte nje mase e jashtezakonshme dhe nje investim i madh i bere ne plazhin e Durresit. Mund te them qe nje nder elementet e rendesishem te marrjes se masave apo promovimit dhe krijimit te nje imazhi turistik te Shqiperise, jane edhe ato qe po merren ne destinacionet malore dhe alpine, qe ne po i promovojme shume si nje e ardhme e turizmit shqiptar, sic jane ecjet ne kembe ne Alpe, ne Theth Valbone, por edhe ne zona te Shqiperise Juglindore. Apo edhe ceshtje te tilla qe po marrin perparesi ne turizem si raftingu, ecja me motocikleta, zhytjet nenujore, pra mjaft aspekte turistike te ketij karakteri. Ne mund te themi se gjithe keto masa, si edhe puna e bere nga ana jone permes prezences ne panairet apo turet qe bejme, ka siguruar, pikerisht nje rritje ne aspektin turistik per vendin tone.

A mund te na thoni dicka lidhur me prurjet e fundit turistike ne vendin tone? Turiste nga cilat vende e kane vizituar ate kryesisht?

Prurjet turistike, jane kryesisht nga vendet perendimore. Ne shohim tendencen e rritjes se grupeve angleze, gjermane dhe skandinave, qe eshte nje gje shume pozitive per ne, sepse ata jane prures te financave te medha dhe si te tille, kane ndikim jashtezakonisht te madh ne ekonomine shqiptare. Dhe kjo eshte si pasoje e shume faktoreve, ku faktori baze, eshte puna qe bejme ne, por jane edhe elemente te krijuara nga marredhenia e sotme gjeo-strategjike. Sic jane destinacionet e dikurshme te veriut te Afrikes, Tunizia, Egjipti apo Libia, te cilat sot paraqesin problematikat e tyre. E ne njefare menyre edhe ceshtja e krizes ekonomike evropiane dhe globale, e cila ka bere qe tour-operatoret dhe kategorite e tjera turistike te jene ne kerkim te destinacioneve me te mira, me te lira dhe me te aferta. Qe Shqiperia i ofron tashme keto mundesi pasi gjendet ne qender te Evropes. Nderkaq, nje tendence tjeter pozitive, qe dua ta permend, eshte edhe ajo e shtimit te grupeve aziatike, te tilla si ato japoneze, koreane, kineze etj. Ka filluar rritja e ketyre grupeve, gje qe eshte nje plus, sepse jane kontingjente turistike qe ndikojne ne statistikat boterore te turizmit. Pra, ardhja e ketyre grupeve, qe jane edhe ne nje kalendar gjithe-vjetor, nuk kufizohen vetem ne stinen e veres, vijne ne janar, shkurt, mars por edhe nentor-dhjetor, perben ne vetvete nje aspekt pozitiv, qe neve po na jep avantazh ne aspektin e promovimit te turizmit shqiptar si te tille. Dhe te qenies se vendit tone, si nje destinacion turistik rajonal ne zonen e Ballkanit.

A keni bere paraprakisht ndonje parashikim lidhur me pritshmerite e sektorit turistik gjate ketij sezoni? Sa ka per te qene rritja e mundshme kundrejt vitit te meparshem, 2012?

Duke u nisur nga ecuria e shenuar prej sektorit te turizmit se paku ne keto vitet e fundit, mund te themi se duke nisur qe nga viti 2008, e duke vijuar me vitin 2009 e me tej, rritjet e shenuara prej tij shkojne nga niveli prej 15% deri ne 25%. Dhe rritja e parashikuar prej nesh per kete sezon turistik, krahasuar me vitin e kaluar, eshte deri ne nivelin prej 25%. Dhe kjo ne baze te nje informacioni qe kemi ne lidhje me mbylljen e marreveshjeve dhe kontratave, apo percaktimin e kalendareve turistike ne teresi ne Shqiperi.

Po lidhur me destinacionet dalese te shqiptareve, cilat rezultojne te jene me te preferuarat e ketij sezoni veror? Si po ndikon kriza greke realisht ne paketat turistike?

Ne rast nese flasim per nje aktivitet mjaft te rendesishem qe kemi ne gjate sezonit veror sic eshte dalja e shqiptareve dhe promovimi i destinacioneve turistike dalese te tyre per te kaluar pushimet, mund te thuhet se numri i tyre normalisht eshte shtuar. Kjo nisur qe nga momenti i liberalizimit te vizave, pasi nuk ka me kushtezime per daljen e tyre, ne Itali apo ne Spanje por edhe ne vende te tjera qe atyre u pelqenin t'i vizitonin per nga aspekti turistik, por frenoheshin nga vizat. Sivjet, ato do te jene perseri destinacione te preferuara. Por te themi, destinacion prioritar dales i parapelqyer per shqiptaret, do te jete serish Turqia, e cila eshte nje destinacion edhe i perbotshem. Gjithsesi, mund te themi se sic ka ndodhur ne dy vitet e fundit, por edhe kete vit, ndoshta del edhe statistikisht, se shqiptaret po preferojne me shume Greqine per te kaluar pushimet e tyre, si plazhet e Korfuzit, Arkidikise, Selanikut etj. E kjo, fale marredhenieve apo distancave me te aferta, lidhjeve, afersise gjeografike. Por edhe paketave me kosto me te uleta qe po ofrohen ne kuadrin e krizes ekonomike. Mund te themi se ne totalin e daljeve te shqiptareve jashte vendit per qellime turistike, Greqia eshte realisht me lart sesa Turqia. Gjithashtu, mbeten te preferuara per shqiptaret, destinacionet ne Sharm El Sheik ne Egjipt, Palma de Majorka ne Spanje, sic mbeten serish te preferuara edhe destinacionet e Kroacise e te Malit te Zi. Ndersa pretendojme per te shtuar daljet ne destinacionet e tjera te huaja, sic jane ato te Italise se jugut etj. Ne permbyllje te kesaj pasqyre te aspektit turistik, mund te them se ne si operatore turistike, jemi duke shfrytezuar sezonin per mire, edhe per interesa biznesi, duke vijuar punen me promovimin e turizmit te vendit tone. Keshtu, nga data 19 maj, ne presim 45 tour-operatore te Bosnjes, per t'i prezantuar me tregun, ndersa ne daten 22, do te bejme nje mini panair, ne prezantimin e destinacioneve turistike te Maqedonise qe te jene prezente ne Shqiperi. Dhe po mundohemi qe te ndikojme qe te mos kemi vetem pranine e shqiptareve etnike, por te shtojme edhe ate te turisteve nga vendet fqinje.





Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!